Connect with Us

Kafeja ndër pijet më të konsumuara në botë/ A ndikon konsumi i rregullt në shëndetin kardiovaskular

Shëndeti

Kafeja ndër pijet më të konsumuara në botë/ A ndikon konsumi i rregullt në shëndetin kardiovaskular

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Të pish deri në tre filxhanë kafe në ditë, sipas hulumtimit të fundit nga Shoqata Evropiane e Kardiologjise, ndihmon në shëndetin e zemrës.

“Sipas nesh, ky është studimi më i madh për të vlerësuar në mënyrë sistematike efektet kardiovaskulare pas konsumimit të rregullt të kafesë në një popullatë pa sëmundje kardiovaskulare”, u shpreh autori i studimit Judit Simon, nga Qendra për Zemrën dhe Sëmundjet Kardiovaskulare, Universiteti Semmelëeis, në Budapest, Hungari.

Ai tregon se rezultatet tregojnë që konsumi i rregullt i kafesë është i sigurt dhe se marrja e sasisë së madhe të kafes në ditë nuk  është e lidhur me probleme kardiovaskulare.

Ky studim hetoi lidhjen midis marrjes së zakonshme të kafesë dhe sulmit në zemër. Studimi përfshiu 468,629 pjesëmarrës të Biobank në Mbretërinë e Bashkuar pa shenja të sëmundjeve të zemrës. Mosha mesatare ishte 56.2 vjeç dhe 55.8% ishin gra.

Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe sipas marrjes së tyre të zakonshme të kafesë: asnjë (nuk ka konsumuar kafe në baza të rregullta, 22.1%), i lehtë deri në mesatar (0.5 deri në 3 filxhanë në ditë, 58.4%) dhe i lartë (më shumë se 3 gota/ditë, 19.5%).

LEXO EDHE:  Hani makarona në darkë? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

Studiuesit i kontrrolluan analizat të lidhura edhe me fakrorë të tjerë si: mosha, gjinia, pesha, gjatësia,konsumimi i duhanit, aktivitetin fizik, presionin e lartë të gjakut, diabetin, nivelin e kolesterolit, statusin socio-ekonomik dhe konsumimin e alkoolit, mishit, çajit, frutave dhe perime.

Krahasuar me ata që nuk pinë kafe, konsumi i lehtë deri në mesatar u shoqërua me një rrezik prej 12% më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet, 17% më i ulët rreziku i vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe 21% më pak rrezik për goditje në tru.

“Analiza e imazhit tregoi se në krahasim me pjesëmarrësit që nuk pinin kafe rregullisht, konsumatorët e përditshëm kishin zemra më të shëndetshme dhe funksiononin më mirë. Gjetjet tregojnë se konsumi i kafesë deri në 3 gota në ditë shoqërohet me rezultate të favorshme kardiovaskulare,” kanë argumentuar studiuesit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

Situata nga Covid/ Mbi 600 persona pozitiv në 24 orë, ja sa kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 3700 testime, ku 631 qytetarë rezultuan të infektuar, 4 humbje jete dhe 580 të shëruar në 24 orët e fundit

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:



Janë kryer 3700 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 631 qytetarë, në këto bashki:

293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.

LEXO EDHE:  Mos konsumoni këto ushqime!

LEXO EDHE:  Mos konsumoni këto ushqime!

Janë 7,827 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 167 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 62-86 vjeç, një qytetare nga Durrësi 80 vjeçe, një qytetar nga Korça 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 580 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,219 që nga fillimi i epidemisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

OBSH me fokusin në programin shqiptar të vaksinimit kundër gripit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këtë dimër krahas pandemisë mund të përballemi me një tjetër virus, gripin.

Një sezon i rënduar i gripit në mes të pandemisë mund të shtojë presionin në sistemet shëndetësore.

Vaksinimi mbetet masa më efektive për të parandaluar pasojat e rënda të gripit.OBSH nisi fushatën e saj të ndërgjegjësimit, për të shtuar të vaksinuarit midis grupeve të njerëzve që janë në rrezik më të madh.

Këtë vit, OBSH po fokusohet në programin e vaksinimit të gripit në Shqipëri, dhe në veçanti, vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Fushata e vaksinimit të gripit në Shqipëri filloi më 23 tetor, në Qendrën Shëndetësore Nr. 10 në Tiranë ku janë vaksinuar edhe të moshuarit



Me rifillimin e udhëtimeve ndërkombëtare ka më tepër potencial që virusi i gripit të përhapet më shumë sesa vitin e kaluar.

LEXO EDHE:  Historia e ëmbël e çokollatës/ Nga një kurë për elitat në një ushqim për masat

LEXO EDHE:  Hani makarona në darkë? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

Është shumë e rëndësishme që punonjësit e shëndetësisë të vaksinohen, sepse nëse ata janë të infektuar, mund të infektojnë pacientët që janë njerëz shumë të cenueshëm. Pra, është shumë e rëndësishme që ne mbrojmë punonjësit shëndetësorë. Mjetet për të mbrojtur veten janë masat si mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, shmangia e tubimeve masive. Ne kemi një vaksinë efektive në dispozicion si kundër COVID-19 ashtu edhe kundër gripit,” – deklaroi Gerald Rockenschaub, përfaqësues i OBSH në Shqipëri.

Të dy viruset, si gripi dhe COVID-19 lulëzojnë në hapësira të mbyllura dhe të mbushura me njerëz, prandaj mos harroni të ajrosni dhomat.

Larja e duarve rregullisht është gjithmonë praktikë e mirë higjienike dhe duhet bërë për të kufizuar transmetimin e të dyja sëmundjeve./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Vaksinimi i fëmijëve/ Eksperti i shëndetit publik mesazh qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Eksperti i shëndetit publik, Erion Dasho është shprehur pro vaksinimit të fëmijëve nga 12-18 vjeç.

Në një postim në rrjetet sociale, ai i drejton një mesazh qytetarëve, ndërsa thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të vendosur nën kontroll epideminë dhe për të minimizuar pasojat e COVID-it në shëndetin dhe jetët e shqiptarëve.

Të mësojmë nga arritjet dhe gabimet e vendeve të tjera dhe të nxitim vaksinimin e të gjithë grup-moshave, përfshi fëmijët 12 deri 18 vjeç.

Me njohuritë që kemi deri tani, është e vetmja mënyrë për të vendosur nën kontroll epideminë dhe për të minimizuar pasojat e COVID-it në shëndetin dhe jetët e shqiptarëve.



LEXO EDHE:  E thonë studiuesit: 92 përqind e burrave shohin këtë ëndërr seksuale

LEXO EDHE:  Studimi i ekspertëve të Vjenës/ Rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga Shqipëria gjatë 2010-2019

Çdo jetë është e çmuar dhe duhet mbrojtur! Përfitimet nga vaksinat e sigurta, Pfizer, Moderna, Johnson & Johnson dhe Astra Zeneca i tejkalojnë rreziqet e administrimit të vaksinës në të gjithë personat me moshën mbi 12 vjeç!

Sa më parë të vaksinohen, aq më të mbrojtur do të jenë shqiptarët!

Sigurisht, vaksinimi duhet bërë vetëm mbi baza vullnetare, jashtë çdo detyrimi dhe duke u njohur alternativa të përballueshme ekonomikisht atyre që nuk dëshirojnë të vaksinohen.

Personat e shëruar janë të mbrojtur disa muaj pas shërimit, por edhe ata, nëse dëshirojnë të ndihen më të sigurt, përfitojnë ndjeshëm nga vaksinimi.”-shkruan Erion Dasho./CNA.al

LEXO TE PLOTE