LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja ndaj Tiranës, trajneri Memelli surprizon me deklaratën pas ndeshjes

11 Shtator 2021, 14:38, Sport CNA
Humbja ndaj Tiranës, trajneri Memelli surprizon me deklaratën pas

Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 4-2 ndaj Tiranës në transfertë. Në prononcimin për ?Gol pas Goli?, tekniku pogradecar ndër të tjera u shpreh:

?Bëmë një gabim në ndërtim loje. Në goditjen standarte të parë morëm edhe gol. Manovruam shumë mirë në fazën sulmuese. Ndërtimi nga poshtë ishte i jashtëzakonshëm. Kur shënon në kryeqytet ndaj Tiranës, lojtarët kanë besimin se gjërat mund t?i bëjmë mirë. U penalizuam te kartoni i kuq i Zguros. Përgjegjësi kryesor jam unë. Duhet ti kishim bërë gjërat më mirë. Do të vazhdojmë përpara. Është vetëm java e parë, nuk duhet të kishte ndodhur kështu.

Pjesa e parë foli për ne, pjesa e dytë për Tiranën. VAR-i do e përmirësojë futbollin në Shqipëri. Enea e pa të arsyeshme që të anulonte penalltinë. Na ra pak morali, mund të kishim kaluar në avantazh, gjërat do të flisnin ndryshe.

Më shqetëson fakti që lojtarët me eksperiencë, Rexhepi, Meksi, Zguro dhe Mara, duhet të marrin më tepër përsipër, që të rinjtë të shkrihen në raport me eksperiencën.

Kërkova në dhomat e zhveshjes, që Zguro të qëndronte gjithmonë i aneksuar, jo në kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin. Janë gjëra që ndodhin në futboll, nuk ndihem i tradhtuar fare. Lojtarët i aneksoj nga rezultatet negative dhe i marr përsipër rezultatet vetë.

Nuk e shikojmë të vështirë fare kampionatin, kjo është ndeshje që u humb nga detajet. Ishim të barabartë me Tiranën dhe ishim 15% më lartë se ata. Do të përballemi me të gjitha skuadrat e kampionatit si të barabartë, nuk kam dyshim te lojtarët e mij.

Dhemb se çdo gjë ia falëm vetë Tiranës. Edhe dy golat gjithashtu. Nëse do të shikojmë rrjedhën e lojës, rezultati është i gënjeshtër. Në një pikë biem dakord që të gjithë, që gabimet në fazën mbrojtëse ishin suksesi i Tiranës. Nuk mund të gabosh aq shumë përballë një skuadër si Tirana. Objektivi kryesor është ndeshja e radhës, që të marrim 3 pikë?, u shpreh Memelli.

Lajmet e fundit nga