LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edhe sa të tjera si Sabrina?/ Fieri, një vrasje e paralajmëruar

11 Shtator 2021, 12:41, Aktualitet CNA
Edhe sa të tjera si Sabrina?/ Fieri, një vrasje e paralajmëruar

Vrasja e Sabrina Bengajt ishte e paralajmëruar duke nxjerr në pah edhe njëhërë mosfunksionimin e një sërë institucionesh të drejtësisë.

Autori i vrasjes Elton Metaj, në 20 shtator të 2020 për 5 orë me radhë mbajti peng familjen dhe ish-bahskëshorten e tij, në banesën e tyre në fshatin Zhupan. Metaj kishte qëlluar dy herë në ajër dhe më pas kërcenonte se do të vriste veten. U desh ardhja e forcave RENEA nga Tirana, të cilat e bindën të dorëzohej.

Kjo u konsiderua si sukses nga policia pasi  ngjarja mund të përfundonte me viktima. 31-vjecari u prangos dhe ndaj tij u ngritën dy akuza: dhunë në familje, kundërshtim të forcave të policisë dhe armëmbajtje pa leje. Dhe pse akuza të rënda, Elton Metaj fitoi lirinë.

Prokuroria nuk kërkoi arrest me burg por shtrimin e detyruar në spital për probleme të shëndetit mendor. Gjykata pranoi dhe vendosi ta dergojë në burgun e Zaharisë në Krujë ne datën 1 mars 2021 gati 6 muaj pas ngjarjes sic shihet në këtë vendim të gjyqtarit Piro Sota.-raporton abcews.

Avokatët bënë një tjetër kerkesë për ndryshimin e kësaj mase pasi klienti i tyre ishte përmirësuar.

I njëjti gjyqtarë merr një tjetër vendim duke ndryshuar masën e sigurisë nga shtrim i detyruar në spital, në kurim ambulator në shtëpi. Në 28 korrik ai shkon në shtëpi dhe në njëjtën kohë ishte divorcuar nga gruaja e tij.

Gjatë kësaj kohe ai kishte vendosur serish kontaktet me Sabrina Bengajn për shkak se kishin një vajzë 3 vjecare.

Pavarësisht se mbi të rëndonin tre akuza, Metaj fitoi lirinë. Në rast të funksionimit të organeve të drejtësisë, ai do të dënohej deri në 7 vjet.

Në rastin më të mirë kemi të bëjmë me  paaftësi dhe në rastin më të keq me korrupsion. Mosfunksioni i drejtësi i mori jetën vajzës 23 vjecare, abnuese në fshatin Zhupan të Fierit.

Lajmet e fundit nga