Connect with Us

“E vrau me bukë në gojë”/ Revoltohet Braçe, kërkon llogari për lirimin e autorit

Politikë

“E vrau me bukë në gojë”/ Revoltohet Braçe, kërkon llogari për lirimin e autorit

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zv.kryeministri në detyrë, Erion Braçe ka shprehur revoltën e tij lidhur me krimin e rëndë që tronditi Fieri, ku Sabrina Bengaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe hedh akuza ndaj drejtësisë duke thënë se 23-vjeçaren e vrau lirimi i parakohshëm nga burgu i autorit Elton Metaj.

Edhe sa te tjera?
SABRINA ISHTE NJE GRUA VETEM
23 VJEC; E MARTUAR DHE ME NJE VAJZE VETEM 3 VJEC!

E vrau nje kafshe burre, ish burre ligjerisht, dje, ne shtepine e saj,
prinderve te saj, DUKE NGRENE BUKE;
ME BUKE NE GOJE!
Por jo vetem ai!

E VRAU EDHE DREJTESIA QE KEMI ENDE!

A ka mundesi te di une, meqe jam edhe ca dite medemek zevendes udheheqes, se si ka mundesi qe nje si ky burri vrases,
i arrestuar nje vit me pare per pengmarrje ne te njejten shtepi e te se njejtes grua, ne nje operacion te komplikuar dhe nga RENEA, ESHTE I LIRE DHE JO NE BURG dhe vret gruan qe nje vit me pare e mori peng??!!
A ka ndonje prokuror e gjyqtar qe ma spjegon kete?

ME NE FUND DIKUSH DUHET TE MBAJ PERGJEGJESI, VEC BURRIT VRASES QE FALE POLICISE TANI ESHTE NE BURG!
Por Sabrinen e gjore,e vrau dhe kultura mizerabel e dhunes ndaj grua, vajzes;
Nje kulture e ndyre e shtrire vertikalisht, nga lart poshte, e tille perfundon tek ky takem burrash qe urrejne grate!
E mos me thoni “jo”!
A e pate dje se si nje burre urdheroi mllef e urrejtje dje ndaj nje flete votimi per nje GRUA dhe nje tufe burrash u eksituan ne te njejtin akt dhune??!!
Kjo pra eshte, keshtu ndodh e forca e ketij shembulli kthehet ne dhune deri atje poshte!
U irrituan shume ca plehra politike-disa e shprehen e disa e mbajten perbrenda per te mos e harruar, nje status timin rreth nje seriali te degraduar ne dhune nen moton:
GRATE VDESIN SI BURRAT POR BURRAT JO, RINGJALLEN!
Merruni prape sot!”-shkruan Braçe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berati i “thyen turinjtë” Bashës/ Berisha paralajmëron lëvizje të tjera

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha po zhvillon takimin e tij me demokratët në Berat.

Berisha është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga demokratët, me brohorima dhe duartrokitje.



Gjatë fjalimit të tij, Berisha paralajmëroi se në vend do të ketë protesta që Shqipëria nuk i ka parë kurrë, por më parë Berisha u shpreh se duhet të zgjidhin problemin pasi Rama ka marrë peng Bashën.

Të përgatitemi  për protesta që Shqipëria kurrë si ka parë. Nuk rrimë ne popull i dhunuar i vjedhur. Ne ia çojmë këtë mesazh. Ne do të zgjidhim probelmin tonë. Sepse Rama ka marrë peng Bashën, i cili pasi u zgjodh harroi çdo interes tuajin. E ka kap një frikë dhe tmerr nga ju”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam rikthyer në betejë”/ Berisha “dhëmb për dhëmb” me Ramën dhe Bashën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në “Foltoren” me demokratët e Beratit, nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, por edhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Berisha paralajmëroi se tashmë ai është rikthyer në betejë dhe se nuk është kurrë vonë për të mbrotjur idealet, në të cilat beson.

Vetëm në muajin prill u shpërndanë 91 milion euro në zonat e tërmetit për të blerë vota. Përdori kartelet e drogës.

Kreu i opozitës në vend që të mbushte sheshet u kthye dhe po merrej me karrigen e tij. Na bëri një dëm të jashtëzakonshëm.

Duhej të pemalizohej Rama. Kurse ky e harroi masakrën dhe u vërsul ndaj karriges së tij.



Kjo përbën një tradhëti ndaj votës tuaj, një mashtrim, një shkelm ndaj mundit dhe djersës tuaj.

Unë kam përgjegjësi. Unë ju kërkoj ndjesë sepse e mbështeta publikisht me qëllimin e vetëm që ne tia dilnim të fitonim zgjedhjet.

Në 2017 kur i kërkova të jap dorëheqjen dhe refuzoi duhej të isha kthyer në betejë. Kjo nuk ka diskutim.

Por, një fjalë, thotë më mirë vonë sesa kurrë. Nuk është kurrë vonë të mbrosh atë që beson. Sot jam mes jush të ringremë së bashku PD në idealet dhe vlerat e saj. Të bashkojmë PD-në, ti rikthejmë asaj votën, besimin tek vetja, ta përgatisim për një betejë dhëmbë për dhëmbë me Edi Ramën.”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita nuk fitoi besimin e shqiptarëve”/ Berisha i numëron dështimet Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha nga Berati i ka përmendur të gjitha dështimet kreut të PD Lulzim Basha, i cili sipas tij është përgjegjësi kryesor për mjerimin e shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet me Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiç, Berisha shigjetoi Bashën, duke quajtur si të paaftë për të penguar politikat antikombëtare.

Berisha tha se Basha ka dështuar në çdo nismë të marrë.



Ish lideri historik u shpreh se Basha nuk arriti të siguronte besimin e shqiptarëve dhe nuk mbrojti votën e demokratëve në 25 prill.

Këto 30 vite kanë qenë një udhëtim i pashkëputur në rrugën europiane. Gjatë tetë viteve kemi qëndruar në vend numëro. Edi Rama është një argat i Aleksandër Vuçiç. Ne nuk duhet të bëhemi vasalë të Beogradit. Edi Rama po shkatërron prodhimin bujqësor. Aleanca me Vuçiç po krijon nacionalizma, ai është duke përdorur një politikë antikombëtare.

Shqipëria nuk e zhduk dot varfërinë, por mjerimin e zhduk në mëyrë përfundimtare pa asnjë diskutim. Kjo ndodh për një opozitë të paaftë për të penguar këto zhviillime. Kemi një opozitë që dështoi në çdo nismë. Ndodhemi në një opozitë që nuk fitoi dot besimin e shqiptarëve, e cila u tha shqiptarëve se do mbroj votën e nuk e mbrojti. Edi Rama përdori sistemin e patronazhistëve”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE