LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrësi “dorëzon” 10 milionë euro për Zoton/ Bashkia nxiton të paguajë dyfish

11 Shtator 2021, 13:26, Aktualitet CNA
Durrësi “dorëzon” 10 milionë euro për Zoton/

Bashkia e Durrësit dhe Qeveria Rama shpërblejnë me 10 milion euro kompaninë e Klodian Zotos për të bërë të mundur depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Procedurat e tenderit rezultuan tërësisht fiktive ndërkohë që pushteti vendor ka nxituar t?i kalojë këto para kompanisë

Bashkia e Durrësit ka vendosur të paguajë në mënyrë të menjëhershme plot 10 milionë euro për depozitimin e plehrave në landfillin e Sharrës, duke dëshmuar një nxitim të tepruar për të mbushur financat e kompanisë koncensionare me administrator të parë Klodian Zoton.

Në 10 shtator 2021, administrata lokale ka shpallur tenderin ?me negocim, pa shpallje paraprake?, për depozitimin e mbetjeve urbane, me fond limit rreth 11.5 miliardë lekë të vjetra pa TVSH.

Procedura është tërësisht fiktive, pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit ka vendosur më herët që kontrata për depozitimin e plehrave të qytetit do të nënshkruhet me kompaninë ?Integrated Energy BV?, e cila zotëron me koncension 30-vjeçar landfillin e Sharrës, në Tiranë.

Bashkia e Durrësit miratoi një plan emergjence me mbështetjen e qeverisë ?Rama? për të paguar për 10 vitet e ardhshme rreth 50 milionë euro për koncensionarin e administruar fillimisht nga Zoto.

Sipas planit, Durrësi do të paguante çdo vit rreth 5 milionë euro për depozitimin e plehrave në Sharrë, shumë që do të ndahet mes të ardhurave të bashkisë dhe ndihmës qeveritare.

Këshilli i Ministrave, në një vendim të korrikut 2021, parashikoi që shuma e fondit do të jetë e negociueshme çdo vit mes qeverisë dhe bashkisë.

Por, Bashkia e Durrësit ka vendosur që të paguajë inceneratorin e Sharrës me 10 milionë euro vetëm për vitin 2021, duke ngritur pikëpyetje për nxitim në pagesat ndaj kompanisë private.

Ky nxitim bëhet akoma më i dukshëm, nga fakti se Bashkia e Durrësit, brenda më pak se një muaji ka shumëfishuar pagesat që parashikon për t?i kryer landfillit të Sharrës.

Në fillim të gushtit 2021, administrata e drejtuar nga Emirjona Sako, shpalli tenderin për depozitimin e mbetjeve urbane në Tiranë me fond limit 2.87 miliardë lekë të vjetra pa TVSH, ose rreth 2.5 milionë euro.

Por, pa kaluar as një muaj, Bashkia e Durrësit vendos të katërfishojë menjëherë pagesën që do të realizohet për landfillin e Sharrës brenda vitit 2021.-raporton Syri Tv.

Administrata lokale e qytetit bregdetar u gjend në kushtet e emergjencës mjedisore për shkak se qeveria mbylli në fillim të vitit 2020 landfillin e Porto Romanos, pa caktuar një zonë tjetër për grumbullimin e mbetjeve urbane të Durrësit dhe bashkive të tjera përreth.

Qeveria, siç u tha, negocioi me kompaninë ?Integrated Energy BV?, e cila pranoi depozitimin e mbetjeve të Durrësit pa pagesë për një periudhë një-vjeçare, e cila përfundoi në Qershor 2021.

Pasi qyteti u mbush nga plehrat, qeveria ?Rama? e detyroi bashkinë e Durrësit që të nënshkruante një kontratë shërbimi me koncensionarin e Sharrës për një shumë gjigante prej 50.4 euro për ton për 10 vitet e ardhshme.

Bashkia e Durrësit, e gjendur në kushtet e emergjencës financiare për shkak të tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe mbylljes nga pandemia, kërkoi ndihmë nga qeveria.

Kjo e fundit, në Korrik të këtij viti, miratoi fondin e ndihmës, me kushtin që ai do të rishihet çdo fillim viti.

Pra, sipas këtij plani, Bashkia e Durrësit është e detyruar që, në hartimin e çdo buxheti vjetor, të përcaktojë fondin e nevojshëm që i duhet të marrë nga qeveria.

Por, administrata vendore ka parashikuar në tenderin e ri një fond në shumën 10 milionë euro, i cili është i barabartë me pagesën e landfillit të Sharrës për dy vite.

Është i paqartë ky nxitim i Bashkisë së Durrësit.

Dhe, në mungesë të transparencës për dokumentacionin e tenderit 10 milionë euro, nuk përjashton dyshimet se fondi 10 milionë euro mund të jetë edhe një formë pagese për atë që u konsiderua si ?shërbim falas? nga koncensionari i Sharrës.

Lajmet e fundit nga