Connect with Us

“Boll me kaq”/ Angela Martini reagon për herë të parë për arrestimin e bashkëshortit miliarder

Showbizz

“Boll me kaq”/ Angela Martini reagon për herë të parë për arrestimin e bashkëshortit miliarder

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Bashkëshorti i modeles me origjinë shqiptare Angela Martinit, miliarderi Dragos Savulescu u kthye në kryefjalën të mediave pasi u arrestua.

Pas aratisjes u shpall në kërkim nga Interpoli dhe u arrestua ne Mykonos ku ai po kalonte pushimet luksoze krahë modeles shqipitare. Shkak për këtë u bë vetë Angela pas publikimeve në Instagram të vendodhjes së saj dhe bashkëshortit.

Gjithsesi biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke, dhe po hetohet në gjendje të lirë. Pas gjithë rrëmujës dhe jehonës në media, modelja ka reaguar duke sqaruar të gjithë situatën në lidhje me bashkëshortin e saj.

Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që dashuria është fuqia më e madhe! Kjo na bën ne gati që të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për tre vite për këtë gjë, por pas një tjetër abuzimi të madh që sapo ndodhi, boll me kaq!

Mendoj se të gjithë kanë të drejtën të thonë të vërtetën dhe duhet të luftojnë për drejtësinë e vërtetë! P.S meqë ra fjala, jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi!”

“Është koha të tregojmë të vërtetën, pasi kjo histori u bë kaq e madhe dhe njerëzit duhet ta dinë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!

Së pari, Dragos është bashkëshorti im dhe unë jam bashkëshortja e tij, jo e dashura!!!

Së dyti, gjatë qëndrimit në Mykonos, nuk po arratiseshim!! Nuk po fshiheshim nga asgjë dhe nga askush!! Kjo është arsyeja pse erdhëm në Greqi legalisht, me një avion, duke përzierë punën me pushimet, së bashku me një grup miqsh!

Përpara Greqisë, për arsye pune, ne ishim dy javë në Canne për Festivalin e Filmit të Cannes dhe unë postova në Instagram-in tim dhe e tregova se ku ishim!! Mund ta kontrolloni këtë në Instagram-in tim! Përpara Canes, ishim për biznes në Zvicër dhe postuam nga atje, duke përcaktuar edhe vendndodhjen!

Pra, si përfundim, nuk ka asnjë postim të fshehtë apo të bërë gabimisht këtë herë, ashtu si me vendndodhjen në Mykonos, sepse nuk po arratisemi dhe nuk do të arratisemi!!!

Së treti, situata që sapo kaluam ka vetëm një shpjegim: Ilegalisht, autoritetet rumune, edhe pse ishin njoftuar zyrtarisht në qershor nga autoritetet italiane që dënimi i burrit tim është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën në konsideratë këtë situatë ligjore dhe përtej ligjit evropian, ata refuzuan të anulonin urdhrin evropian të lëshuar në shkurt të vitit 2019, i cili u zbatua në Itali në 2020-ën!!

Kjo do të thotë që Rumania nuk dëshiron të shohë urdhrin e drejtësisë italiane!! Që me fjalë të tjera, një vend ish-komunist plotme abuzime në drejtësinë e tij, ka guximin të mos vërë re një urdhër ligjor nga Italia, vetëm sepse nuk e pëlqen dhe sepse është kundra interesave të tyre abuzive!!!

Dhe në këtë drejtim, gjithçka po e bëjnë vetëm që ta bëjnë jetën tonë më të vështirë! Ligji është shumë i qartë, i aplikuar nga drejtësia italiane dhe komuniteti evropian!!! Plus, ne nuk jemi të vetmit që u përballëm me të tilla situata të vështira të krijuara nga ky vend, ka shumë shembuj të tjerë abuzimi që ata kanë bërë kundër vetë njerëzve të tyre!

Rumania jeton ende në kohën e Ceausescu!!! Edhe pse janë pjesë e komunitetit evropian, ata nuk respektojnë ligjin e tyre dhe aspak ligjet evropiane! Ata kanë bërë gjëra të tilla kundër pothuajse çdo biznesmeni rumun të suksesshëm dhe shumica prej tyre janë në burg! Çdokush që guxoi të punonte shumë, të ishte i zgjuar dhe të bënte para, është sulmuar dhe shkatërruar! Kjo më kujton shumë komunizmin!!!

Si përfundim, kjo është e vetmja arsye pse ne kaluam një situatë të tillë, ishte një abuzim të shtetit rumun, jo një gabim i disa idiotëve që arratisen dhe postojnë në Instagram!!!

Së katërti, bashkëshorti im ishte dënuar abuzivisht në Rumani pa asnjë provë dhe me shumë abuzime në dosje. Një peticion i bërë nga bashkëshorti im është aktualisht duke u gjykuar në Gjykatën Evropiane për Të Drejtat e Njeriut! Ai kurrë nuk vodhi 114 milion siç ata pretendojnë!!! Kjo është një shpikje e shtypit rumun!… Gjyqtarët rumunë kurrë nuk i kërkuan bashkëshortit tim për të paguar qoftë edhe një cent, sepse nuk kishte dëmtuar asgjë!!!

Nuk kishte bërë asnjë krim, por për arsye politike, ata e transformuan një çështje të thjeshtë në një çështje kriminale! Gjithçka tjetër ka të bëjë me propagandën e shtypit rumun, me lajmet e rreme, thjesht vetëm për të shkatërruar imazhin e dikujt, që ata të mos duken qesharakë që krijuan një dramë të tillë rreth 19 vite më parë, për një abuzim në zyrë që kurrë nuk ndodhi!!

Pra nuk bëmë pushime me para të vjedhura siç lexuam të shokuar në shtyp!!!

Së gjashti, ligji evropian i dha atij mundësinë që ta rishohë dënimin rumun në Itali, sepse është një rezident italian… Siç avokatët tanë na kanë shpjeguar në detaje, sipas ligjit evropian dhe grek, në këtë situatë ai nuk mund të ekstradohet në Rumani. Kjo është arsyeja pse u la i lirë, duke pritur Gjykatën Greke të finalizonte këtë debat. Dhe kjo është arsyeja pse jemi në shtëpi tani!!!”, mbyll reagimin e saj modelja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

“Një dru që nuk jep asgjë”/ Ina Kollçaku reagon ashpër ndaj banorit të “Big Brother”

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

E ftuar në Fun Club, “Big Brother” emisioni i të dielës të moderuar nga Dojna Mema, Ina Kollçaku ka folur në lidhje me marrëdhënien e krijuar mes Fifit dhe Granitit. Duke qëndruar në të njëjtën linjë më mendimin e Gracianos Ina u shpreh se gjithashtu nuk e sheh të sinqerte Granitin. Gjithashtu ajo e akuzoi atë se po sillej shumë shëmtuar. Nga ana tjetër sipas saj edhe Fifi nuk ka pse i rri aq afër Granitit sepse i jep më shumë hapësira që ai ta shfryrëzojë.

LEXO EDHE:  Nxeh rrjetin me pozat provokuese/ Njihuni me modelen më s*ksi të momentit

LEXO EDHE:  FOTOT-Braziliania që “tërbon” ndjekësit me pozat e saj të nxehta

Graniti po sillet shumë shëmtuar.  Një dru që nuk i jep asgjë Fifit. Edhe sjellja e Fifit nuk më ka pëlqyer. Nuk ka pse rri aq afër Granitit kur e sheh që ai nuk i jep gjë”, është shprehur Ina.



Kujtojmë se marrëdhënia e Fifit dhe Granitit po diskutohet gjatë në media dhe aludohet se mes tyre mund të ketë më shumë se miqësi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Po të mos ishte Fifi, Graniti do ishte larguar me kohë”/ Graciano bën deklaratën e fortë

Publikuar

-

Nga

cna lajme show

Graciano Tagani dhe e dashura e tij, Argjira Spanca, njihet si një person i afërt me Fifin. I ftuar ditën e sotme në Fun Club të “Big Brother” Graciano ka thënë hapur mendimin e tij në lidhje me marrëdhënien e krijuar mes Fifit dhe Granitit.

Ai është shprehur ndër të tjera se Fifi po bën lojë të pastër në shtëpi por penalizohet deri diku nga fakti që është e izoluar dhe ka cregullime emocionale.

LEXO EDHE:  Me trupin plot tatuazhe/ Fotot më të nxehta të modeles së famshme

LEXO EDHE:  Australiania që do t’iu "rrëmbejë" zemrën/ Fotot më të bukura të bjondinës



Për sa i përket lidhjes së saj me Granitin sipas Gracianos, ky i fundit nuk është aspak i sinqertë më të. Mbi të gjitha Graniti po përfiton nga marrëdhënia më Fifin.

Po mos ishte Fifi, Graniti do i kishte ikur me kohë. Nuk diskutohet që Graniti po shfrytezon Fifin, nuk është i ingranuar në shtëpi. Nëse nuk di ishte Fifi ai do largohej para Elhaidit”, është shprehur Graciano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Gazetarja “plas bombën”/ “Semi është lidhur edhe me parë me një ish të dashur të Borës”

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Vazhdon diskutimi mes marrëdhënies së krijuar mes Semit dhe Donaldit. Opinionistja e Fun Club, Iva Tiço si fillim është shprehur se Semi nuk duhej të afrohej fare me Donaldin vetëm nga fakti që Bora, shoqja e saj e ngushtë, ka qenë e lidhur me Donaldin.

Por ajo ka bërë më von edhe një deklaratë tjetër të fortë dhe ka zbuluar se edhe më parë Semi ka qenë e lidhur me një ish të dashur të Borës.

LEXO EDHE:  Miss bum bum/ Njihuni me modelen më seksi në botë, trupi i saj është një “ëndërr”

LEXO EDHE:  “Je për të ardhur keq”/ Ndjekësja sulmon Kejvina Kthellën: “Vendos një rolex, jo 500 ora 5 mijë lekëshe”



Si gazetare e di, se e kam lexuar dikur, që Semi dikur u lidh me ish të dashurin e Borës. Mbase vajzat janë të hapura dhe nuk e dimë që ato deri diku kanë rënë dakort që kjo pjesë nuk është problem”.

Kujtojmë se marrëdhënia Semi- Donald është momentalisht ndër më të komentuarat./CNA.al

LEXO TE PLOTE