Connect with Us

“Big Room” shënon dy herë, Chelsea mposht Aston Villan dhe i ngjitet Man. United

Premier Liga

“Big Room” shënon dy herë, Chelsea mposht Aston Villan dhe i ngjitet Man. United

Publikuar

-

Romelu Lukaku është garanci në sulmin e Chelsea-t. Sulmuesi belg u shfaq vendimtar në ndeshjen e tij të dytë me fanellën blu në Premier League, pasi realizoi dygolësh në fitoren e thellë 3-0 ndaj Aston Villas në “Stamford Bridge”.

Të parin “Big Room” e shënoi në minutën e 15-të, i asistuar nga Kovacic. Mesfushori kroat u shfaq protagonist edhe në fillim të pjesës së dytë me golin e 2-0, ndërsa “vulën” fitores së skuadrës së drejtuar nga Thomas Thuchel ia vuri Lukaku në kohësh shtesë, i shërbyer nga Azpilicueta.

Chelsea, me këtë sukses bashkëkryeson me Manchester United me 10 pikë, por “Djajtë e Kuq” janë të parët për shkak të numrit më të madh të golave të shënuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Gjashtë ndeshje pa shënuar, Di Canio “masakron” Lukakun

Publikuar

-

Nga

Romelu Lukaku ishte një nga transferimet më të bujshme të merkatos së verës që lamë pas, me Chelsean që pagoi plot 115 milionë euro për ta rikthyer sulmuesin belg në “Stamford Bridge”.

Debutimi i tij ishte perfekt, me një gol ndaj Arsenalit e më pas dy të tjerë ndaj Aston Villës e një ndaj Zenitit në Ligën e Kampionëve, por entuziazmi i londinezëve u venit shpejt.

Sulmuesi belg nuk shënon më prej 6 ndeshjesh, katër prej të cilave në kampionat, një në FA Cup e një në Champions, ndërsa tashmë kritikët kanë rihapur teorinë se Lukaku është më i ngadaltë se duhet për një kampionat ai ai anglez.



Së fundi ai që e ka kritikuar ashpër Lukakun, ka qenë Paolo Di Canio, ish sulmues italian, i cili ka një eksperiencë të konsiderueshme edhe në Premier League, ku ka luajtur me klube si West Ham, Sheffield Wed., etj.

“Chelsea fiton dhe mban vendin e parë, por Lukaku nuk shënon prej 6 javësh. Përfundimisht mund të themi se ai është një lojtar funksional, njësoj siç ishte Llorente te Juventusi i Contes, por kurrsesi një sulmues i madh. Edhe Llorente te Juventusi i Contes shënoi 16 gola, asnjë me penallti. Thjesht Lukaku është pak më i fortë, por jo një sulmues i madh”, deklaroi Di Canio.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

VIDEO/ Atalanta rikthehet te fitorja, Bayern Munich “manita” ndaj Leverkusen

Publikuar

-

Nga

Atalanta është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me shifrat e thella 1-4 Empolin. Dopieta e Ilicic, goli i Zapatës dhe autogoli i Viti, i dhanë fitoren ziklatërve të Gasperinit.

Sfidat Udinese-Bologna dhe Genoa-Sassuolo, u mbyllën në barazim. Më herët Cagliari mposhti 3-1 Sampdorian.

Në Gjermani, Bayern Munich shkatërroi me shifrat 1-5 Bayer Leverkusenin, në një sfidë ku skuadrës së Nagelsmann i mjaftoi vetëm një pjesë për të marrë 3 pikët, që e rikthejnë në krye të Bundesligës. Dopietat e Lewandowskit dhe Gnabry, si dhe goli i Muller, i dhanë fitoren Bayernit.



Në Premier League, West Ham mposhti minimalisht Evertonit, duke iu falur një goli të shënuar nga Ogbonna në minutën e 74-t.

 

 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Do drejtojë Newcastlen? Mourinho befason me deklaratën e tij

Publikuar

-

Nga

Newcastle është ekipi më i përfolur i momentit pasi skuadrën e ka marrë në menaxhim Mohamad Bin Salman me një pasuri të frikshme. Për këtë arsye pritet që skuadra në fjalë të jetë mes më të mirave në “Premier League”, teksa do të merren futbollistë dhe një trajner i madh për ta drejtuar.



Mes emrave të shumtë ishte edhe Mourinho, që ka komentuar për herë të parë zërat që e dërgojnë në Angli. “Kam punuar për shumë vite me një nga njerëzit më të rëndësishëm në historinë e Neëcastle, Sir Bobby Robson. Jam i lidhur emocionalisht me atë qytet, me atë klub, me ata tifozë. Por jam i lumtur që drejtoj Romën”, u shpreh Mourinho.

LEXO TE PLOTE