LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Humb jetën këmbësori

11 Shtator 2021, 15:07, Kronika CNA
Aksident në aksin Tiranë-Durrës/ Humb jetën

Një këmbësor ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Tiranë-Durrës. Ende nuk është bërë i ditur identifikimi i tij.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

“Më datë 11.09.2021, në orën 16:40, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi A. A., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga