Connect with Us

20 vite nga 11 Shtatori/ Tirana ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

Aktualitet

20 vite nga 11 Shtatori/ Tirana ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Sot është shënuar 20-vjetori i sulmit terrorist mbi Kullat Binjake në Nju Jork. Kjo ngjarje tragjike është kujtuar edhe në Tiranë.

Në respekt të jetëve të humbura dhe sakrificës së atyre që humbën jetën, Tirana u ndriçua me ngjyrat e flamurit amerikan, duke i projektuar ato mbi kolonat tek Rektorati dhe Akademinë e Arteve.

Sulmet e 11 shtatorit para 20 vjetësh, e ndryshuan përgjithmonë Amerikën dhe gjithë botën. Që nga ajo kohë ka pasur luftra, zhvillime dramatike politike dhe sociale dhe së fundmi një pandemi që po sfidon gjithë njerëzimin.

LEXO EDHE:  Top Channel i “lëpihet” Veliajt/ Fake News në shërbim të propagandës

Por për ata që humbën të dashurit e tyre atë ditë, çdo 11 shtator është një kujtesë e tragjedisë së jetëve dhe ëndrrave të këputura në mes, por edhe një shans për të reflektuar për trashëgiminë që ata lanë pas./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“I skuqur në fytyrë dhe me maskë”/ Gjekmarkaj nuk ndihet mirë, largohet nga mbledhja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i Komisionit të Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik, Agron Gjekmarkaj është larguar nga seanca e sotme.

Deputeti Gjekmarkaj tha se nuk mund të qëndronte për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa shtoi se ditën e sotme erdhi në komision vetëm për respekt institucional dhe njerëzor.



Përpara se t’ia japë fjalën zonjës ministre, desha të them se për arsye shëndetësore nuk e kam të mundur të rri më gjatë. Unë erdha këtu vetëm për respekt institucional dhe njerëzor. Kam nderin t’ia kaloj drejtimin e seancës zotit Petro Koçi. Ju uroj punë të mbarë për sot dhe ju kërkoj shumë ndjesë për mungesën time”, tha Gjekmarkaj, që nuk sqaroi se çfarë kishte.

LEXO EDHE:  Kush po financon për betonizimin e vendit dhe Tiranës?

LEXO EDHE:  FBI-ja bën publik një dokument për sulmet e 11 Shtatorit 2001

Pas largimit të tij, mbledhja e komisionit vijoi nën drejtimin e socialistit Petro Koçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj jep lajmin e mirë/ Zbulon datën kur fillon shpërndarja e apartamenteve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka bërë të ditura disa nga vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave.

Ndër të tjera Ahmetaj dha një lajm të mirë për qytetarët, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti I 26 nëntorit 2019.



Ahmetaj tha së ne 25 nëntor do të fillojë shpërndarja e apartamenteve për banorët e prekur nga tërmeti, ndërsa siguroi se gjithë proçesi do të jetë transparent…vijon

LEXO TE PLOTE

Politikë

 Sherri te “Çajupi”, zbret në Kuvend/ Boçi debate me Kushin

Publikuar

-

Nga

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në shkollën “Çajupi” në Tiranë, ku pati një përplasje mes dy mësuesve, është bërë objekt debati edhe në mbledhjen e sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Deputeti I PD, Luçiano Boçi pyet drejtpërdrejt ministren Kushi, se përse nuk pati reagim nga Ministria e Arsimit, duke shtuar se kjo ngjarje impaktoi të gjithë mësuesit.

Projektin pilot online mos e paraqisni si arritje. Nuk po them se nuk ka të mira, por ka edhe një problem të madh, diskriminimi arsimor. Regjistrimi online nuk mund të jetë i shkëputur nga harta e re shkollore. Ndërsa tekstet falas kanë qenë të propozuara nga PD. Por sot një fëmijë do të marrë librat e një fëmije tjetër pararendës. Sa i përket shërbimit psiko-social, dua të ndalem tek përplasja mes mësuesve në shkollën ‘Çajupi’ dhe nga ana juaj nuk pati reagim.
Besoj që ngjarja ka impaktuar të gjithë sistemin arsimor në lidhje me pozicionin e mësuesit. Përse nga ana juaj nuk pat reagim për këtë ngjarje. Ju duhet të kishit çuar ekipin e psikologëve për të trajtuar stafin. Do doja të dija një program të saktë për të gjithë fëmijët për shkak të traumave të pandemisë”, tha Boçi.

LEXO EDHE:  “Gara vazhdon”/ Arben Skënderi mesazh qytetarëve të Tiranës

LEXO EDHE:  Shpërndarja e mandateve në zgjedhjet parlamentare/ Tiranës i shtohen 2 deputetë, ja si do bëhet llogaritja



Ndërkohë që ministrja tha se Zyra Arsimore veproi në kohë pas verifikimeve institucionale, ndërsa shtoi se arsimi shqiptar është përmirësuar, por ende ka vend për punë.

Zyra Arsimore ka bërë një reagim dhe ka marrë masë ndaj dy mësuesve. U përdor një kohë e caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë. Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas të shkarkohen. Respektojmë institucionet. Ka hierarki, struktura që janë të parashikuara për të ndërmarrë veprime. Dhe trajtimin psikologjik po e bëjmë, kemi ngritur një grup pune. uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për prindërit është shqetësim i lartë, ndonëse nuk ka ndodhur brenda ambienteve të shkollës është shumë e rëndë”, tha ministrja e Arsimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE