Connect with Us

“Zoti i ruajtë shqiptarët nga Rama dhe Basha”/ Sherefedin Shehu zbërthen mesazhet e Kryeministrit

Politikë

“Zoti i ruajtë shqiptarët nga Rama dhe Basha”/ Sherefedin Shehu zbërthen mesazhet e Kryeministrit

Publikuar

-

“cna lajme politike

Ish deputeti demokrat, Sherefedin Shehu, e ka parë në një tjetër këndvështrim, çështjen “Berisha”, dhe lëvizjet e fundit në selinë blu.

Sipas Shehut, Basha me lëvizjen e tij, prodhoi sot një kryeministër që reflektonte nga kënaqësia,

Qingji” Rama. Sot pamë z. Rama që na u shfaq si një qingj i urtë dhe i butë.

Pamja dhe komunikimi i tij reflektonin qartë kënaqësinë e tij të brendshme të përjashtimit nga Partia Demokratike të Dr. Berishës nga kolaboracionisti Lulzim Basha.

Këtë e tregoi edhe me porositë që u dha të vetëve që të mos e shfaqnin publikisht këtë kënaqësi”, ka shkruar Shehu në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Zbulohet skenari i Bashës për protestën

Sipas tij Rama u përpoq të transmetonte edhe mesazhin se në mandatin e tretë nuk do të bëjë më ashtu siç ka bërë deri tani.

Ai gjithashtu u përpoq që të transmetonte edhe mesazhin se në mandatin e tretë nuk do të bëjë më ashtu siç ka bërë deri tani. Por populli ynë e di mirë se “ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron”. Zoti i ruajt shqiptarët dhe Shqipërinë nga Edi Rama dhe kolaboracionisti Lulzim Basha.”, ka shkruar më tej Shehu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

Publikuar

-

Nga

Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD. Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrigen e kryetarit të partisë.

Vetëm 8.3% e votuesve të PD mendojnë që partisë i duhet një udhëheqës i ri.



Thuajse gjysma e votuesve të PD-së mendojnë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat nuk e ndihmon partinë të vijë në pushtet më shpejt. Vetëm 22% e tyre mendojnë se vendimi i Bashës e ndihmon ardhjen në pushtet të PD-së./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Aty ku ka lek, ata janë bashkë”/ Akuzat e forta të Murrizit, çfarë fshihet pas marrëveshjes për vaksinat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është shprehur kundër bashkimit të opozitës e maxhorancës për blerjen e vaksinave, duke e konsideruar votimin një turp.

Ai hedh akuza të drejtpërdrejta për të dyja palët, duke thënë se, aty ku ka lek, ata janë bashkë.



Sipas tij, çmimi i vaksinës Pfizer është rritur, por asnjë nga deputetët e opozitës nuk kërkoi ta shihte faturën.

LEXO EDHE:  Basha sulmon qeverinë/ Kërkon “kokat” e krimit në Parlament

LEXO EDHE:  Basha pabesi ndaj demokratëve/ Dje akuzonte, sot do sjellë në pushtet "shushunjat" LSI-PDIU

“Sa herë kanë votime për lek këta janë bashkë. Nuk e dëgjova asnjë deputete të opozitës, ku është fatura. Pfizer ka rritur çmimin. Votuan edhe heshtën. Ky votim është turp”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE