Connect with Us

Zbulohet strategjia e Berishës/ Si do goditet Lulzim Basha

Politikë

Zbulohet strategjia e Berishës/ Si do goditet Lulzim Basha

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-Presidenti, ish–Kryeministri, lideri historik i PD, Sali Berisha, është përjashtuar dje nga grupi parlamentar i kësaj partie pas një vendimi personal të Lulzim Bashës, pa mbledhur asnjë strukturë dhe pa u konsultuar me askënd, ka vendosur që të lëvizë.

Përballë Lulzim Bashës, Berisha duket se do të përdorë gjithë arsenalin e tij.

Disa janë lëvizjet e para të cilat CNA.al, i ka mësuar nga burime të besueshme pranë Sali Berishës.

Ish-Kryeministri Berisha pritet të dalë në terren dhe të shkojë qytet më qytet, atë që Lulzim Basha e ka bërë thjesht dhe vetëm në fushatë elektorale, Berisha pritet ta ribëjë tani pas tetë vitesh, duke zbarkuar në takime të mëdha me demokratët me bazën e partisë.

Nga ana tjetër paralel mësohet se do të mblidhen firmat për të thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe deri Kuvendin për vendimin e marrë nga Basha, për shkarkimin e këtij të fundit.

Mesa duket strategjia e Berishës është e qartë, e fortë dhe e drejtë, nuk ka asnjë hap pas.

Ish-Kryeministri Berisha, sot gjatë hyrjes së tij në Kuvend, tha se Lulzim Basha ishte blerë nga Edi Rama, por nuk do të mund të blinte dot Partinë Demokratike.

Ndërsa një ditë më parë, menjëherë pas vendimit, reagoi duke thënë se Basha me aktin që kishte bërë duhej të mendonte dorëheqjen e tij, pasi ishte një vendim personal, totalisht i organizuar në shërbim të një skeme që Berisha e quan Soros-Rama-Basha, e cila ka ndikuar deri në organet më të larta diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Departamentin e Shetit, i cili nëpërmjet sekretarit Antony Blinken ka shpallur non-grata, ish-Kryeministrin Berisha.

LEXO EDHE:  Berisha “kërcënon” Ramën/Çfarë të pret! Një thirrje për qytetarët e Kavajës

Dje,  në një vendim të paparalajmëruar dhe të pakonsultuar dhe të paanalizuar nga asnjë strukturë, jashtë çdo parashikimi me një veprim totalisht jo statutor, Lulzim Basha kreu i PD, përjashtoi nga grupi parlamentar, ish-kryeministrin Sali Berisha, njeriun që prej 16 vjetësh ka futur Lulzim Bashën në PD nga dritarja e saj dhe ky i fundit tani tentoj të nxjerrë me shqelma vetë Sali Berishën./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pas më shumë se një viti/ Gazetarët rikthehen në parlament

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Konferenca e kryetarëve ka vendosur sot që të rikthejë gazetarët në parlament.

Kështu, duke filluar nga seanca e së enjtes që vjen, gazetarët do vendosen në lozhat e sallës së seancës plenare.



Kujtojmë këtu se ka kaluar më shumë se një vit qëkur gazetarët u detyruan të qëndrojnë jashtë sallës së seancave për shkak të pandemisë COVID-19.

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/Valë terrori kundër demokratëve, thirrje për mosbindje civile

LEXO EDHE:  Akuza e fortë/Valë terrori kundër demokratëve, thirrje për mosbindje civile

Parlamenti transmetohej me regji qendrore dhe gazetarët kishin mundësi për të ndjekur deputetët vetëm jashtë sallës. Më herët u vendos që gazetarët e vaksinuar ose me test PCR kundër COVID-19 mund të ndjekin komisionet parlamentare në Kryesinë e Kuvendit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shkarkimi i Flamur Nokës/ Strazimiri: Nuk fitohet me “stilograf” një betejë e humbur me moral politik

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Në lidhje me vendimin personal të Bashës, ka patur shumë reagime, një prej tyre është edhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri .

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri shkruan se ky është një alarm i kuq për demokracinë.

LEXO EDHE:  Jozefina Topalli rikthehet në strukturat e PD/ Surpriza e Bashës: Kopjon statutin e PS

LEXO EDHE:  Raporti i Reporterëve pa Kufij/ Basha: Ai që ka frikë fjalën e lirë është armik i demokracisë



Ky turp është ALARM I KUQ për shoqërinë, për demokracinë, për mendimin e lirë, për votën e lirë, për partinë dhe popullin e LIRISË!

Një betejë që e ke humbur me moral politik e njerëzor, me argumente politikë e me debat statutor, nuk e fiton dot “me stilograf”… Sot më shumë se kurrë: #qëndro_në_këmbë_demokrat #asnjë_hap_pas” shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E mbyti Ramën, duke hequr të vetët”/ Topalli ironizon Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Jozefina Topalli ka ironizuar kreun e PD-së, në detyrë Lulzim Basha, pas vendimit të fubndit për shkarkimin e Flamur Nokës, nga drejtimi i Komisionit të Sigurisë.

“E mbyti Ramën, duke hequr të vetët”, ka shkruar Topalli në rrjete sociale, me një ironi therëse ndaj Lulzim Bashës.



Reagimet pas shkarkimit të Nokës kanë qenë të shumta, me argumentin se Basha e ka marrë këtë vendim pa u konsultuar me grupin parlamentar apo me strukturat e tjera të PD-së, njësoj si në rastin e ish-Kryeministrit Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE