LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vendimi i Bashës i turpshëm”/ Bozdo: Jemi futur në qark nga Rama

10 Shtator 2021, 21:07, Politikë CNA
“Vendimi i Bashës i turpshëm”/ Bozdo: Jemi futur në

Anëtari i Kryesisë së PD-së Eno Bozdo është shprehur se vendimi i Lulzim Bashës për përjashtin e Sali Berishës nga grupi parlamentar është i turpshëm.

I ftuar në emisionin ?Edicioni Special? në Syri Tv, Bozdo thekson se PD është futur në qark nga Rama, pasi kryeministri me çfarë po ndodh, do mbretërojë në mënyrë të dhunshme.

?Vendimi i Bashës është i turpshëm. Kemi disa humbje të koleksionauara dhe Berisha nuk ka folur, edhe pse gjithë partia priste të fliste. Mua më duket qark ku jemi kapur të gjithë. Në vend se të merremi me Ramën dhe gjithçka bën ai, ne merremi me gjëra që nuk kanë vlerë.

Në 2017, Berisha ka qenë mburojë për Bashën. PD ka humbur zgjedhjet. Rama po mbretëron, por do e çojë këtë vend në një dhunë të madhe. Nuk jemi të aftë për të dalë atje, ku ne e meritojmë që të dalim. Një PD në ditët më të mira të vetat, e përmbys Ramën dhe për këtë nuk ma ndërron mendjen njeri?, deklaroi Bozdo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga