Connect with Us

U kap duke marrë rryshfet/ Arrestohet drejtori i IKMT në Dibër

Kronika

U kap duke marrë rryshfet/ Arrestohet drejtori i IKMT në Dibër

Publikuar

-

cna lajme kronike

Drejtori i i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Dibër Lutfi Myftari dhe biznesmeni Elio Elezi janë vënë në pranga për një aferë korruptive.

Lutfi  Miftari, 56 vjeç, akuzohet se ka marrë ryshfet. Gjithashtu është arrestuar edhe Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i kompanisë  “H4 CHROM’, që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vihen në pranga Drejtori i IKMT-së në qarkun Dibër dhe administratori i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Në kuadër të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e  korrupsionit, Njësia për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK), finalizuan me sukses operacionin policor ‘Bankomati’, si rezultat i të cilit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M., 56 vjeç, , banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i IKMT-së në qarkun e Dibrës.

LEXO EDHE:  5 vjet i arratisur nga burgu/ Kapet 27-vjeçari me 248 kg kanabis

E., 34 vjeç,  banues në Tiranë, administrator i një kompanie që operon në fushën minerare në qarkun Dibër.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L. M,  në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, administratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj, për të mos filluar procedurën për shkeljen e konstatuar tek ky subjekt nga grupi i kontrollit për mungesën e dokumentacionit, si lejen mjedisore e dokumente të tjera.

Në cilësinë e provës materiale shtetasit  L. M, iu sekuestruan 50.000 lekë të rinj të cilat ja kishte dhënë shtetasi E. E.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. M., policia gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale 29.500 Euro, 1300 Dollarë dhe 896.000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, si të dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’, ‘Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike’.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Krimi makabër në Fier/ Pastori Akil Pano: Nëse do të funksiononte zinxhiri, nuk do të ndodhnin ngjarje të tilla

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pastori Akil Pano, ka analizuar krimin e ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fier, ku një 8 vjeçar u vra nga fqinji, 38 vjeçar.

I ftuar në emisionin ‘Në Shënjestër’ të gazetares Klodiana Lala, Pajo u shpreh se duhet të vendosen pikat mbi “i” të atyre institucioneve që nuk bëjnë detyrën si urdhri i psikologut, sociologut, feja, apo dhe prindërit.

Sipas Panos nëse do të funskiononte zinxhiri i institucioneve nuk do të ndodhnin ngjarje të tilla.



Do doja të shprehja ngushëllime familjes së Mateos. Një traumë dhe tragjedi e pashembull. Çfarë pritet të ndodh tjetër? Çfarë ka ngelur tjetër?! Besoj se të ndërtohet identikiti i këtij personi, i vrasësit nuk është vështirësi e madhe, por më konvergon mosha. Mosha e Mateos me Klodianin vrasës. Klodiani vrasës sot në vitet e tranzicionit ka qenë në moshën e Mateos. Nga një anë duket se arsyeja e paarsyeshme e këtij personi funksionon si sahat. Fatkeqësisht ndaj të njëjtin sentiment me zonjën Doda, në analizojmë situatën post-mortum. Krimi është krim. Sado që ta racionalizojmë atë, krimi është krim. Shumë kërkojnë dënim me vdekje, mbase me të drejtë. Shoqëria shqiptare reagon nga natyra e saj. Për të mos e minimizuar krimin, do thoja që mëkati nuk është vetëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi ky djalë në moshën 24-vjeçare kishte bërë gati një krim të ngjashëm.

Kur ai del, çfarë ndodh me hallkat e tjera institucionale. Të përmendim besimin dhe komunitetet e besimit, jemi në një shoqëri që jeton në krahun e kundër të besimit dhe të fesë. Problemi që unë kam është me identifikimin e problemit, ne rrekemi të gjejmë një kurë, por mbërrijmë te identifikimi. Duhet të vendosen pikat mbi I të atyre institucioneve që nuk bëjnë detyrën; urdhri i psikologut, sociologut, feja, apo dhe prindërit. E nisa historinë e kriminelit me tranzicionin traumatik. Komuniteti më i madh i njerëzve në Shqipëri janë nominal. Ideja është se ky djali, nëse jeta e tij gjatë tranzicionit do të ishte pranë Zotit, dhe me modele, ai në mungesë të këtij mësimi, groposi të afërmin e tij me dhe. Krime të këtyre niveleve ekzistojnë. Por në një vend kaq të vogël, me kaq fenomene të forta, siç është ai fenomeni i prindërve të pushtetshëm, të cilët janë gati të paguajnë shuma marramendëse gjykatësve, i dënojnë përjetësisht bijtë e tyre. Do të kishim më pak ngjarje nëse do të funksiononte zinxhiri”, tha pastori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Durrës/ I riu var veten në banesë, gjendet i pajetë nga babai

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 24 vjeçar është gjendur i pajetë në banesë nga babai i tij.

24 vjeçari dyshohet se ka varur veten, pasi vuante nga depresioni.



Me datë 17.11.2021, rreth orës 16:40, në banesën e tij dyshohet se ka varur veten shtetasi F. K., 24 vjeç, banues në lagjen Nr.13, Durrës, të cilin e ka gjetur  pa shenja jete babai i tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, paraprakisht dyshohet se vuante nga depresioni”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Apartamenti në zonën e “Thesarit” përfshihet nga flakët/ Zjarrëfikëset në vendngjarje

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një apartament në zonën e “Thesarit” në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Mësohet se zjarrëfikëset ndodhen në vendngjarje. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit.

Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale.Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjehershëm të banorëve të pallatit.



LEXO EDHE:  Aksioni për prishjen e disa objekteve në Radhimë/ Banorët iu dalin para fadromave

LEXO EDHE:  Kundërshtojnë policinë në Tiranë/ Arrestohet i riu, zhduken dy tjerët

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit“, njofton policia. / CNA.al

 

LEXO TE PLOTE