LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Turp të të vijë, o mashtrues”/ Demokratët i tregojnë vendin Bashës

10 Shtator 2021, 10:51, Politikë CNA

Pas vendimit të djeshëm për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, duket se nuk ndalet rebelimi I demokratëve kundër Lulzim Bashës.

Lulzim Basha është pritur sot me sharje dhe fyerje nga militantët para selisë së PD-së, por edhe në hyrje të Kuvendit.

Ndërkohë, sulmet dhe akuzat ndaj Bashës kanë plasur edhe në rrjetet sociale.

Pas përfundimit të seancës së sotme të Parlamentit, Lulzim Basha ka thënë vetëm një fjali para gazetarëve ?Armiku i vetëm është Edi Rama?.

Kjo deklaratë e Bashës është publikuar si lajm edhe në organin zyrtar të Partisë Demokratike, ?Rilindja Demokratike?.

Por, demokratët kanë reaguar me tone të forta kundër Bashës, duke e ?masakruar? me komente. Demokratët e akuzojnë Bashën si bashkëpunëtor të Ramës ndërsa përjashtimin e Berishës e cilësojnë të turpshëm.

?Na more në qafë. Haram mundin dhe sakrificën tonë?-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan?Kë do gënjejë ky mashtrues?.

Po ashtu një tjetër shkruan ?Turp të të vijë more zvarranik?.

Gjithashtu një democrat shkruan ?Armiku për ty paska qënë themeluesi i parë i Partise Demokratike, jo Edi Rama, o plehrë. Kush te beson më ty. Ti je vetem per te fjetur gjume o derzi?.

Më poshtë disa nga komentet:/CNA.al

Lajmet e fundit nga