Connect with Us

Trajneri i Hungarisë shpërthen keq pas humbjes me Shqipërinë: Do vrisja veten, po kam familje

Kombëtare

Trajneri i Hungarisë shpërthen keq pas humbjes me Shqipërinë: Do vrisja veten, po kam familje

Publikuar

-

Hungaria ka lënë për të dëshiruar në ndeshjet e këtij muaji, ku pas humbjes së thellë me Anglinë dhe humbjes me Shqipërinë, e pati të vështirë të mposhtë Andorrën në shtëpi. Paraqitjet e Kombëtares hungareze kanë nervozuar trajnerin Marko Rosi, i cili ka shpërthyer në konferencën për shtyp pas duelit me Andorrën. Trajneri italian u kujton gazetarëve fjalët që ka thënë në fillim të shortit për vështirësinë e Shqipërisë, ndërsa më pas nxjerr të gjitha pakënaqësitë me lojtarët, që duket se nuk ndjekin urdhërat e tij.

“Dua ti kthehem pak ndeshjes me Shqipërinë. Nuk mund ta keni kujtesën të shkurtër. Më kujtohet që ua kam thënë. Kur u hodh shorti, u thashë se Anglia është e pakonkurueshme, Polonia është më e forta nga të gjitha dhe se edhe Shqipëria që ishte në vazon e katërt, ishte më e fortë se vazoja e katërt. Te Shqipëria në 10 lojtarë, e përsëris 10 lojtarë, 8 prej tyre luajnë në Serinë A italiane, njëri luan në Premier League dhe tjetri në La Liga. Nëse ju thashë se ishte një skuadër e vështirë e kisha një arsye. Në Shqipëri nuk kemi luajtur mirë.

Sot ishte një punë tjetër. Dua të di kush më ndjek dhe kush jo. Grumbullimin tjetër nuk dua pyetje: “Përse nuk e keni ftuar këtë, apo atë”? Nëse nuk i ftoj do të jetë sepse nuk ndjekin udhëzimet e mia. Unë i shoh këta djem vetëm 3 ditë dhe pastaj i hedh në fushë. Kështu që ose më ndjekin mua… Dhe nuk ka prioritete, mua nuk më plas fare për klubet. Duhet të gjejnë kohën të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë dhe si duhet të punojnë për të ardhur në Kombëtare e për të luajtur si i them unë. Në të kundërt ose nuk i thërras më, ose do të iki unë.

Po nuk dhamë maksimumin do lutemi në minutat e fundit që Andorra të mos shënojë. Në 6 ditë ndryshoi bota këtu. Dukeshim si heronj, megjithëse unë e dija fare mirë se duhet ti mbanim këmbët në tokë dhe jua kam thënë. Dhe tani jemi të gjithë për tu hedhur në kosh. Më vjen mua turp për paraqitjen e skuadrës. I kërkoj falje 50 mijë tifozëve që erdhën të na ndiqnin sot. Më shumë se kaq nuk mund të bëj. Nuk mund ta vras veten, se kam një familje”, ka qenë deklarata e ashpër e Marko Rosit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Berat Gjimshiti operohet në krah, ja kur rikthehet në fushë

Publikuar

-

Nga

Një dëmtim i pafat e detyroi Berat Gjimshitin të larë fushë ne lojës në minutën e 28’ të ndeshjes Hungari-Shqipëri dhe të rikthehet para kohe në Itali, ku iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme.

Siç njofton klubi i Atalantës, mbrojtësi kuqezi i është nënshtruar një operacioni në krah, në një klinikë në Torino dhe do t’i duhet të qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave të lojës.



Lajm i mirë është që Gjimshiti mund të rinisë stërvitjen pas disa ditësh, me shpresën që të arrijë të rikuperohet plotësisht për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës më 12 dhe 15 nëntor, të cilat janë edhe në fundit në grupin eliminator.

Mbrojtësi titullar i kuqezinjve u përplas me një kundërshtar dhe portierin Berisha, dhe u largua me ndihmën e barelës, për t’u dërguar menjëherë në spital, ku edhe iu konfirmua një frakturë në krah.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Erjon Bogdani mahnitet nga Broja: Shumë i fortë, por ka edhe goditje super

Publikuar

-

Nga

Erjon Bogdani është rekordmeni i golave me fanellën e Shqipërisë. Ish-sulmuesi i shkuar komplimenton Brojën për ecurinë fantastike, por bën apel nga të gjithë që të mos e rëndojmë sulmuesin me presion të ekzagjeruar.

“Nuk diskutohet që shoh edhe veten time te Broja në disa gjëra. Dhe kjo për arsyen se ai është pavarësisht se një djalë i ri, e ka demonstruar edhe vjet me skuadrën e Viteshes se çfarë potenciali ka. Ndërkohë që edhe trajneri i Çelsit ka shprehur fjalë shumë të mira për Brojën.

Është një djalë në perspektivë, por një djalë që me të cilin duhet të jemi të kujdesshëm, sepse karriera e një futbollisti nuk varet as me një ndeshje, as me dy ndeshje. Unë mendoj se ai i ka të gjitha mundësitë për të qenë golashënues jo vetëm me ekipin kombëtar, por golashënues edhe me një ekip shumë të mirë, siç është edhe Çelsi.



Po flasim për një lojtar që ka shpejtësi dhe mënyrë ekzekutimi shumë të mirë. Është i fortë, sidomos me kokë, është i fortë edhe të mbrojë topin, por për mendimin tim nuk është si një pykë e parë statike, por është një pykë e parë siç e kërkon futbolli i kësaj kohe:

pra që është i lëvizshëm dhe nuk rri në qendër të sulmit, por është shumë i lëvizshëm. Edhe goli që realizoi dje (të shtunën) i kishte të gjitha: teknikë, shpejtësi dhe forcë. Ishte një veprim individual shumë i mirë”, tha dje ish-bomberi Bogdani

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Policia publikon masat për ndeshjen me Poloninë, ja rrugët që do bllokohen

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit midis Shqipërisë dhe Polonisë, e cila do zhvillohet më datë 12.10.2021, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Me qëllim marrjen e masave gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri – Poloni, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij. Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore,të cilat do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit janë:

Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Faik Konica” rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga Asim Zeneli” rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”. Hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 18:00, dhe lëvizja e tyre do të garantohet nga Policia, përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojnë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.



Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit. Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive. Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të tregojnë qytetari dhe të zbatojnë rregullat dhe ligjin.

LEXO TE PLOTE