Connect with Us

Theu rekordin e Pele, Messi shpërthen në lot pas 3 golave me Argjentinën

Sport

Theu rekordin e Pele, Messi shpërthen në lot pas 3 golave me Argjentinën

Publikuar

-

Një mbrëmje historike dhe një rekord tjetër i pushtuar. Lionel Messi shkroi një faqe të re të futbollit të Amerikës së Jugut gjatë natës, nën tingujt e golave. “Pleshti” e tërhoqi Argjentinën me një “hat-trick” kundër Bolivisë në ndeshjen e luajtur në Buenos Aires dhe kaloi Pelen në renditjen e golashënuesve më produktivë me fanellën e ekipeve kombëtare të Amerikës së Jugut. Messi ngjitet në kuotën e 79 golave, dy më shumë se Pele.

Numri 30 i PSG nuk u kufizua në një rekord të vetëm. Falë “hat trick” kundër Bolivisë, argjentinasi kaloi ishshokun e Barcelonës, Luis Suarez, në renditjen e golashënuesve më të mirë të kualifikueseve të Amerikës së Jugut për Kupën e Botës, me gola.

Për Messin ky është një tjetër moment historik i madh, pasi fitoi Kupën e Amerikës në verë, trofeu i parë i ngritur në qiell me fanellën e Argjentinës. “Ishte një synim që me të vërtetë doja ta arrija, – tha Messi në lot në fund të ndeshjes. Kam pritur, kërkuar dhe ëndërruar për të një kohë të gjatë. Është një moment unik se si ndodhi pas një pritjeje të gjatë”.

Numri 10 i Selección më pas shtoi: “Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta festuar këtë moment historik. Nëna ime dhe vëllezërit e mi janë në tribuna. Ata kanë vuajtur shumë dhe sot ishin këtu për të brohoritur. Unë jam shumë i lumtur”. Skuadra e Scaloni mbetet e pamposhtur dhe vazhdon procesin e kualifikimit drejt Kupës së Botës në Katar, të planifikuar për vitin 2022.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Ndodh e papritura, Usyk mposht Joshuanë dhe shpallet kampion bote në peshat e rënda

Publikuar

-

Nga

Superdueli midis Antoni Xhoshua dhe Aleksander Usik ishte një betejë e vërtetë e luftuar deri në raundin e 12 ku fjalën e fundit e thanë gjyqtarët.

Triumfues doli boksieri ukrainas i cili u shpall kampion bote në peshat e rënda në boks. Usik i shkaktoi Xhoshuas humbjen e dytë në karrierë pas asaj të Andi Ruiz në vitin 2019.



Ishte një ndeshje e luftuar, por boksieri ukrainas ishte më i qartë në goditje duke i shkaktuar rivalit britanik dëme të mëdha në fytyrë.

Raundi i 12 ishte spektakël i vërtetë, ku në sekondat e fundit të duelit Xhoshua rrezikoi të humbiste me nokaut, por ja doli të qëndrojë në këmbë. Kjo ishte fitorja e 19-të në karrierë për boksierin ukrainas prej të cilave 13 i ka arritur me anë të nokautit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Triumfi historik i Florian Markut, “mbreti” shqiptar surprizon me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Florian Marku ka qenë padyshim shumë i lumtur për suksesin e tij që e ngjiti në elitën e boksit botëror. Boksieri shqiptar, pas ndeshjes deklaroi për DAZN se ky ishte vetëm hapi i parë në karrierën e tij.

“Urime Maksim, ishte një kundërshtar i vështirë, ai ishte i pamposhtur, 19-0, por unë nuk mund ta ndjeja forcën e tij.

Ai kishte fuqi, por unë po gjeja ritmin tim, nuk kisha asnjë lloj problemi ndaj mbaja distancën. Nuk mund ta gjuaja lehtë, ndaj mbaja distancë. Nëse gjuajtja për KO do të vinte, do të vinte.



Mesazhi që dërgoj është se me vetëm 10 ndeshje, unë u përballa me një kundërshtar në majë, me të cilin nuk përballej askush dhe e munda. Jam i ri në boks, të gjithë më nënvlerësonin se thoshin që jam një kikbokser dhe më shihni ku jam sot.

E shihni këtë brez, ky është fillimi për gjithçka, njerëzit nuk e dinë por kam sakrifikuar gjithë jetën. Gruaja ime është shtatzënë dhe po pres fëmijën e parë. Ndaj jam i shumë i gëzuar. Do t’ua bëj jetën e tyre më të mirë me këto tituj dhe duke fituar shumë para”, tha Marku.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ 4 gola, penallti e humbur dhe VAR! Interi vetëm “X”ndaj Atalantës

Publikuar

-

Nga

Inter nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Atalantës, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Zikaltërit kampionë shënuan pas 5 minutash me Martinez, ndërsa u përmbysën brenda 38 minutash, fillimisht me Malinovsky (30′), e më pas me Toloi.

Vendasit do barazonin me Dzeko, 20 minuta nga fundi. Interi do kishte mundësinë të kalonte sërish përpara në minutat e fundit, por Di Marco gaboi nga pika e bardhë. Bergamaskët bëjnë gjithçka mirë teksa shënojnë në minutën e 88-të, por VAR e anullon. Interi është në vendin e 3-të, ndërsa Atalanta në të pestën.



Inter 2-2 Atalanta (Martinez 5′, Dzeko 70′ / Malinovsky 30′, Toloi 38′)

LEXO TE PLOTE