Connect with Us

Rrugëtimi drejt Botërorit, ja si mund të kualifikoht Shqipëria në Katar 2022

Kombëtare

Rrugëtimi drejt Botërorit, ja si mund të kualifikoht Shqipëria në Katar 2022

Publikuar

-

Përfundimi i ndeshjeve të muajt shtator ka bërë që ëndrra e Shqipërisë për të siguruar një biletë në Botërorin “Katar 2022” të bëhet realitet. Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura në Grupin I të eliminatorëve të Botërorit, kuqezinjtë e trajnerit Edi Reja mbajnë vendin e dytë me 12 pikë, katër më pak se Anglia kryesuese dhe një më shumë sesa Polonia e vendit të tretë.

Duke u bazuar te renditja aktuale në Grupin I, si dhe katër ndeshjet që kanë mbetur për t’u luajtur i bie që Kombëtarja shqiptare të ketë shanse dhe arsye për të besuar për të shkuar si fillim në fazën “play off” dhe më pas për të luftuar për sigurimin e një bilete historike për Botërorin “Katar 2022”.

Janë disa kombinacione të mundshme që e çojnë Shqipërinë na fazën “play off”. Pas fitores 5-0 me San Marinon trajneri Edi Reja pohoi se mundësi reale për ta realizuar këtë mision është marrja e 9 pikëve. Kjo realizohet duke mundur dy rivalët direkt, Hungarinë dhe Poloninë, si dhe trepikëshin në ndeshjen e fundit me Andorrën pa bërë llogari pikësh me transfertën e Anglisë më 12 nëntor.

Vendi i dytë në Grupin I fiksohet me “çelës anglez” dhe praktikisht në ndeshjet e fundit në grup funksionoi në favor të kuqezinjve, pasi “Tre Luanët” barazuan me Poloninë dhe i dhanë mundësi Shqipërisë që të marrë vendin e dytë. Dy sfidat e tetorit ( më 9 dhe 12) janë “flakë” për kuqezinjtë, pasi mund të digjen vetë ose të përcëllojnë rivalët. Nga përballjet direkte me Hungarinë dhe Poloninë varet fati i vendit të dytë.

Nëse Shqipëria arrin që të fitojë në Hungari ose minimumi të mbajë një barazim, si dhe të fitojë më pas me Poloninë në “Air Albania” shanset për vendin e dytë do të shtoheshin më shumë. Gjithsesi, Anglia do të jetë përcaktuese për të zgjedhur pasuesin e saj në grup, ku pas barazimit me polakët do të ndeshet edhe me Hungarinë dhe Shqipërinë.

Ne jemi të fundit në radhën e dueleve me anglezët, ndaj për të siguruar vendin e dytë shpresohet që “Tre Luanët” të mundin hungarezët, ndërsa ne të bëjmë të njëjtën gjë me dy rivalët në tetor dhe të kemi fat më 12 nëntor në stadiumin “Uembli”, që të mos mundemi nga Anglia. Matematikisht, gjithçka është e mundur për sigurimin e vendit të dytë, por përcaktues mbetet “çelësi anglez”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

COVID trondit përsëri Shqipërinë, një titullar kuqezi humb duelin me Levandovskin

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit tronditet përsëri nga COVID-19. Një tjetër titullar humbet sfidën kudër Polonisë dhe vë në vështirësi të mëdha trajnerin Edi Reja.

Sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, sulmuesi Sokol Cikalleshi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID në testet që kryhen nëj ditë para sfidave dhe për këtë arsye është izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e ekipit.



Ai nuk ka marrë pjesë në stërvitjen e sotme të kuqezinjve pasi tashmë nuk llogaritet në planet e teknikut italian për sfidën ndaj Levandovski & Co.

Cikalleshi është rasti i dytë pozitiv pas Hoxhallarit në këtë grumbullim mes kuqezinjve, ndërsa i infektuar ka rezultuar që në fillim të grumbullimit edhe fizioterapisti Voci.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Berat Gjimshiti operohet në krah, ja kur rikthehet në fushë

Publikuar

-

Nga

Një dëmtim i pafat e detyroi Berat Gjimshitin të larë fushë ne lojës në minutën e 28’ të ndeshjes Hungari-Shqipëri dhe të rikthehet para kohe në Itali, ku iu nënshtrua ekzaminimeve të nevojshme.

Siç njofton klubi i Atalantës, mbrojtësi kuqezi i është nënshtruar një operacioni në krah, në një klinikë në Torino dhe do t’i duhet të qëndrojë të paktën një muaj jashtë fushave të lojës.



Lajm i mirë është që Gjimshiti mund të rinisë stërvitjen pas disa ditësh, me shpresën që të arrijë të rikuperohet plotësisht për sfidat ndaj Anglisë dhe Andorrës më 12 dhe 15 nëntor, të cilat janë edhe në fundit në grupin eliminator.

Mbrojtësi titullar i kuqezinjve u përplas me një kundërshtar dhe portierin Berisha, dhe u largua me ndihmën e barelës, për t’u dërguar menjëherë në spital, ku edhe iu konfirmua një frakturë në krah.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Erjon Bogdani mahnitet nga Broja: Shumë i fortë, por ka edhe goditje super

Publikuar

-

Nga

Erjon Bogdani është rekordmeni i golave me fanellën e Shqipërisë. Ish-sulmuesi i shkuar komplimenton Brojën për ecurinë fantastike, por bën apel nga të gjithë që të mos e rëndojmë sulmuesin me presion të ekzagjeruar.

“Nuk diskutohet që shoh edhe veten time te Broja në disa gjëra. Dhe kjo për arsyen se ai është pavarësisht se një djalë i ri, e ka demonstruar edhe vjet me skuadrën e Viteshes se çfarë potenciali ka. Ndërkohë që edhe trajneri i Çelsit ka shprehur fjalë shumë të mira për Brojën.

Është një djalë në perspektivë, por një djalë që me të cilin duhet të jemi të kujdesshëm, sepse karriera e një futbollisti nuk varet as me një ndeshje, as me dy ndeshje. Unë mendoj se ai i ka të gjitha mundësitë për të qenë golashënues jo vetëm me ekipin kombëtar, por golashënues edhe me një ekip shumë të mirë, siç është edhe Çelsi.



Po flasim për një lojtar që ka shpejtësi dhe mënyrë ekzekutimi shumë të mirë. Është i fortë, sidomos me kokë, është i fortë edhe të mbrojë topin, por për mendimin tim nuk është si një pykë e parë statike, por është një pykë e parë siç e kërkon futbolli i kësaj kohe:

pra që është i lëvizshëm dhe nuk rri në qendër të sulmit, por është shumë i lëvizshëm. Edhe goli që realizoi dje (të shtunën) i kishte të gjitha: teknikë, shpejtësi dhe forcë. Ishte një veprim individual shumë i mirë”, tha dje ish-bomberi Bogdani

LEXO TE PLOTE