LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD e përdor për të pasuruar familjen e tij”/ Ristani akuza të forta Bashës

10 Shtator 2021, 07:06, Politikë CNA
“PD e përdor për të pasuruar familjen e tij”/ Ristani

Kreu i PD Lulzim Basha, ka marrë një vendim skandaloz, pa u konsultuar dhe pa pyetur strukturat e partisë, duke vendosur përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Në këtë linjë kanë qëndruar pjesa më e madhe e demokratëve, pasi Basha dha vendimin për Berishën.

Arben Ristani ka thënë se Basha ka marrë një vendim në kundërshtim me statutin e PD-së.

?Lulzim Basha surprizoi dhe këtë herë. Ai  vepron në minutën e fundit natën, siç bën edhe me kolegët e tjerë, nuk ka dyshim që statutin e PD-së e ka grisur me kohë dhe këtë herë ka marrë një vendim personal në kundërshtim me statutin. 

Përjashtimi duhej të ishte konsultuar me grupin. Organet vendimëmarrëse janë organet kompetente në PD, është Këshilli Kombëtar?, ka thënë Ristani në ABC News. 

 Sipas Ristanit, Basha mori një vendim si skuth, natën.

Ndër të tjera Ristani ka thënë se Basha nuk e do PD, pasi e konsideron si dyqan persona, ku shet e blen dhe pasuron veten dhe familjen e tij.

 ?Unë e kam të përsërit që ai duhet të respektojë statutin. Mori një vendim si skuth, natën pa e konsultuar një vendim me politikanët e tjerë dhe me njerëzit që janë pjesë e vendimmarrjes në PD.

Vendimmarrja i takonte Sali Berishës.

Basha nuk e do PD por do ta trajtojë si një dyqan personal ku shet e blen dhe pasuron veten dhe familjen e tij. do të vinte dhe do të ndodhnin këto situata nuk hyj te thelbi i vendimmarrjes ka një qëndrim  politik nga DASH dhe dy ishin zgjidhjet, ose e zotit Berisha që zgjodhi te jetë në parlament ose përmes statutit, kjo që bëri Basha është veprim tipik i skuthit natën.

Burri i shtetit zbaton statutin dhe del para anëtarësisë dhe konsultohet me të gjithë?, ka thënë ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga