Connect with Us

PD dhe PS përcaktojnë emrat/ Ja drejtuesit e Komisioneve Parlamentare për 4 vitet në vijim

Politikë

PD dhe PS përcaktojnë emrat/ Ja drejtuesit e Komisioneve Parlamentare për 4 vitet në vijim

Publikuar

-

cna lajme politike

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë caktuar emrat e deputetëve për drejtues të Komisioneve të Përhershëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Drejtuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare:

Klotilda Bushka drejtuesja e Komisionit të Ligjeve (PS)

Nasip Naço kreu i Komisionit të Sigurisë (PS)

Mimi Kodheli kryetare e Komisionit të Jashtëm (PS)

Eduard Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë (PS)

LEXO EDHE:  "Vartësi i Ramës në krye të ILD"/ Reagon PD: Vdekje klinike e Reformës në Drejtësi

Arben Pëllumbi te Veprimtaria Prodhuese (PS)

Jorida Tabaku Komisionin për Integrimin Europian (PD)

Albana Vokshi, Komisionin për Shëndetësinë (PD)

Agron Gjekmarkaj, Edukimin dhe Median  (PD)/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Nuk ka shanse për mungesa”/ Balluku: Synimi ynë, 24 orë energji elektrike

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku ka folur në lidhje me krizën e paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama në lidhje me energjinë elektrike dhe rritjen e çmimeve.

Balluku u shpreh se nuk ka asnjë shans të kthehet mungesa e energjisë elektrike dhe synimi është të ofrohet 24 orë energji elektrike në gjithë territorin e Shqipërisë.

Gjithashtu, ministrja zbuloi se për përballimin e krizës ka dy paketa që në total përmbajnë rreth 200 milionë euro.

Balluku thekson se e rëndësishme është të mos abuzohet me çmimin.



Nuk ka shanse që Shqipëria të kthehet në mungesë të energjisë elektrike. Synimi ynë është të ofrojmë 24 orë energji elektrike për gjithë territorin. Ne po marrim masa.

Çfarë do bëjmë sot është sigurimi sasisë së energjisë elektrike. Pas daljes së VKM për emergjencën është krijuar një shtab, tashmë jemi duke bërë menaxhimin dhe duke marrë vendime të përbashkëta që do të ndihmojnë në përballimin e krizës.

Ka dy paketa, faza e parë llogarit 100 milionë euro deri në dhjetor dhe nga janari deri në fillim te pranverës janë 100 milion euro të tjera. Ne presim edhe rritje të niveleve te kaskadës. Nëse kemi reshje kjo faturë do të zbutet. Kryeministri tha se të gjithë abonentët familjarë dhe të bizensit të vogël do të jenë të mbuluar. Nuk ka shans që të rikthehet një regres një reformë e bërë.

Është e rëndësishme se nuk duhet të abuzohet me çmimin”, është shprehur Balluku në Opinion./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjetike/ Balluku zbulon arsyet që çuan në rritjen e çmimit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministra e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka folur për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vendin tonë.

E ftuar në “Opinion”, Balluku ka deklaruar se qeveria nuk ka pasur asnjë pritshmëri për rritjen e një kërkese të tillë.

Ajo ka shtuar se diçka e tillë është marrë vesh gjatë muajit gusht dhe është ndikuar nga disa faktorë.



“Fillisht është kërkesa më e madhe se ajo që kemi pas në 2019, tregu po kërkon të kthehet në një nivel më të lartë. Nuk ka pasur asnjë pritshmëri për rritje të prodhimit dhe të kërkesës së tillë.

Ne e morëm vesh gjatë muajit gusht, ku kanë ndikuar disa faktorë, kërkesa më e lartë. Disa nga termocentralet kryesore janë mbyllur, faktorë tjetër janë edhe ndryshimet klimaterike, shpejtësia e  erës është ulur në 50%. Ky dimër nuk do të jetë i egër”, ka deklaruar Balluku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Baton Haxhiu mbron Bashën dhe akuzon: Militantët e PD-së janë llumi i shoqërisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Baton Haxhiu, ka marrë rolin e avokatit të Lulzim Bashës sonte në Opinion, ku po diskutohej për lëvizjen e liderit të demokratëve në rrethe, ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka gjetur mbështjetjen e qindra e mijëra militanteve nëpër “Foltoret” e tij.

Haxhiu tha se militantët që ndjekin Berishën si duhen askujt, duke i konsideruar si ‘llum’.

LEXO EDHE:  “Çmendet” Salianji/ “Kam peshë politike, nuk bashkohem me Berishën”

LEXO EDHE:  Selami flet për herë të parë takimin me Berishën/Zbulon bisedën dhe qëndrimin e ish kryeministrit

“Këta e kanë ndarë Partinë Demokrartike në dysh. Ky i ka marrë militantët, ata që nuk i duhen askujt. Janë vetëm votues.



Këta votues që janë afër Sali Berishës janë lidhur shpirtërisht me ta. Dhe ky po keqpërdor shpirtin e tyre për të rrënuar partinë e vet”, tha Haxhiu./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE