Connect with Us

Pas 30 muajsh mungesë/ Kryemadhi rikthehet në Kuvend

Politikë

Pas 30 muajsh mungesë/ Kryemadhi rikthehet në Kuvend

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ditën e sotme opozita është kthyer në Kuvend pas 30 muajsh mungesë. Së bashku me kreun e opozitës Lulzim Basha, në Kuvend është rikthyer edhe kryetarja e LSI , Monika Kryemadhi.

Kryemadhi është shoqëruar nga nënkryetari i LSI, Petrit Vasili si dhe Erisa Xhixho. Ndryshe nga Basha ajo është pritur në heshtje./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mbyllet “Foltorja” e Beratit/ Zbulohet qyteti i radhës që do presë Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Është mbyllur “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha në qytetin e Beratit, ku u prit me brohorima dhe entuzizëm nga qindra demokratë.

Ndërkohë, mësohet se takimi i radhës i ish-kryeministrit Sali Berisha me demokratët, pritet të jetë ditën e martë në Kavajë.

Burimet bëjnë të ditur se “Foltorja” do të vijojë më pas edhe në disa qytete të tjera.

Kjo pas kërkesës se qindra e mijëra demokratëve për të folur hapur me liderin historik të PD për problemet që ata kanë me lidershipin aktual dhe kërkesën për largimin me çdo kusht të Lulzim Bashës.



Pas Kavajës, “Foltorja” pritet të shkojë në Lezhë, në Lushnje, Kamëz, etj.

LEXO EDHE:  Pse rri LSI në Kuvendin e dhunuar?/ Kryemadhi habit me përgjigjen e saj

LEXO EDHE:  Vasili nga Brukseli/ Treguam të vërtetat që fsheh Qeveria

Kujtojmë këtu se deri tani Berisha ka zhvilluar 10 takime me demokratët, në 10 qarqe. Fillimisht në Tiranë, më pas në Fier, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, në Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Kukës, Dibër dhe Berat. Ndërsa të marten do të ndalet në Berat.

“Foltorja” e Berishës me demokratët ka si qëllim bashkimin e së djathtës dhe hapjen e PD-së për ta kthyer atë në një forcë politike më demokratike, më të fortë dhe për ta bërë atë sërish një parti fituese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rritje pagash për policët/ Sa do përfitojnë ata që punojnë jashtë vendbanimit

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të rëndësishme sa i takon projektbuxhetit të vitit 2022 për Policinë e Shtetit.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë prezantimit të vendimit u shpreh se buxheti i vitit të ardhshëm parashikon rritjen e pagave deri në 150% për të gjithë ata punonjës, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit.

Pr.buxheti që sapo miratuam sjell dy lajme të rëndësishme për Policinë e Shtetit. I pari ka të bëjë me rritjen e pagave të atyre punonjësve, që ushtrojnë detyrën e tyre jashtë vendbanimit. Rritje që do të vijë në formën e bonusit dhe që do të çojë deri në 150% pagat e atyre punonjësve. Lajmi i dytë është rritja e konsiderueshme e investimeve që do të bëjmë në Policinë e Shtetit. Kjo do të rrisë efikasitetin e luftës kundër krimit dhe zbatimit të ligjshmërisë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Vasili tregon provën që Rama urren integrimin në BE

LEXO EDHE:  VIDEO/ Vasili tregon provën që Rama urren integrimin në BE



Një tjetër lajm të mirë kishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, që njoftoi rritjen e pagave edhe për policinë e burgjeve dhe barazimin e gradave me punonjësit e policisë së shtetit.

Rritje e pagave për të gjithë punonjësit e policisë së burgjeve që është i barazuar me të policisë së shtetit, sipas gradave”, tha ministri Manja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimet e qeverisë/ Kushi jep lajmin e mirë për mësuesit

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka dhënë sot një lajm të mirë për mësuesit.

Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, në një deklaratë për mediat, ministrja Kushi tha se sot është marrë vendimi për rritjen me 6% të pagave për mesuesit, duke filluar nga viti i ardhshëm.



Gjithashtu ministrja bëri me dije se krahas pagës së mësuesve do të rritet dhe paga e punonjësve psiko-sociale në shkolla, pasi në këtë mënyrë bëhet dhe vlerësimi i kontributit të tyre të dhënë gjatë periudhës së pandemisë.

Dua të ndaj me ju disa nga këto lajme, pasi në ditët në vijim do të komunikojmë me detaje të gjitha vendimet e marra. Së pari dua të ndaj lajmin për rritjen e pagave të mësuesve me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm. Për herë të parë në këto vitet e fundit pagat nuk po rriten vetëm për mësuesit, por edhe për punonjësit psikosocial. Ata kanë patur një kontribut të vyer gjatë muajve të pandemisë dhe në këtë mënyrë ne shpërblejmë punën e tyre. Lajme të mira vijnë edhe për Arsimin e Lartë, ku një nga prioritetet tona është ndërkombëtarëzimi i diplomave tona, në mënyrë që të rinjtë tanë të bëhen të konkurueshëm në tregun europian. Këtë herë ne do të kemi një buxhet të dedikuar për Universitetet për të avancuar në këtë fushë”,-tha Kushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE