Connect with Us

Ndeshja e parë me Tiranën, Rexhepi garanton tifozët: Jemi të barabartë me çdo kundërshtar

Sport

Ndeshja e parë me Tiranën, Rexhepi garanton tifozët: Jemi të barabartë me çdo kundërshtar

Publikuar

-

Skënderbeu do të startojë kampionatin këtë fundjavë me një transfertë të fortë përballë Tiranës. Në kushtet kur bardhekuqtë janë të fokusuar te starti i sezonit, për Bekim Rexhepin gjithçka ka rëndësi, fillimisht harmonia dhe mbarëvajtja e ekipit në kushtet e bashkëpunimit. Në një intervistë për “Panorama Sport”, portieri bardhekuq ka folur rreth startit të sezonit dhe mbi të gjitha për ndeshjen e parë ndaj Tiranës, takim ky që për Rexhepin duhet marrë maksimumi.

Një tjetër sezon fillon tani. Cilat janë pritshmëritë e Rexhepit, për Skënderbeun dhe personalisht?

Në këtë sezon që nis, për të gjithë pritshmëritë janë më të mëdha se një vit më parë. Do të kërkojmë që të marrim maksimumin në çdo ndeshje dhe të mbajmë grupin e fortë pavarësisht situatave që mund të krijohen. Nuk do t’i ndajmë gjërat individualisht, por do t’i shohim ato në përgjithësi si grup i fortë dhe cilësor.

Çfarë ka ndryshuar nga Skënderbeu i një sezoni më parë?

Nuk ka ndryshuar shumë në aspektin e mentalitetit dhe kjo është kryesorja, pasi nga mentaliteti fundin e sezonit të kaluar ishim të fortë dhe të gjithë e panë çfarë bëmë. E rëndësishme gjithashtu është që nuk kanë ndryshuar shumë aktorët e fushës. Jemi po të njëjtin lojtarë dhe gati për të bërë më të mirën e mundshme këtë sezon. Me përforcimet e fundit që kemi bërë këtë sezon ekipi duket shumë herë më i fortë dhe i konsoliduar.

Të shtunën përballë Tiranës. Çfarë ndeshjeje prisni?

Do të jetë një ndeshje delikate dhe kjo është më se normale. Është një ekip që pretendon për titull dhe ka shumë lojtarë cilësorë. Skënderbeu i këtij sezoni ndryshon shumë nga ai i vjetshmi. Ne e shohim veten të barabartë me çdo kundërshtar që do të luajmë dhe kjo është thelbësore. Kështu, janë të paralajmëruar që Skënderbeu nuk do të jetë një kundërshtar i thjeshtë. Jemi me bindje të përgatitur që do të dalim të marrim më të mirën.

Fakti që ekipi është më i rritur këtë vit ndikon te performanca në ndeshje?

Normal, kjo është një plus shumë i madh për ne. Jemi një grup që luajmë sezonin e dytë së bashku dhe njohim mirë lojën e njëri-tjetrit. Tani jemi më të bindur dhe më me harmoni sesa një ekip i ndërtuar nga i pari e deri tek i fundit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Rey Manaj dhe Morata fotografohen bashkë pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Alvaro Morata duket se është i lidhur ngushtë me shqiptarët. Sulmuesi spanjoll nuk e ka fshehur asnjëherë raportin tejet miqësor që ndan me Vrionin, të cilit i ka dedikuar edhe gola me fanellën e Juventusit. Por lojtari i huazuar në Austri nuk është i vetmi shqiptar që ka një miqësi me Moratan.

Futbollisti i Juventusit ka treguar marrëdhënien shoqërore që ndan me Rei Manajn. Të dy lojtarët ishin kundërshtarë në fushën e lojës ditën e sotme, teksa bardhezinjtë luanin kundër Specias. Megjithatë pas 90 minutave “rivaliteti” i ka lënë vendin miqësisë.



Të dy sulmuesit kanë bërë një fotografi së bashku, të cilën Alvaro Morata nuk ka ngurruar ta shpërndajë në rrjetet sociale. Në një “story” të postuar në “Instagram”-in e tij, spanjolli ndan foton me Manajn, të cilin e quan vëlla.

LEXO TE PLOTE

Sport

Erdhi me bujë në merkato, ja pse Memelli nuk po e aktivizon ende mesfushorin brazilian

Publikuar

-

Nga

Mesfushori brazilian, Bruno Riter, iu bashkua Skënderbeut në fundin e merkatos. Afrimi i tij ka shtuar cilësinë në skuadër, por trajneri Migen Memelli duhet të presë edhe pak për ta pasur 100% në dispozicion lojtarin.



Riter nuk është ende në formën e duhur për t’u grumbulluar në ndeshjet e kampionatit. Gjithsesi, ai tashmë po ambientohet me skuadrën dhe qytetin. Mesfushori i qendrës shihet si një futbollist që mund të bëjë diferencën në pozicionin e tij.

LEXO TE PLOTE

Sport

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë me Lyonin

Publikuar

-

Nga

Xherdan Shaqiri është ambientuar mjaft mirë te skuadra e Lionit duke fituar dhe vendin e titullarit. Por sulmuesi shqiptar është bërë protagonist mbrëmjen e sotme duke shënuar në fitoren 3-1 të Lionit në sfidën ndaj Trojes.

Shaqiri barazoi shifrat në minutën e 48-të duke realizuar një gol mjaft të bukur. Pas një pasimi të Guimares, sulmuesi nga Gjilani gjeti cepin e portës me një goditje të saktë me të majtën.



Ky gol i hapi rrugën e fitores Lionit e cila përmbysi rezultatin e pjesës së parë me golat e Emerson dhe Paketës. Ky është dhe goli i parë i Xherdan Shaqirit me fanellën e Lionit duke gjetur rrjetën pas vetëm 4 ndeshjesh.

LEXO TE PLOTE