Connect with Us

“Lulzim Basha është zhgënjim”/ Nisin thirrjet për dorëheqje të kreut të PD

Politikë

“Lulzim Basha është zhgënjim”/ Nisin thirrjet për dorëheqje të kreut të PD

Publikuar

-

cna lajme politike

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar me tone të ashpra në lidhje me vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha, për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së.

Sipas Manjanit, Basha, vendimin e jetës e harxhoi për të përzënë Berishën nga partia, dmth nga asgjëja., ndërsa të gjithë prisnin që të kishte vendimin e jetës së tij largimin e Ramës dhe ardhjen e vet në pushtet, dmth tek vetë gjëja.

Tashmë, thotë, Manjani PD na përket të gjithëve, ndaj vendimi i dytë më i rëndësishëm i jetës së Bashës, është dorëheqja.

Zhgënjim…

Lulzim Basha, që harxhoi vendimin e jetës së tij politike, me një njeri të vet’larguar nga partia që prej 8 vitesh, nuk ka më asnjë shanc të bindë njeri t’i shkojë nga prapa.

Sot kanë përfundimisht të drejtë të gjithë ata që na thoshin se Luli nuk bën për këtë punë. Luli ka humbur tashmë mbështetje të një shumice të madhe votuesish që duan ndryshim.

Sinqerisht, unë vetë sot mendoj se është më mirë Rama aty ku është sesa të mbaj shpresë tek Luli, që krijon debat me partinë e vet për një të vetlarguar në fund të fundit… Vaj hallin ç’mund të bëjë ky ndaj atyre që duan të zhvillohen në karrierë..!

Uroj që të marrë sa më parë edhe vendimin e dytë të jetës së Tij: të dorëhiqet paqësisht. Ai nuk drejton dot më atë parti. Ai nuk është në harmoni llogjike, politike e shpirtërore me atë parti’, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj "Bindjes Demokratike"/ Topollaj: Lulzim Basha i frikësuar

Sipas tij, Basha ka dhënë qartësisht idenë se është i shantazhueshëm.

Ky është fundi. Ata që e mbajnë nën shantazh nuk e falin. Herët a vonë do ta këpusin. Por deri atëhere do ketë bërë më shumë dëm sesa të mira.

Gjykoj se alternativa që mbetet është: o ikën Luli, o ikën PD nga jeta politike. Largimi i PD ishte edhe qëllimi i gjithë superpropagandës së superpushtetit, të paktën i 2 viteve të fundit. Nga ana tjetër, nuk është zgjidhje as rikthimi i Doktorit në krye të saj. Në këtë pikë PD nuk mund të jetë më çështje vetëm e demokratëve.

PD duhet të synonte të forconte lidhjet me shqiptarët që e votojnë dhe jo me ambasadat që e shantazhojnë. Se në zgjedhje të votojnë shqiptarët, jo ambasadorët. As kundërshtarët politikë”, shkruan më tej Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“E mbyti Ramën, duke hequr të vetët”/ Topalli ironizon Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Jozefina Topalli ka ironizuar kreun e PD-së, në detyrë Lulzim Basha, pas vendimit të fubndit për shkarkimin e Flamur Nokës, nga drejtimi i Komisionit të Sigurisë.

“E mbyti Ramën, duke hequr të vetët”, ka shkruar Topalli në rrjete sociale, me një ironi therëse ndaj Lulzim Bashës.



Reagimet pas shkarkimit të Nokës kanë qenë të shumta, me argumentin se Basha e ka marrë këtë vendim pa u konsultuar me grupin parlamentar apo me strukturat e tjera të PD-së, njësoj si në rastin e ish-Kryeministrit Sali Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vijojnë “internimet” në PD/ Kush e ka radhën pas Nokës?!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Vendimi personal i kreut të PD, Lulzim Basha për të përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD, vijon të sjellë përçarje të mëtejshme në këtë forcë politike.

Por, përtej kësaj ky vendim po tregon qartë se Lulzim Basha është një kryetar partie, autokrat dhe i paaftë.

Pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar, Basha duket se po vijon me politikën e tij, që ndëshkon çdo zë kritik kundër tij, apo çdo zë që i kërkon dorëheqjen.

Mbrëmjen e djeshme, e kishte radhën Flamur Noka, një ndër deputetët e PD i cili ka dalë i pari në krah të Berishës, pasi ky iu fundit u përjashtua nga grupi parlamentar, me një vendim personal të Lulzim Bashës.

Pas disa qëndrimeve kritike në media, dje Basha “ndëshkoi” Flamur Nokën.

Sërish me një vendim personal dhe të pakonsultuar me strukturat e partisë, Lulzim Basha shkarkoi Flamur Nokën si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe e paralajmëroi për përjashtim nga grupi parlamentar i PD.

Por, kush e ka radhën pas Nokës

Noka foli në media, e kritikoi Bashën, dhe ky e shkarkoi dhe e paralajmëroi me përjashtim nga Grupi Parlamentar.

LEXO EDHE:  Opozitë e pabesueshme?!

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj "Bindjes Demokratike"/ Topollaj: Lulzim Basha i frikësuar

Por, edhe deputeti Oerd Bylykbashi ka mbajtur qëndrime kritike ndaj Lulzim Bashës. Dhe mesa duket po i vjen radha pas Nokës.



Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se janë rreth 10 deputetë të PD që kanë dalë në krah të Sali Berishës. Dhe kanë pasur edhe qëndrime të forta kundër Bashës. Edhe këta do përjashtohen nga Basha?

Pra, tani PD është kthyer në një ish parti e vogël komuniste e drejtuar nga një kryetar i paaftë dhe autokrat që sillet si një Enver i vogël në krye të PD.

Enveri ata që përjashtonte, i internonte ose i pushkatonte. Por, Lulzim Basha këtë nuk e bën dot se jemi në demokraci, kështu që e ka filluar me përjashtime.

Përjashtimet ka në dorë dhe përjashtime bën.

Ndërsa, internimet ka filluar t’i bëjë duke distancuar deputetë që e ktitikojnë apo që i kërkojnë të japë dorëheqjen./CNA.al

Emrat/ Berisha i merr grupin parlamentar Bashës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat/ Berisha i merr grupin parlamentar Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Demokratike arriti të marrë në total 59 deputetë, përfshirë këtu edhe aleatët, si  PR, LZHK, PBDNJ, PDIU dhe PAA.

Por, pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit, 2021, Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, duket se vetëm sa vijon e thellon përçarjet.

Në tetë vite, Lulzim Basha ka përçarë dhe shkatërruar strukturat e kësaj partie, për ti vënë më pas “vulën” në 9 shtator 2021, me vendimin e tij personal, duke përjashtuar ish-kryeministrin dhe liderin historik të demokratëve, Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.

Por, vendimi i tij personal, për përjashtimin e Berishës, duket se po i sjell jo pak kosto Lulzim Bashës, pasi tashmë është e qartë se shumica e grupit parlamentar dhe anëtarësia e Partisë Demokratike, është në krah të Sali Berishës.

Përtej “Foltores” së Berishës, ku në çdo qytet është pritur me brohorima dhe entuziazën nga mijëra demokratë, duket se edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike është në krah të ish-kryeministrit Berisha.

Tashmë një pjesë e deputetëve të PD kanë dalë hapur me qëndrime në media, pro Berishës, ndërsa një pjesë tjetër qëndrojnë në heshtje.

Dhe fakti është se tani kemi një Lulzim Bashë, të vetmuar, të cilit i kanë ngelur vetëm Grida Duma, Ervin Salianji, e ndoshta deri diku edhe Agron Gjekmarkaj, apo edhe ndonjë servil tjetër që i rri nga pas.

Edhe pse Basha përpiqet ti nxisë deputetët të mbajnë qëndrime, një pjesë nuk pranojnë të flasin, ndërsa një pjesë kanë dalë duke folur hapur kundër vendimeve të tij personale.



Disa nga emrat që kanë dalë publikisht në krah të Berishës janë Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Luciano Boci, Isuf Celaj, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Luan Baçi.

Pra, janë 10 deputetë nga grupi parlamentar i PD që kanë dalë hapur në krah të Berishës, plus vetë ish-kryeministri që do të thotë 11 deputetë. Nga ana tjetër ka edhe mbi 10 deputetë të tjerë që qëndrojnë në heshtje, dhe nuk kanë pranuar kërkesën e Lulzim Basha për të mbajtur qëndrime në media.

LEXO EDHE:  Sulmet ndaj “Bindjes Demokratike”/ Topollaj: Lulzim Basha i frikësuar

LEXO EDHE:  “Kërcënimi” nga “Çadra e Lirisë”/Ramën ta marrim për leckash urgjent!

Pra, në total Basha mori 59 deputetë, përfshirë këtu edhe shtatë mandatë nga aleatët, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

Por, 11 deputetë së bashku me Berishën kanë dalë hapur kundër Bashës. Plus mbi 10 të tjerë që qëndrojnë në heshtje, hiq dhe shtatë mandate që janë të aleatëve, me një llogari të thjeshtë del qartë se Berisha ka marrë më shumë se gjysmën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Dhe Bashës i kanë ngel vetëm disa emra, të cilët numërohen me gishtat e dorës.

Edhe pse i bëri listat vetë, Lulzim Bashës i ka ngelur vetëm një grup i vogël. Dhe në ditët në vijim të tjerë deputetë pritet të dalin hapur në krah të Berishës.

Demokratët e kanë të qartë së dështimet dhe humbjet ciklike të Lulzim Bashës, kanë shkatërruar PD dhe e kanë kthyer një një “patericë”, të kryeministrit Rama.

Faktet tregojnë se Lulzim Basha tani është thjeshtë dhe vetëm një kryetar me vulë në dorë, dhe partia ka ngelur vetëm si një strukturë e vogël brenda PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE