Connect with Us

Lubonja i “nxjerr bojën” Bashës/ Tregon çfarë do të ndodhë me PD 

Politikë

Lubonja i “nxjerr bojën” Bashës/ Tregon çfarë do të ndodhë me PD 

Publikuar

-

cna, lajme

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit që kanë prodhuar tensione në skenën e politikës shqiptare, vendimin e Bashës për të hequr nga grupi parlamentar të PD, Sali Berishën.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 , Lubonja i drejtoi Kritika të forta Lulzim Bashës, në lidhje me vendimin e këtij të fundit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Sipas Lubonjës, ajo që do ndodhë me largimin e Berishës, është vetëm dobësimi i PD-së.

Ky është vetëposhtërm i opozitës që forcon Ramën, autoritetin e Ramës. Është poshtërim dhe i shqiptarëve në përgjithëse, opozitën duhet ta ndërtojmë vetë, duket sikur amerikanët po mundohen të bëjnë drejtësi me opozitën.

Çështje tjetër Berisha pastaj. Berisha duhet të ishte larguar nga politika pas ’97. Për përgjegjësitë e mëdha që ka. Shqipëria duhet të kishte tjetër parti opozitare. Me një autokritikë dhe me njerëz të rinj. Fatkeqësia është që këta, me Bashën në krye, apo dhe ata që thonë distancim nga Berisha. Këta nuk marrin parasysh gabimet që ka bërë PD me Berishën, por thonë e kërkon Amerika. Në këto aspekte që Berisha duhet të kishte ikur, u kthye në 2005, dështoi se tha do të luftojë sistemin e korrupsionit. Nuk e luftoi. Iku në 2013, duhej të largohej. U largua nga lidershipi, por kjo është një çështje që ka të bëjë me një PD që do të donim të ishte ndarë nga oligarkët më të cilët është rritur dhe është forcuar, dhe të ishte me të papërfaqësuarit që nuk janë kërkund. Tani se e duan amerikanët, për diçka që nuk e marrim vesh, për ti bërë favore Ramës. ”- tha Lubonja.

LEXO EDHE:  Luli vijon seritë e telenovelës turke/ Lali Eri i përgatit skenarin e radhës

Ai ka rezerva për vendimin individual të Bashës, sipas të cilit as diktatori Enver Hoxha nuk deklaronte se i kishte marrë vetë vendimet, por gjithmonë Partia ose Komiteti.

E sigurt është që vendimin e ka marrë vetë dhe ka nëpërkëmbur gjithë partinë. Mund të bëhej me një votim të qartë, ku ka dhe pro e kundra. Edhe Enveri thoshte vendosi partia a Komiteti, po nuk dilte aty unë vendosa. Si ka mundësi që vendosi ky? Ky është personalizim, edhe sikur të jesh pronar i një biznesi, edhe në atë biznes ke ca leva që duhet të konsultohesh. ”- shtoi Lubonja.

Për Lubonjën, me këtë vendim forcohet Rama i cili është drejtuesi i sistemit dhe po kap PD dhe Basha një aksioner i këtij sistemi.

Ky është vendim dobësie, që e dobëson. Nëse mund të përdor një shprehje për sistemin që ka ndërtuar Rama, pra që vetëm betonizon, ky është një aksioner, ka qenë aksioner i trustit të betonit, edhe PD-ja. gjithnjë më shumë po e kap Rama. Dhe ky ka shitur disa aksione atje për të marrë një pjesë të vogël. Ka forcuar fuqinë e aksioneve e grupimeve të veta.”- përfundoi Lubonja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Shkarkimi i Bashës/ Paralajmëron Nishani: Dhjetori do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha

Publikuar

-

Nga

Nishani tregon “hallin e madh” të Bashës/ Ja pse mblodhi Kuvendin Kombëtar

Ish-presidenti Bujar Nishani, teksa ka komentuar situatën brenda partisë, ku shprehu sigurinë se me mbledhjen e Kuvendit të Partisë Demokratike mund të shkohet edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës.

I ftuar në “Real Story” Nishani theksoi se përvjetori i themelimit në dhjetor do ta gjejë PD-në me ndryshime të mëdha.



“Berisha përfaqëson sot mazhorancën e PD. Unë kam besim se gjërat do të shkojnë siç duhet të kishin shkuar. Ne kemi shkuar tek Kuvendi Kombëtar nuk kemi ngelur tek Këshilli. Kuvendi ka të drejtë të shkrijë partinë dhe rithemelimin e saj. Por unë mendoj se përderisa ka një mazhorancë shumë të fortë brenda kësaj mund të bëhen ndryshime në status. Mund të shkohet edhe në një referendum për çështje të tjera, edhe për shkarkimin e Lulzim Bashës. Përvjetori i themelimit të PD do ta gjejë atë me një ndryshim të madh.  Është momenti i një bashkimi i madh. Dua të sjell një emocion që ndodh tek njerëzit. Kundërshtari politik margjinalizohet. Demokratët janë pushuar nga puna, nuk u hapen dyert. Pra demokratët duhet të vijnë në pushtet, për interesat  e kujtdo. Sistemi politik është në krizë dhe me veprimin e fundit të zotit Basha është edhe në krizë identiteti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha ka 85 mijë përkrahës më shumë se Basha”/ Analisti: Foltorja i shtoi popullaritetin

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Analisti i sondazheve, Eduart Zaloshnja, ka krahasuar dy sondazhet e bëra nga Euronews dhe Javanews për ish-kryemistrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në një lidhje për Abc News, ai ka deklaruar se Berisha ka rreth 85,000 përkrahës më shumë se Lulzim Basha mes elektoralit blu.

Zaloshnja tha se mbështetësit për liderin historik të Partisë Demokratike janë rritur me fillimin e aktivitetit të foltores.



“Numrat e sondazheve, statistikisht janë thuajse njëlloj. Del që aktualisht rreth  85,000 përkrahës ka më shumë sesa Basha në elektoralin e djathtë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Denoncimi në “Fiks Fare”/ Rama shkarkon drejtorin e Hipotekës

LEXO EDHE:  “There is no liar 2 meters long!”/ Why Rama doesn’t go to Fier to inaugurate the incinerator

Analisti i sondazheve u shpreh se 47% e elektoratit demokrat janë optimistë se me Berishën mund të vijë në pushtet.

“Në opinionin e përgjithshëm shqiptar, Berisha ka 85,000 ndjekës më shumë…Në mënyrë të tërthortë kjo tregon një rritje të kuotave në elektoratin e përgjithshëm. Votuesin e djathtë. Në sondazhin e bërë në fillim të shtatorit, kuotat në elektoratin e përgjithshëm ishin të barabarta mes  Bashës dhe Berishës. Aktiviteti i foltores ka shtuar përkrahësit e Berishës dhe ka ulur të Bashës. 47% e elektoratit demokrat është optimist që me Berishën vihet në pushtet”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Guri i themelit është Berisha”/ Gjata: Njerëzit në fushatë votonin PD, sepse ishte emri i tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish sekretari për çështjet juridike në PD, Çlirim Gjata në një lidhje me emisionin “Opinion” ka komentuar situatën brenda partisë.

Ai tha se lëvizja e Berishës do të mbajë bazën e Partisë Demokratike, pasi sipas tij opozita rrezikonte të mbetej pa bazë.

Ndër të tjera Gjata tha, se gjatë fushatës ka vërejtur se një grup i madh i votuesve të PD, janë aty pikërisht për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Berishës.



 “Rezultati është që e mira më e vogël e mundshme është që të mbajë bazën e opozitës në këmbë, të rimbledhë opozitën sepse pas humbjes së zgjedhjeve dhe kësaj që ndodhi me zotin Berisha rrezikonte që opozita të mbetej pa një bazë.

Me çfarë kam parë në 6 javë fushatë mësova një gjë, që nuk e kisha kapur gjatë kësaj kohe: ajo bazë, ata njerëz ishin me PD, votonin dhe punonin  për PD sepse ishte emri i Berishës. Guri i themelit ku ata mbështeteshin psikologjikisht ishte Berisha. Vinin njerëz që thonin kam votuar hapur për Bashën kryetar, sepse është Berisha”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE