LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kush është Lindita Nikolla, kryetarja e re e Kuvendit

10 Shtator 2021, 17:24, Politikë CNA
Kush është Lindita Nikolla, kryetarja e re e Kuvendit

Lindita Nikolla është zgjedhur sot kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo ka marrë  79 vota pro, nga 71 që i duhen për t’u zgjedhur dhe 4 kundër.

Zgjedhja e saj u shoqërua me protestë në sallë nga ana e opozitës, ku shumica e demokratëve zgjodhën që të grisin fletët e votimit ndërsa pjesa tjetër u largua pa votuar.

Me marrjen e detyrës, Nikolla bëhet gruaja e dytë në histroinë e politikës shqiptare në krye të Kuvendit të Shqipërisë, pas Jozefina Topallit.

Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 Tetor 1965.

Ajo ka përfunduar studimet për Matematikë në fakultetin e Shkencave të Natyrës në vitin 1989 si dhe studimet Mastër për Administrim Publik në universitetin jo-publik, Albanian University.

Nikolla është përfshirë në politikë në vitin 2003 si këshilltare e Këshillit të njësisë bashkiake nr. 1 në Tiranë dhe në zgjedhjet lokale të vitit 2007 u zgjodh si kryetare e kësaj njësie për dy mandate radhazi.

Nga shtatori i vitit 2007, Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Në vitin 2013, Lindita Nikolla u emërua nga Kryeministri Edi Rama si Ministre e Arsimit dhe Sportit, detyrë të cilën e ushtroi deri në dhjetor 2018, kur u largua nga qeveria pas protestave maratonë të studentëve.

Ajo u pasua në këtë detyrë nga Besa Shahini dhe më pas nga ministrja aktuale, Evis Kushi.

Ndërkohë që tashmë ajo do të mbajë postin e kryetares së Kuvendit, në vend të Gramoz Ruçit./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga