LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katar 2022/ Messi shkëlqen me tripletë te Argjentina, fiton edhe Brazili

10 Shtator 2021, 09:00, Sport CNA
Katar 2022/ Messi shkëlqen me tripletë te Argjentina, fiton edhe

Kanë përfunduar dhe sfidat e fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit ?KATAR 2022? në Amerikën e Jugut.

Argjentina ka triumfuar me rezultatin 3-0 ndaj Bolivisë falë magjive të Lionel Mesit i cili dhuroi ?show? me një tripletë. Ylli argjentinas ka kaluar dhe rekordin e mbajtur nga legjenda braziliane dhe e futbollit, Pele ku sulmuesi i PSG-së ka shënuar 79 gola ndaj Pelesë me 77 gola në një kombëtare amerikano-jugore. Skuadra ?Albiceleste? renditet në vendin e dytë me 18 pikë.

Brazili ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Perusë, falë golave të Ribeiros dhe Nejmarit, dhe skuadra Seleçao aktualisht klasifikohet në vendin e parë në kuotën e 24 pikëve, e shkëputur ndjeshëm nga Argjentina e vendit të dytë.

Në takimet e tjera, Uruguaj ka arritur një sukses në frymën e fundit në minutën e 90+2? flalë golit të Pereiros ndaj Ekuadorit. Paraguaj ka fituar me shifrat 2-1 kundër Venezuelës dhe Kolumbia triumfon me rezultatin 3-1 ndaj Kilit.

NDESHJET E LUAJTURA ?

ARGJENTINË 3-0 BOLIVI

BRAZIL 2-0 PERU

URUGUAJ 1-0 EKUADOR

PARAGUAJ 2-1 VENEZUELË

KOLUMBI 3-1 KILI

Lajmet e fundit nga