Connect with Us

Igli Tare komenton situatën e kombëtares: Situata duket premtuese

Kombëtare

Igli Tare komenton situatën e kombëtares: Situata duket premtuese

Publikuar

-

Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, igli Tare, aktualisht një nga drejtorët sportivë më të vlerësuar në futbollin europian falë sukseseve me Lacion, ka analizuar lojën e përfaqësueses shqiptare në ndeshjet e muajit shtator. Në një intervistë të dhënë për “SportNews” me moderatoren Enxhi Biba, ai ka treguar ndjesitë e tij pas këtyre ndeshjeve të kuqezinjve që sapo u mbyllën dhe shohin Shqipërinë në vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit.

Situata e Kombëtares – “Fotografia e momentit të Kombëtares është shumë e bukur. Kjo është diçka premtuese, shpresëdhënëse, sidomos për dy ndeshjet e radhës që janë vendimtare për përfundimin e këtyre eliminatoreve. Besoj që në ndeshjen e parë me Poloninë pamë disa shkëndija të potencialit që ka skuadra jonë, por detajet bënë shumë diferencën, sidomos kur ke të bësh apo kur luan përballë lojtarëve të kalibrit botëror siç është Levandovski. E mbi të gjitha në një ambient elektrizues, edhe në bazë të momentit të golave siç ishte në Varshavë. Sa i përket ndeshjes së dytë me Hungarinë, më pëlqeu shpirti i skuadrës se e kishin kuptuar rëndësinë e ndeshjes dhe mënyra e interpretimit ishte perfekte. Ndoshta ka pak mangësi sa i përket finalizimit se krijon shumë, por finalizimi akoma çalon pak. Por mbi të gjitha kryesorja ishte rezultati se vetëm ai kishte rëndësi. Për fat të mirë u arrit me shumë sakrifica, gjë që u pasqyrua në ndeshjen e dytë ndaj San Marinos, kur diferencën e bëri skuadra në pjesën e dytë, sidomos me futjen në lojë të Brojës, se ishte një lojtar që i dha shumë tone pozitive lojës sulmuese të skuadrës tonë”.

Moduli i Rejas – “Nuk është çështje moduli, është çështje thjesht rezultatesh. Trajneri mbi të gjitha bën çdo zgjedhje të mirë në bazë të kualiteteve që ka dhe karakteristikave që ka, me ardhjen në skuadër të një lojtari si Bajrami, që i mungonte ekipit si karakteristikë e veçantë, duhet theksuar edhe një lojtar që më pëlqen shumë si Muçi i cili ka karakteristika të veçanta për lojën, me ardhjen e Bajramit skuadra jonë ka mundësi e mund të luajë ndryshe. Nga 3-5-2 kalon ne 3-4-2-1 që është modul shumë ofensiv. Kjo ishte skema me San Marinon dhe besoj se mund të jetë në të ardhmen një skemë ku mund të bazohet skuadra”, tha Tare.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

UEFA cakton një arbitër të rëndësishëm për ndeshjen Hungari-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

UEFA e ka marrë shumë seriozisht dhe e ka vlerësuar së tepërmi përballjen mes Hungarisë dhe Shqipërisë. Kjo përballje do të përcaktojë jo pak sa i përket vendit të dytë në kualifikueset e Botërorit. Për këtë arsye UEFA ka caktuar një arbitër që gjykon në nivelet më të larta.



Bëhet fjalë për spanjollin 45-vjeçar, Carlos Del Cerro Grande. Ky i fundit vendos drejtësi në La Liga, ndërsa së fundmi kishte detyrën e vështirë për të gjykuar super sfidën mes PSG dhe Manchester City në “Champions League”.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Tifozët kuqezinj përgatisin surprizën e papritur për Levandovskin

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të përballet në ndeshjen e parë me Hungarinë dhe më pas do të masi forcat me Poloninë. Kuqezinjtë do të jenë ende në lojë matematikisht për ëndrrën e Botërorit, pavarësisht rezultatit në tokën hungareze. Dëshira e shqiptarëve për t’u kualifikuar në Botëror përkëthehet në lënien jashtë të ylli botëror, Robert Lewandowski, që do të mbetej pa kompeticionin më të rëndësishëm.



Për të mbërritur në këtë pikë tifozët janë bashkuar si kurrë më parë. Shumë grupime tifozësh nga të gjitha trevat janë bashkuar në një të vetëm, TKZ. Kështu zëri do të oshëtijë dhe do të bashkohet në një të vetëm. Por kjo nuk është ndeshje normale dhe as tifozët nuk do të jenë “normal”. Një surprizë e madhe po përgatitet nga TKZ për t’u shpalosur para ndeshjes që do të emocionojë edhe lojtarët.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Gjykoi Francë-Gjermani, madrileni strikt caktohet për Hungari-Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Shqipëria luan këtë të shtunë një nga ndeshjet decizive sa i takon edicionit kualifikues për rrugën drejt “Katar 2022”. Përballja ndaj Hungarisë është një nga sfidat ky pikët maksimale mbajnë kuqezinjtë ende në garën për të shpresuar një vend mes skuadrave që do të marrin pjesë në “Play Off”.

Për këtë, UEFA ka caktuar që gjyqtar i ndeshjes së Budapestit ndaj Hungarisë vendase të jetë Carlos del Cerro Grande. Spanjolli 45 vjeçar është arbitër ndërkombëtar që prej vitit 2013. Madrileni ka gjykuar ndeshjen në grupe për “Euro 2020” mes Francës dhe Gjermanisë.



Asistentë të tij në këtë takim do të jenë spanjollët Roberto Alonso Fernandez dhe Inigo Prieto. Në sistemin VAR janë caktuar Jose Maria Sanchez dhe Raul Cabanero si asistent në VAR.

Për t’u theksuar është fakti se spanjolli është dorëlëshuar me kartonët dhe në sfidat që ka gjykuar ai ka një mesatare prej të paktën pesë kartonësh të verdhë për ndeshje.

LEXO TE PLOTE