Connect with Us

Harxhi kërkon dorëheqjen e Bashës/ ‘PD të futet urgjentisht në zgjedhje’

Politikë

Harxhi kërkon dorëheqjen e Bashës/ ‘PD të futet urgjentisht në zgjedhje’

Publikuar

-

‘Masakra’ me listat e PD/ Harxhi: Iu është mohuar e drejta 30 mijë demokratëve, PD ‘tokë e nxanun”

Ish-kandidatja për kryetare e së djathtës Edith Harxhi, ka folur për situatën në PD, pas përjashtimit të ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një lidhje me Top Talk, ajo tha se PD duhet rithemeluar, Basha të japë dorëheqjen dhe të shkohet urgjentisht në zgjedhje.

“Kam theksuar që PD duhet rithemeluar. Është jo egzistente në shumë përmbajtje.

Kjo nuk është thejsht për vendimin antistatuor të marrë mbrëmë nga zoti Basha, por se është kthyer e tillë për një kohë të gjatë.

Sot jemi në një situataë ku shoh një ngritje të moralit të shumë demokratëve që reagojnë kundër vendimit të Bashës.

LEXO EDHE:  Grupi i PD/Ja kush janë 3 nënkryetarët, sekretari dhe zëdhënësi

Kjo ka bërë që të zgjohen struktura dhe ata që ishin larguar nga kohë.

Kjo ishte shkëndija për të bërë të mundur rigritjen e PD.

Është një zgjim i strukturave të PD dhe atyre që nuk funksionon prej shumë kohësh sepse panë fytyrën e vërtetë të Lulzim Bashës që vendosi interesin e vet mbi partinë.

Herët a vonë Basha do duhet të japë dorëheqjen. PD duhet të futet urgjentisht në zgjedhje të drejta”, theksoi Harxhi./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Berisha është i vetmi që mund të rrëzojë Bashën”/ Imami: Nëse nuk ndodh, PD merr fund

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i PD, Arben Imami deklaroi se i vetmi person që mund të heqë Bashën nga drejtimi i PD-së, është Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN, Imami tha se “nëse edhe ai nuk do ta arrijë këtë gjë, kjo parti merr fund”.

I vetmi që mund ta rrëzojë, është zoti Berisha. Për shkak se pesha e zotit Berisha, entuziazmi që ngre brenda PD-së, është tejet i rëndësishëm. Për këtë arsye thashë është shpresa e fundit. Nëse nuk ndodh edhe pas kësaj, nuk ndodh më. Nëse nuk ndodh, ajo parti nuk do të ketë më vlerë fare. Do të jetë thjesht parti e një kryetari, që i duhet atij dhe kush është pranë tij.

Zoti Berisha ka përcaktuar dhe objektiva. Se si do t’i zgjidhë disa gjëra, janë të paqarta. Normalisht, po të mendonim në kushte normale, po të mblidhet një kongres, po të mblidhet shumica e firmave, kryetari nuk ka pse rri.



LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës bën thirrjen Mos IK/ A rrihet me Ramën e Lulin me Liken

LEXO EDHE:  Kërkoi mandat të tretë dhe 800 mijë vota/ Strazimiri “i përvishet” Ramës

PD-në e bënë ashtu siç deshën, ky që e ka në dorë. Kjo është partia e atij që ka vulën.

E vetmja shpresë që gjërat të mundë të ndryshojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për PD-në, por sepse jemi pa opozitë dhe do të vijojmë të jemi pa opozitë.

Që Shqipëria të mos ketë opozitë, është një gjë e paimagjinueshme.“-tha Imami. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Si i sfumoi Basha hetimet për lobimin”/ Ish-Ministri ngre dyshime të forta

Publikuar

-

Nga

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka hedhur dyshime, se si kreu i PD-së, në detyrë Lulzim Basha, për të ruajut veten fundosi PD-në.

“Më ndjeftë perëndia, por ka disa kohë që nuk më shqitet nga koka dyshimi i arsyeshëm se Lulzim Basha vendosi për djegien e mandateve për të sfumuar hetimin që Amerika çeli ndaj tij.

E kam krijuar këtë dyshim këto kohë pasi dolën në publik disa fakte që lidhen me dëshminë e Nick Muzin.

Edhe atëhere vendimi për djegien e mandateve u nis dhe u bë fakt nga Basha personalisht. Deputetët reaguan, për hir të së vërtetës. Disa nuk pranuan djegien. Disa u shitën. Të tjerë u shantazhuan. Aq i pakonsultuar ishte ai vendim, saqë edhe CDU aleatët politikë të vetëm që ai kishte, u çuditën”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Sipas tij, djegia nuk u menaxhua ashtu siç ishte qëllimi i saj, por u la në rënie të lirë me qëllim dhe nga njëra anë u bënë protesta, por nga ana tjetër të huajt negocionin për sigurinë dhe jo për hetimin…

Manjani shkon më tej, ndërsa shkruan se Bashës i duhej një ngjarje e madhe që të sfumonte hetimet në Amerikë, ndaj mori vendimin për djegien e mandateve.

LEXO EDHE:  “U  larguan se kishin humbur shpresën”/ Mziu mesazh të rinjve të Dibrës

LEXO EDHE:  Kërkoi mandat të tretë dhe 800 mijë vota/ Strazimiri "i përvishet" Ramës

”I duhej një ngjarje e madhe e fortë që të sfumonte hetimet Amerikane. Dhe në fakt e sfumoi, por me kosto të jashtëzakonshme për PD, Opozitën dhe Shqipërinë.



Me thënë të drejtën më vjen keq për veten, nëse ky dyshim që kam të jetë e vërteta.   

E kam mbështetur idenë e djegies së mandateve sepse Shqipëria politike që prej 2017, vendosi monizmin e rezultat zgjedhor të manipuluar. Duhej vërtetë diçka e fortë për ta denoncuar këtë realitet fals.

Djegia e mandateve ishte vendim i fortë dhe denoncues. Ndaj e kam mbështetur. Edhe sot do ta mbështesja, po të ndodhte. Jemi prap në monizëm dhe me rezultat zgjedhor të deformuar.

Por nëse ky vendim i fortë u mor për çështje personale, siç faktet e sotme e sugjerojnë, atëhere ky është zhgënjim. Është nga atë zhgënjime që vështirë të shuhen apo zhduken nga memoria.

Për mua Lulzim Basha është në mënyrë të arsyeshme “i dyshuar”, që për çështje personale i ka shkaktuar këtij vendi kosto të larta.

Personalisht fal çdo njeri që më sulmon, por nuk ja harroj askujt që më zhgënjen”, shkruan më tej Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tjetër deputet i PD kundër Bashës/ Po e çon partinë drejt vdekjes

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një tjetër deputet i PD ka dalë kundër vendimit të Lulzim Bashës, për të shkarkuar Flamur Nokën, si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe paralajmërimin për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja Albana Vokshi shkruan se memecëria dhe futja në rresht e çon PD-në në një vdekje të sigurtë.

LEXO EDHE:  Zbardhen debatet/ Marku e Leskaj vënë përpara Bashën: Çfarë do u themi tani, do shkojmë të pimë raki

LEXO EDHE:  Basha vijon turin në Korçë/ Pakt kombëtar për një Shqipëri ndryshe



Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rresht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt”, -shkruan Vokshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE