LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjesti i Ramës në Kuvend/ Zëdhënësja e PD: Luan filma, hajdut serial

10 Shtator 2021, 18:48, Politikë CNA
Gjesti i Ramës në Kuvend/ Zëdhënësja e PD: Luan filma,

Në seancën e sotme parlamentare, u votua për zgjedhjen e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.

Deputetët e PD zgjodhën të grisnin fletët e votimit dhe i hodhën në tokë, duke i bërë të pavlefshme.

Pas kësaj, kryeministri Edi Rama bëri gjestin e papritur, duke shkuar pranë kutisë dhe duke mbledhur fletët e grisura të votimit.

Pas këtij gjesti ka reaguar zëdhënësja e grupit të PD, Oriola Pampuri, duke e quajtur kryeministrin hajdur serial që nuk heq dot duart nga votat.

Pampuri vijon me akuzat duke shkruar se Rama mbushi Shqipërinë me plehra në mes të verës me skema mafioze dhe tani luan filma në Kuvend.

?Hajduti serial i votave qe s’i heq dot duart nga fletet e votimit, ky qe mbushi Shqiperine me plehra ne mes te veres me skeme mafioze luan filma ne kuvendin e zaptuar me kriminele?, shkruan Pampuri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga