Connect with Us

“Erling Haland do luajë te Real Madridi”

La Liga

“Erling Haland do luajë te Real Madridi”

Publikuar

-

Kristian Vieri ka dhënë një lajm të bujshëm në emisionin e tij “Bobo TV” në rrjetet sociale. Gjatë një bisede me Kasanon, ish-sulmuesi italian thotë se ka informacione të sigurta që Erling Haland do të shkojë te Reali i Madridit.

“Mua më thonë se kjo është e sigurt. Haland do të luajë në Madrid. Nuk e di sa është e vërtetë”, ka thënë “Bobo”. Sigurisht që kjo gjë u komentua menjëherë nga Kasano. “Atëherë Mbape nuk do të shkojë te Reali.

Unë mendoj se Haland mund të përfundojë te Bajerni i Mynihut. Drejtuesit janë duke lëvizur për ta marrë sepse është një lojtar fantastik”, ka përfunduar Antonio Kasano.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

“Faleminderit që erdhët dhe mirupafshim”/ Koeman habit gazetarët në konferencën për shtyp, mban një fjalim dhe largohet

Publikuar

-

Nga

Tensioni është në nivelin më të lartë te skuadra e Barcelonës, ku stoli i Ronald Koeman është tronditur pas humbjes në Champions League, kundër Bayern dhe barazimit në kampionat ndaj Granadës.Trajneri holandez është nën një presion, me thashethemet që e shohin të shkarkuar ku Andrea Pirlo është një ndër kandidatët për ët zëvendësuar holandezin.

Përgjigja e Koeman erdhi sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Cadiz. Tekniku 58-vjeçar u ul dhe lexoi një deklaratë para gazetarëve, pastaj u ngrit për t’u larguar pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje.



“Klubi është me mua si trajner në një situatë të tillë- u shpreh Koeman, situata financiare e klubit është e lidhur me performancën sportive dhe anasjelltas. Ekipi i futbollit pa qenë në gjendje të bëjë investime të mëdha financiare, kërkon kohë. Talentët e rinj të sotëm mund të bëhen yjet e rinj globalë brenda disa vitesh. Ne shpresojmë në mbështetjen tuaj në këto kohë të vështira. Ne si ekip dhe si lojtarë jemi shumë, shumë të lumtur me mbështetjen e madhe të tifozëve si ajo që kishim në ndeshjen në shtëpi kundër Granadës”.

Pastaj në fund u shpreh, “faleminderit shumë për ardhjen dhe mirupafshim”, Koeman u ngrit dhe u largua. Trajneri e kishte informuar ekipin se ai do të bënte një deklaratë të tillë dhe më vonë ia kaloi zyrës së shtypit të klubit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Surprizon Panucci: Jam madrilen, por më vjen keq për Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për situatën në të cilën ndodhet Barcelona. Në fjalët e tij, tekniku italian tha se ndonëse është tifozët i Real Madrid, nuk është i lumtur me gjendjen e katalanasve.



Unë jam madrilen dhe e di që madrilenët do të jenë të lumtur, por unë nuk jam i tillë. Më pëlqen të shikoj futboll kur luhet mirë. Barça gjithmonë bënte shfaqje dhe më pëlqen ta shikoj. Koeman? Momente të këqija vijnë për të gjithë. Llogaritë bëhen në mars ose prill. Koeman po punon me shumë vështirësi sepse Messi u largua dhe pa atë në dhomën e zhveshjes është situatë tjetër. Largimi i Messit nuk është pozitiv.”, u shpreh Panucci.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ronaldo ishte pranë transferimit te Atletico Madridi, ja pse dështoi marrëveshja

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo la Juventusin në verë për t’u kthyer në Mançester te Junajtidi, ku i ka bërë një nisje të shkëlqyer aventurës së tij të dytë në “Old Trafford”. Gjithsesi përpara se të shkonte te Junajtidi, e ardhmja e tij mund të kishte qenë në Spanjë, por me një ndryshim, në verë ai mund të kishte veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

Lajmin e ka bërë me dije tabloidi anglez “The Sun”, që nënvizon se menaxheri i lojtarit Zhorzh Mendesh ia pat ofruar yllin portugez disa klubeve në Europë. Dhe më i favorizuari dukej Atletiko e Diego Simeones.  Por, gjithnjë siç bën me dije “The Sun”, ka qenë vetë klubi kampion në Spanjë që ka refuzuar të firmosë me Kristianon duke parë të kaluarën e tij te Reali.



Dhe në fund Atletiko vendosi të shkojë për Grizmanin e jo të ndiqte Ronaldon. Sipas “Cadena SER”, Mendeshi ka kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e Atletikos duke i kërkuar nëse ishin të interesuar për Kristiano Ronaldon. Por refuzimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Ka qenë pikërisht e shkuara e tij me Realin e Madridit shtysa kryesore për drejtuesit e Atletikos për të refuzuar firmën me portugezin. Në këtë mënyrë në fund të merkatos së verës Ronaldo u transferua te Junajtidi.

LEXO TE PLOTE