LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E kam ndjekur me dhimbje të madhe, tha akuzat e Ramës”/ Lulzim Basha shpall armik Sali Berishën

10 Shtator 2021, 16:47, Politikë CNA
“E kam ndjekur me dhimbje të madhe, tha akuzat e Ramës”/

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar.

Në një deklaratë për mediat, Basha u shpreh se i qëndron vendimit të tij dhe se i ka ndjekur reagimet e Berishës me një dhimbje të madhe.

? Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr.Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur, dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin është dyfishuar sot nga gjuha e zotit Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi tek armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës, akuzat e Berishes ishin te njejta?, deklaroi Basha.

I pyetur nëse mendon se PD do të përçahet pas këtij vendimi , Basha tha se PD është më e bashkuar se kurrë. / CNA.al 

 

Lajmet e fundit nga