Connect with Us

“Dikush duhet të ikë nga PD”/ Bejtja tregon se kur përfundon beteja mes Berishës dhe Bashës

Politikë

“Dikush duhet të ikë nga PD”/ Bejtja tregon se kur përfundon beteja mes Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gazetari Andi Bejtja, ka komentuar përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Syri Tv, gazetari thekson se beteja do të përfundojë vetëm kur njëri prej tyre, ose Basha ose Berisha të ikë nga PD.

Dikush duhet të ikë nga PD, ose do iki Berisha ose Basha, rrugë të ndërmjetme nuk shikoj. Kjo punë mbaron me ikjen e njërit ose tjetrit në shtëpi.

Nëse nuk përfundon kështu, do të ishte fatkeqësi. Pyetja e madhe është se deri kur shqiptarët do dëgjojnë vetëm çfarë thonë ndërkombëtarët”, është shprehur Bejtja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

Publikuar

-

Nga

Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD. Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrigen e kryetarit të partisë.

Vetëm 8.3% e votuesve të PD mendojnë që partisë i duhet një udhëheqës i ri.



Thuajse gjysma e votuesve të PD-së mendojnë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat nuk e ndihmon partinë të vijë në pushtet më shpejt. Vetëm 22% e tyre mendojnë se vendimi i Bashës e ndihmon ardhjen në pushtet të PD-së./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Aty ku ka lek, ata janë bashkë”/ Akuzat e forta të Murrizit, çfarë fshihet pas marrëveshjes për vaksinat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është shprehur kundër bashkimit të opozitës e maxhorancës për blerjen e vaksinave, duke e konsideruar votimin një turp.

Ai hedh akuza të drejtpërdrejta për të dyja palët, duke thënë se, aty ku ka lek, ata janë bashkë.



Sipas tij, çmimi i vaksinës Pfizer është rritur, por asnjë nga deputetët e opozitës nuk kërkoi ta shihte faturën.

LEXO EDHE:  Plas tek opozita/ Monika Kryemadhi sherr me Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  “PD merr 7 mandate në Shkodër”/ Izmira Ulqinaku zbulon problemet që kemi hasur në fushatë

“Sa herë kanë votime për lek këta janë bashkë. Nuk e dëgjova asnjë deputete të opozitës, ku është fatura. Pfizer ka rritur çmimin. Votuan edhe heshtën. Ky votim është turp”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE