Connect with Us

Berishën e përjashtoi Aurela dhe kunati

Politikë

Berishën e përjashtoi Aurela dhe kunati

Publikuar

-

Ka një informacion, jo pak të besueshëm, se ndëshkimi ndaj Sali Berishës ka ardhur pas konsultimeve të forta që Lulzim Basha ka bërë me bashkëshorten e tij, Aurela Basha dhe me kunatin e tij, Erion Isufi.

Pra, ndëshkimi për Berishën ka ardhur nga Aurela Basha dhe Erion Isufi, bashkëshortja dhe kunati i Lulzim Bashës.

Skandali me Portin e Durrësit/ “RD” sulmon “padashje” kunatin e Bashës dhe ‘zhduk’ lajminKreu i Partisë Demokratike nuk u konsultua me askënd, nuk mblodhi asnjë strukturë, asnjë person nuk ka qënë në dijeni të vendimit.

Luli dje ka shkuar në seli rreth orës 20:00, ka transmetuar një video të regjistruar një ditë më parë. Pra, video është reagjistruar ditën e mërkurë në datën 8 shtator, e cila është ruajtur dhe më pas në konfidencialitet të plotë, nga Erion Isufi dhe kompania e tij, e cila bën dhe përpunimin e imazhit të Lulzim Bashës, është futur në transmetim.

Basha nuk ka takuar asnjë njeri. Të vetmit persona me të cilët është konsultuar, janë Aurela Basha dhe Erion Isufi.

Pra, qartazi ka ndodhur ajo që CNA.al e ka thënë në vazhdimësi.

Kreu demokrat është “peng” i familjarëve të tij.

Është “peng” i kompanisë së Erion Isufit, një subjekt i cili ka filluar gjatë kohës së qeverisjes së PD-së me një xhiro qesharake, dhe sot qarkullon me miliona euro.

LEXO EDHE:  Rama dhe Vuçiç planifikojnë ndarjen e re të Kosovës?  
        Pallati i shembur në Vlorë

Dhe nga ana tjetër është “peng” i bashkëshortes dhe vjehrrit. Kujtojmë këtu pallatin e famshëm në vlorë, dhe dhjetëra milionë eurot. Pa shkuar më tej, tek kunati për akuzat e drejtuara shpesh, përfshirë këtu dhe njerëz brenda PD-së, në lidhje me shitje mandatesh, e të tjera si këto.

Tashmë familja, e cila e ka rrethuar Lulzim Bashën dhe nuk e lëshon. Pasi luftoi të fuste në lista shumë njerëz që mbështesnin Lulin, pasi luftoi që të kapnin Këshillin Kombëtar dhe strukturat, vendosën të “vrasin” Sali Berishën.

Në fakt, ajo e Sali Berishës, është një “vetëvrasje”, pasi është njeriu që e ngriti të gjithë atë strukturë dhe gjithë atë parti, duke ia dhënë Bashës dhe duke e mbështetur atë vazhdimisht.

Tashmë, Sali Berisha, kreu një “vetëvrasje”, me urdhër të Aurela Bashës dhe Erion Isufit./CNA.al

Denoncoi falimentimin e bizneseve/ Kunati i Bashës lulëzon

Dokumentet/ Të gjithë oligarkët paguajnë kunatin e Bashës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Trau në Rrugën e Kombit/ Nishani tregon lojën e Lulzim Bashës, thirrja e fortë për Opozitën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani e cilëson vendosjen e traut në Rrugën e Kombit, si një nga aktet më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar, të qeverisë së Edi Ramës.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se ky akt antishqiptar, sikurse e cilëson ai, u “blindua” nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së Lulzim Bashës.

Vendosja e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit ishte dhe mbetet jo vetëm një prej akteve më korruptive dhe vendimeve në errësirë, por edhe një akt antikombëtar.

Trau dhe Taksa shqiptarofobe synon të frenojë sa më shumë të mundet qarkullimin e lirë të shqiptarëve, komunikimin e tyre ndër vedi.



LEXO EDHE:  Të rinjtë pjesëmarrës së Republikës së re/ Basha: Edhe në politikbërje

LEXO EDHE:  Shembja e ndërtesave/ Banorët e Unazës së re, kurbani i Bashës për Ramën

Ky akt korruptiv dhe antishqiptar i qeverisë së E. Ramës u blindua nga një lojë hilanjose dhe kompromentuese e opozitës së L. Bashës.”-shkruan Nishani.

Më tej, ai i drejton edhe një thirrje të fortë deputetëve të Opozitës, të cilëve u kërkon të paraqesin në Kuvend iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës në Rrugën e Kombit.

“Ju bëj thirrje sot deputetëve të opozitës në Parlament të paraqesin menjëherë iniciativën ligjore për heqjen e Traut dhe Taksës Antishqiptare në Rrugën e Kombit.

Deputetët e opozitës të kushtëzojnë çdo përfshirje të tyre në legjislacionin e mëtejshëm, me këtë çështje madhore në interes të ekonomisë, lirisë dhe kombëtare të shqiptarëve !”-përfundon postimin e tij Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Jo vetëm meshkuj/ Njihuni me katër femrat më të bukura spiune

Publikuar

-

Nga

Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si  përshembull James Bond, por kur bëhet fjalë për spiunet femra, jo vetëm që nuk na vjen nëpër mend ndonjë emër por mendojmë se nuk ka.

Por e verteta është krejt ndryshe. Ka pasur disa “heroina” të jashtëzakonshme në spiunazh, ju thjesht nuk keni dëgjuar për to.

Këto janë katër emrat më të njohura të femrave më të famshme që kanë qënë pjesë e spiunazhit.

  1. Anna Chapman

Spiunja dhe modelja ruse Anna Chapman ishte pjesë e një rrjeti spiunësh rusë, duke u infiltruar në SHBA për vite me radhë, dhe kishte si detyrë të joshte informatorin e “NSA”, Edëard Snoëden. Ajo përdori statusin e saj si modele për të marë informacion nga sekretet e fshehta të qeverisë. Ajo u arrestua në NYC gjatë vitit 2019.



  1. Ana Montes

Montes ishte spiune për qeverinë Kubane dhe filloi punën për SHBA në vitin 1985, me “Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Eksperte për gjithçka kubane, Ana kishte një kujtesë te jashtëzakonshme për të memorizuar memorizonte dokumente me lehtësi. Ajo madje kaloi testin e poligrafit për SHBA, por për fat të keq u dënua me 25 vjet burg në vitin 2002.

  1. Josephine Baker

Ky emër mund tju habisë. Josephine Baker ishte një valltare dhe këngëtare në vitet 1920. Ajo ishte gjithashtu spiune gjatë Luftës së Dytë Botërore në emër të “Rezistencës Franceze”, duke kontrabanduar mesazhe në muzikën e saj.

  1. Stephanie Rader

Stephanie Rader u bashkua me Trupat Ndihmëse të Ushtrisë së Grave në vitin 1942 para se të rekrutohej në Zyrën e Shërbimeve Strategjike. Duke shtirur identitetin e një gruaje që kërkonte anëtarët e humbur të familjes në luftë, ajo mori një punë në ambasadë. në këtë mënyrë ajo mblodhi informacione mbi lëvizjet e trupave ruse, statistikat politike dhe policinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anëtarësi anti-amerikane”/ Kreu i PD në Vlorë i kundërpërgjigjet Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD në Vlorë, Genc Deromenaj ka reaguar pas deklaratës së  Lulzim Bashës se “nuk do të lejonte asnjë grumbullim anti-amerikan”.

Sipas tij, pa kushte duhet të duhet Shqipëria, jo vetëm Amerika.

“”Anëtarësi Anti-Amerikane”, u tha a nuk u tha në mbledhje… Personalisht nuk dua të merrem me ngjarjen por me një kusht të çuditshëm, që:



LEXO EDHE:  Shembja e ndërtesave/ Banorët e Unazës së re, kurbani i Bashës për Ramën

LEXO EDHE:  “Na firoi 30% e anëtarësisë”/ Kadilli i shqetësuar për tkurrjen e PD

Shqiptarët, Politikanët shqiptarë duhet të duan Amerikën e pa këtë kusht çdo “dashuri” tjetër është hipokrite dhe nuk ka asnjë vlerë …!

Shqiptarët, Politikanët e tyre duhet të kenë si kusht të parë të panegociushëm:Të Duan Shqipërinë”, shkruan Deromenaj në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE