Connect with Us

Berisha: Lulzim Basha është një lider i thyer

Politikë

Berisha: Lulzim Basha është një lider i thyer

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Për ish kryeministrin Sali Berisha, kreu i PD, Lulzim Basha është një lider i thyer.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë, Berisha tha se Basha duhet të jepte dorëheqjen pasi humbi herën e dytë.

Sipas Berishës, PD nuk vjen në pushtet me një njeri që humbet dhe bën të njëjtat gjëra.

Basha për mua me humbjen e dytë duhet të largohej. Me Bashën në krye, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Basha është i pakorrigjueshëm.

LEXO EDHE:  Besnik Mustafaj tregon zhgënjimin me Bashën/Nuk justifikohet mungesa e këtyre personave në lista

Basha është lider i thyer. Është tjetër ti vjedhë zgjedhjet dikush dhe tjetër të mos i fitojë dikush.

Ditën e zgjedhjes vetëm 19 % e tyre votuan Lulzim Bashën.

Nuk kam asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe bën të njëjtat gjëra”, u shpreh Berisha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Emrat/ Berisha i merr grupin parlamentar Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Demokratike arriti të marrë në total 59 deputetë, përfshirë këtu edhe aleatët, si  PR, LZHK, PBDNJ, PDIU dhe PAA.

Por, pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit, 2021, Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, duket se vetëm sa vijon e thellon përçarjet.

Në tetë vite, Lulzim Basha ka përçarë dhe shkatërruar strukturat e kësaj partie, për ti vënë më pas “vulën” në 9 shtator 2021, me vendimin e tij personal, duke përjashtuar ish-kryeministrin dhe liderin historik të demokratëve, Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.

Por, vendimi i tij personal, për përjashtimin e Berishës, duket se po i sjell jo pak kosto Lulzim Bashës, pasi tashmë është e qartë se shumica e grupit parlamentar dhe anëtarësia e Partisë Demokratike, është në krah të Sali Berishës.

Përtej “Foltores” së Berishës, ku në çdo qytet është pritur me brohorima dhe entuziazën nga mijëra demokratë, duket se edhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike është në krah të ish-kryeministrit Berisha.

Tashmë një pjesë e deputetëve të PD kanë dalë hapur me qëndrime në media, pro Berishës, ndërsa një pjesë tjetër qëndrojnë në heshtje.

Dhe fakti është se tani kemi një Lulzim Bashë, të vetmuar, të cilit i kanë ngelur vetëm Grida Duma, Ervin Salianji, e ndoshta deri diku edhe Agron Gjekmarkaj, apo edhe ndonjë servil tjetër që i rri nga pas.

Edhe pse Basha përpiqet ti nxisë deputetët të mbajnë qëndrime, një pjesë nuk pranojnë të flasin, ndërsa një pjesë kanë dalë duke folur hapur kundër vendimeve të tij personale.



Disa nga emrat që kanë dalë publikisht në krah të Berishës janë Flamur Noka, Edi Paloka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Oerd Bylykbashi, Luciano Boci, Isuf Celaj, Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Luan Baçi.

Pra, janë 10 deputetë nga grupi parlamentar i PD që kanë dalë hapur në krah të Berishës, plus vetë ish-kryeministri që do të thotë 11 deputetë. Nga ana tjetër ka edhe mbi 10 deputetë të tjerë që qëndrojnë në heshtje, dhe nuk kanë pranuar kërkesën e Lulzim Basha për të mbajtur qëndrime në media.

LEXO EDHE:  Përsëritet “skenari Arben Ndoka”/ Basha pazare për Agron Dukën

LEXO EDHE:  Berisha apo Basha?/ Rama sfidon demokratët

Pra, në total Basha mori 59 deputetë, përfshirë këtu edhe shtatë mandatë nga aleatët, Shpëtim Idrizi, Mesila Doda, Nustret Avdulla, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

Por, 11 deputetë së bashku me Berishën kanë dalë hapur kundër Bashës. Plus mbi 10 të tjerë që qëndrojnë në heshtje, hiq dhe shtatë mandate që janë të aleatëve, me një llogari të thjeshtë del qartë se Berisha ka marrë më shumë se gjysmën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Dhe Bashës i kanë ngel vetëm disa emra, të cilët numërohen me gishtat e dorës.

Edhe pse i bëri listat vetë, Lulzim Bashës i ka ngelur vetëm një grup i vogël. Dhe në ditët në vijim të tjerë deputetë pritet të dalin hapur në krah të Berishës.

Demokratët e kanë të qartë së dështimet dhe humbjet ciklike të Lulzim Bashës, kanë shkatërruar PD dhe e kanë kthyer një një “patericë”, të kryeministrit Rama.

Faktet tregojnë se Lulzim Basha tani është thjeshtë dhe vetëm një kryetar me vulë në dorë, dhe partia ka ngelur vetëm si një strukturë e vogël brenda PD./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berisha është i vetmi që mund të rrëzojë Bashën”/ Imami: Nëse nuk ndodh, PD merr fund

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-ministri i PD, Arben Imami deklaroi se i vetmi person që mund të heqë Bashën nga drejtimi i PD-së, është Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, në MCN, Imami tha se “nëse edhe ai nuk do ta arrijë këtë gjë, kjo parti merr fund”.

I vetmi që mund ta rrëzojë, është zoti Berisha. Për shkak se pesha e zotit Berisha, entuziazmi që ngre brenda PD-së, është tejet i rëndësishëm. Për këtë arsye thashë është shpresa e fundit. Nëse nuk ndodh edhe pas kësaj, nuk ndodh më. Nëse nuk ndodh, ajo parti nuk do të ketë më vlerë fare. Do të jetë thjesht parti e një kryetari, që i duhet atij dhe kush është pranë tij.

Zoti Berisha ka përcaktuar dhe objektiva. Se si do t’i zgjidhë disa gjëra, janë të paqarta. Normalisht, po të mendonim në kushte normale, po të mblidhet një kongres, po të mblidhet shumica e firmave, kryetari nuk ka pse rri.



LEXO EDHE:  “I kemi skemat gati në të gjitha variantet”/ Agron Duka tregon kë ministri i ka kërkuar Bashës

LEXO EDHE:  Berisha apo Basha?/ Rama sfidon demokratët

PD-në e bënë ashtu siç deshën, ky që e ka në dorë. Kjo është partia e atij që ka vulën.

E vetmja shpresë që gjërat të mundë të ndryshojnë dhe kjo është shumë e rëndësishme, jo vetëm për PD-në, por sepse jemi pa opozitë dhe do të vijojmë të jemi pa opozitë.

Që Shqipëria të mos ketë opozitë, është një gjë e paimagjinueshme.“-tha Imami. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Si i sfumoi Basha hetimet për lobimin”/ Ish-Ministri ngre dyshime të forta

Publikuar

-

Nga

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka hedhur dyshime, se si kreu i PD-së, në detyrë Lulzim Basha, për të ruajut veten fundosi PD-në.

“Më ndjeftë perëndia, por ka disa kohë që nuk më shqitet nga koka dyshimi i arsyeshëm se Lulzim Basha vendosi për djegien e mandateve për të sfumuar hetimin që Amerika çeli ndaj tij.

E kam krijuar këtë dyshim këto kohë pasi dolën në publik disa fakte që lidhen me dëshminë e Nick Muzin.

Edhe atëhere vendimi për djegien e mandateve u nis dhe u bë fakt nga Basha personalisht. Deputetët reaguan, për hir të së vërtetës. Disa nuk pranuan djegien. Disa u shitën. Të tjerë u shantazhuan. Aq i pakonsultuar ishte ai vendim, saqë edhe CDU aleatët politikë të vetëm që ai kishte, u çuditën”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Sipas tij, djegia nuk u menaxhua ashtu siç ishte qëllimi i saj, por u la në rënie të lirë me qëllim dhe nga njëra anë u bënë protesta, por nga ana tjetër të huajt negocionin për sigurinë dhe jo për hetimin…

Manjani shkon më tej, ndërsa shkruan se Bashës i duhej një ngjarje e madhe që të sfumonte hetimet në Amerikë, ndaj mori vendimin për djegien e mandateve.

LEXO EDHE:  Vijon qëndresa/ Qytetarët nuk lejojnë zbrazjen natën të Teatrit Kombëtar

LEXO EDHE:  Berisha apo Basha?/ Rama sfidon demokratët

”I duhej një ngjarje e madhe e fortë që të sfumonte hetimet Amerikane. Dhe në fakt e sfumoi, por me kosto të jashtëzakonshme për PD, Opozitën dhe Shqipërinë.



Me thënë të drejtën më vjen keq për veten, nëse ky dyshim që kam të jetë e vërteta.   

E kam mbështetur idenë e djegies së mandateve sepse Shqipëria politike që prej 2017, vendosi monizmin e rezultat zgjedhor të manipuluar. Duhej vërtetë diçka e fortë për ta denoncuar këtë realitet fals.

Djegia e mandateve ishte vendim i fortë dhe denoncues. Ndaj e kam mbështetur. Edhe sot do ta mbështesja, po të ndodhte. Jemi prap në monizëm dhe me rezultat zgjedhor të deformuar.

Por nëse ky vendim i fortë u mor për çështje personale, siç faktet e sotme e sugjerojnë, atëhere ky është zhgënjim. Është nga atë zhgënjime që vështirë të shuhen apo zhduken nga memoria.

Për mua Lulzim Basha është në mënyrë të arsyeshme “i dyshuar”, që për çështje personale i ka shkaktuar këtij vendi kosto të larta.

Personalisht fal çdo njeri që më sulmon, por nuk ja harroj askujt që më zhgënjen”, shkruan më tej Manjani./CNA.al

LEXO TE PLOTE