LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Basha, përveçse peng edhe i paaftë”/ Andi Bejtja e sheh pozitive lëvizjen e Berishës

10 Shtator 2021, 09:56, Politikë CNA
“Basha, përveçse peng edhe i paaftë”/ Andi Bejtja e

Lëvizja e Berishës duhet të ridimensionojë të gjithë shoqërinë.

Kështu ka deklaruar drejtori i SYRI TV, Andi Bejtja, ndërsa ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Sipas tij,  këto lëvizje sjellë një dinamikë të re në opozitë, pasi ajo ishte si kënetë.

 ?Nëse kryetari i partisë së opozitës është peng, çdo gjë që kemi bërë dhe thënë ne, shumëzohet me zero. Duke qenë peng, shkatërrohet vendi. Duke thënë se është peng, ai justifikohet. Ai duhet të kishte bërë transparencë me elektoratin dhe me partinë. Përveç pengut, këtu është përzier edhe paaftësia. Unë nuk e kuptoj se çfarë fiton Lulzim Basha nga kjo?

 Kjo histori e ka një të mirë, pasi vendimi solli një dinamikë të re në opozitë, pasi opozita ishte kënetë.

Të gjitha këto kanë ardhur si mungesë e demokracisë në parti. PD humbi 8 vite për të ardhur tek fjalët që ka thënë Altin Goxhaj para 8 vitesh?, është shprehur Bejtja.

 Më tej Bejtja ka thënë se ky vend ka nevojë për opozitë me karakter dhe dinjitet.

 ?Kjo çështje duhet zgjidhur sa më shpejt është e mundur pasi nuk ka kush i bën opozitë Ramës. Nëse kjo histori zgjatet, i fituari është Rama,? tha Bejtja./CNA.al

Lajmet e fundit nga