Connect with Us

“Basha ortak i Ramës”/ Përmeti: Berisha vërtetoi të gjitha akuzat

Politikë

“Basha ortak i Ramës”/ Përmeti: Berisha vërtetoi të gjitha akuzat

Publikuar

-

Ish-deputeti Andi Përmeti ka komentuar vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

Nga studio e Report tv, Përmeti tha se me këtë vendim, Lulzim Basha vetëm sa dobëson Opozitën dhe forcon Ramën.

Vendimi i Bashës dobëson Opozitën, dhe forcon Ramën”-tha Përmeti.

Më tej, ai theksoi se deklaratat e Berishës, pas vendimit të Bashës për përjashtimin nga grupi parlamentar, vërtetojnë akuzat që prej disa vitesh kanë drejtuar ndaj Lulzim Bashës, duke e cilësuar si ortak dhe bashkëpunëtor të kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Letër publike kreut demokrat Basha/Na bej te besojme, se ky vend ka Opozite...!

Më vjen mirë, që doli 100% ajo që kemi thënë. Ne, Bindja Demokratike kemi që në vitin 2017 që e themi që Basha është ortak i Ramës. Madje edhe jemi sulmuar dhe akuzar.

Por, sot Berisha ka thënë tekstualisht atë që kemi thënë ne, qe Basha bashkëpunon me Ramën. Pikërisht për ato që ne jemi sulmuar”-tha Andi Përmeti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kuriozitete

Jo vetëm meshkuj/ Njihuni me katër femrat më të bukura spiune

Publikuar

-

Nga

Jemi mësuar që të njihemi me spiunë meshkuj si  përshembull James Bond, por kur bëhet fjalë për spiunet femra, jo vetëm që nuk na vjen nëpër mend ndonjë emër por mendojmë se nuk ka.

Por e verteta është krejt ndryshe. Ka pasur disa “heroina” të jashtëzakonshme në spiunazh, ju thjesht nuk keni dëgjuar për to.

Këto janë katër emrat më të njohura të femrave më të famshme që kanë qënë pjesë e spiunazhit.

  1. Anna Chapman

Spiunja dhe modelja ruse Anna Chapman ishte pjesë e një rrjeti spiunësh rusë, duke u infiltruar në SHBA për vite me radhë, dhe kishte si detyrë të joshte informatorin e “NSA”, Edëard Snoëden. Ajo përdori statusin e saj si modele për të marë informacion nga sekretet e fshehta të qeverisë. Ajo u arrestua në NYC gjatë vitit 2019.



  1. Ana Montes

Montes ishte spiune për qeverinë Kubane dhe filloi punën për SHBA në vitin 1985, me “Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”. Eksperte për gjithçka kubane, Ana kishte një kujtesë te jashtëzakonshme për të memorizuar memorizonte dokumente me lehtësi. Ajo madje kaloi testin e poligrafit për SHBA, por për fat të keq u dënua me 25 vjet burg në vitin 2002.

  1. Josephine Baker

Ky emër mund tju habisë. Josephine Baker ishte një valltare dhe këngëtare në vitet 1920. Ajo ishte gjithashtu spiune gjatë Luftës së Dytë Botërore në emër të “Rezistencës Franceze”, duke kontrabanduar mesazhe në muzikën e saj.

  1. Stephanie Rader

Stephanie Rader u bashkua me Trupat Ndihmëse të Ushtrisë së Grave në vitin 1942 para se të rekrutohej në Zyrën e Shërbimeve Strategjike. Duke shtirur identitetin e një gruaje që kërkonte anëtarët e humbur të familjes në luftë, ajo mori një punë në ambasadë. në këtë mënyrë ajo mblodhi informacione mbi lëvizjet e trupave ruse, statistikat politike dhe policinë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Anëtarësi anti-amerikane”/ Kreu i PD në Vlorë i kundërpërgjigjet Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i PD në Vlorë, Genc Deromenaj ka reaguar pas deklaratës së  Lulzim Bashës se “nuk do të lejonte asnjë grumbullim anti-amerikan”.

Sipas tij, pa kushte duhet të duhet Shqipëria, jo vetëm Amerika.

“”Anëtarësi Anti-Amerikane”, u tha a nuk u tha në mbledhje… Personalisht nuk dua të merrem me ngjarjen por me një kusht të çuditshëm, që:



LEXO EDHE:  Shënim/ Lulzim Basha shet dhe tradhton protestuesit

LEXO EDHE:  Shënim/ Lulzim Basha shet dhe tradhton protestuesit

Shqiptarët, Politikanët shqiptarë duhet të duan Amerikën e pa këtë kusht çdo “dashuri” tjetër është hipokrite dhe nuk ka asnjë vlerë …!

Shqiptarët, Politikanët e tyre duhet të kenë si kusht të parë të panegociushëm:Të Duan Shqipërinë”, shkruan Deromenaj në rrjete sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dosja e SHBA/ Ish-deputeti demokrat mesazhe të forta Berishës dhe Bashës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-deputeti demokrat, Fatos Hoxha ka komentuar përplasjet e fundit mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Duke reaguar mbi deklaratat e tyre, në lidhje me një dosje që pretendohet se ekziston dhe që është ajo dosje arsyeja pse Berisha është shpallur non-grata në SHBA, Fatos Hoxha i drejton mesazhe të forta Bashës dhe Berishës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se përmbajtja e dosjes duhet të zbulohet për demokratët, dhe pastaj do të jenë këta të fundit që do të gjykojnë mbi të.

Lulzim Basha ka thënë: “informacionet i di une, sikurse i di dhe doktori. Ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”.

Sali Berisha ka thene: “dosja ekziston, por ajo ka brenda vetëm shpifje”.

Pse as njeri, as tjetri nuk zbulojne përmbajtjen e dosjes për demokratet që ata të gjykojnë vetë mbi të?!



LEXO EDHE:  Shënim/ Lulzim Basha shet dhe tradhton protestuesit

LEXO EDHE:  Fajin e ka Jozefina!

Pse nuk u japin mundësine demokratëve që të krahasojnë permbajtjen e dosjes me ate qe ata kane degjuar, lexuar, dine dhe perjetuar vete si bashkudhetar te Doktorit?! Keshtu eshte me mire per te gjithe, se zbulohet shpejt e verteta.

Pa na zbuluar permbajtjen e dosjes rezultati eshte ky:

SHBA e ka certifikuar doktorin si te korruptuar domethenes me dosje.

Luli ka pare dosjen e korrupsionit te Doktorit dhe eshte tmerruar, edhe pse stomaku i mban shume, kurse doktori ka dale rrugeve dhe bertet si i çartur. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se doktori ka “ngrene fort mish dhie” dhe stomakun e ka te prishur.

Çfare ai vjell nga stomaku perdite nuk mund te jete ushqim per demokratet.”-shkruan Fatos Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE