LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do të betohet tek presidenti Meta?/ Përgjigjet Rama

10 Shtator 2021, 17:06, Politikë CNA
A do të betohet tek presidenti Meta?/ Përgjigjet Rama

Pas zgjedhjes së Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit, kryeministri Edi Rama u shpreh se emërimi i saj është një lajm shumë i mirë.

Gjithashtu Rama komentoi qëndrimin e opozitës dhe gjestin për mbledhjen e fletëve të grisura të votimit. Ai e cilësoi si një gjest insitiktiv aspak të menduar.

? Ky mandat do të jetë një mandat shumë i rëndësishëm në përpjekjet për të pastruar Shqipërisë. Po përgatitemi me një paketë të re që jo vetëm zonat turistike por edhe zonat rurale të kenë një raport tjetër me mjedisin. Ishte një gjest krejtësisht instiktiv. Qesen unë e kërkova aty sepse nuk e kisha aty?, tha Rama.

I pyetur a do të betohet tek Presidenti Meta, Rama tha se për sa kohë është në zyrë po.

?Ka një dalim të qartë mes qëndrimeve politike dhe kornizës kushetuese dhe për sa kohë Presidenti Meta do të jetë në zyrë, ai mbetet në detyre, nuk varet nga dëshira jonë?, tha Rama./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga