LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vranë njëri-tjetrin/ Ja mesazhet e fundit të dy politikanëve

9 Shtator 2021, 09:29, Kosova & Bota CNA
Vranë njëri-tjetrin/ Ja mesazhet e fundit të dy politikanëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pejën mbrëmjen e djeshme, ku dy të PDK-së, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, mbetën të vrarë.

Kandidati për Kryetar të komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Blerand Kadriaj  humbën jetën, pasi qëlluan njëri-tjetrin me armë zjarri.

Pak para vrasjes, Astrit Ademaj kishte postuar në rrjetet sociale, një video, ku ai kishte prezantuar një prej kandidatëve për asamble.

?PDK asnjëherë nuk do të shkëputet nga trashëgimia e saj politike sepse aty ka qenë dhe mbetet motivi kryesor i ndryshimeve politike dhe institucionale për vendin??, kishte thënë ai në këtë video.

Ndërsa, ish-kandidati i PDK-së për Kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj, më 6 shtator ka shpërndarë në rrjetet sociale, një video ku përkrahte kandidatin e PDK-së për Kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamzës.

Lajmet e fundit nga