Connect with Us

Tjetër zë pro Berishës/ Ka qënë hero, po bëhet legjendë

Politikë

Tjetër zë pro Berishës/ Ka qënë hero, po bëhet legjendë

Publikuar

-

Jamarbër Malltezi ka dalë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD.

Në një postim në rrjetet sociale, Malltezi shkruan se Berisha ka qënë hero, ndërsa tashmë po e shtyjnë të bëhet legjendë, ndërsa bashkëngjitur publikon një foto të ish-kryeministrit Berisha me ish-presidentin e SHBA, George W. Bush.

Berisha ka qene hero i democracise, tash po e shtyjne te behet legjende. Se pa asnje pushtet mbi bote po sfidon kryediplomatin e botes ne gjyq dhe po deklarohet burrerisht kundra Soros qe ka fut ne xhep gjithe politikanj, media, ojq e dreqtesi. Forcen me te madhe ka qe eshte vetvetja, burri me i ndershem ne kete vend dhe per pasoje i pashantazhueshem.”-shkruan Malltezi.

LEXO EDHE:  Faktet/ Ilir Meta po kërkon Kushtetutë të re

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Foltorja e Elbasanit”/ Berisha: Tribunë e vërtetë lirie

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, ka publikuar disa foto nga “Foltorja” e zjarrtë me demokratët dhe qytetarët në qytetin e Elbasanit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Foltorja e Elbasanit ishte një tribunë e vërtetë lirie.

“Album tjeter nga Foltorja e Elbasanit si tribune e vertet lirie! Rrofte Liria!”, ka shkruar Berisha.

LEXO EDHE:  Yuri Kim “shkund” politikën/ “Ultimatumi” për Reformën Zgjedhore

LEXO EDHE:  Faktet/ Ilir Meta po kërkon Kushtetutë të re



Kujtojmë se ish-lideri historik i PD, ka zhvilluar deri më tani takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër, Gjirokastër dhe Elbasan.

Ndërsa gjatë javës në vijim pritet që “Foltorja” e Berishës të mbahet në Kukës dhe në Korçë./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria e madhe”/ Deklaratat e Ramës ‘zemërojnë’ ministrin serb

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ka reaguar, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Në një deklaratë për mediat serbe, Vulin ka thënë se vetëm “bota serbe”  do ta ndalonte “Shqipërinë  e madhe”.



 “Kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama thotë se detyra e karrierës së tij politike është ‘bashkimi i Shqipërisë me Kosovën’, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën hesht dhe BE -ja nuk nxjerr deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje.

Kur unë, që nuk jam kryeministër i Serbisë, thërras në emrin tim për unitetin politik të të gjithë serbëve dhe them se detyra e brezit tim është të krijojë një “botë serbe”, atëherë i gjithë rajoni reagon dhe BE ka diçka për të thënë. Të gjithë heshtin për ‘Shqipërinë e Madhe’, serbët duhet të flasin”. Pengesa e vetme për ‘Shqipërinë e Madhe’ është krijimi i një ‘bote serbe’”, deklaroi Vulin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Për “krimin” që mund të kryente aktivisti Lapaj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Adriatik Lapaj është një aktivist simpatik i asaj që ka mbetur nga shoqëria jonë civile. Me sa e kam ndjekur, ai i bashkohet kauzave të drejta, por mbi të gjitha bën përpjekje serioze për të ndjekur logjikën dhe argumentet, një dukuri kjo jo fort e shpeshtë në debatin tonë publik.

Sot pashë një reagim të tij, ku i shpjegonte disa të tjerëve, se, ndryshe nga sa thuhej, nuk ishte e vërtetë që ai po përgatitej të krijonte një parti politike.

Të shqetësuarit nga Adriatiku, me sa kuptova, i referoheshin kryesisht një emisioni, ku ai kishte qenë i ftuar së bashku me kryeministrin Rama, të cilin unë nuk e kam parë.

Por më bëri përshtypje përgjigja e aktivistit, i cili bënte shumë kujdes t’i qetësonte ata të tjerët, se ai nuk do ta kryente kurrë atë për të cilën ata po e “akuzonin”. A thua se bëhej fjalë për ndonjë turp shumë të madh, për të mos thënë një krim.

Kjo përgjigje e pafajshme deri në naivitet, në fakt, është treguesi i një mendësie mbytëse se politika në këtë vend është monopol i dy partive, pavarësisht se sa keq i qeverisin apo i përfaqësojnë ato shqiptarët. Se njerëzit as që duhet ta mendojnë, e jo më të zgjedhin dikë tjetër përveç Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, edhe sikur të hanë realisht bar, e jo nga ai i metaforës së zonjës Kim. Maksimumi që mund të lejohet, nëse je i djathtë, është që të bëhesh ushtar apo fan i Lulit ose i Berishës, por edhe kjo deri kur të vijnë zgjedhjet politike. Por deri këtu, sepse për të tjerë nuk ka vend.

LEXO EDHE:  Takimi Rama-Merkel/ Basha: PD e vendosur për zbatimin e reformës në drejtësi

LEXO EDHE:  Yuri Kim “shkund” politikën/ “Ultimatumi” për Reformën Zgjedhore



Është pikërisht kjo arsyeja që e ka detyruar aktivistin Lapaj të reagojë si ta kishte pickuar gjarpri, nga “meraku” i gojëve të liga se ai mund të guxonte të mos e pranonte monopolin e “tokës së xanun” në politikë.

Natyrisht, që ai dhe kushdo tjetër personazh publik i marrin vetë vendimet e tyre se çfarë do të bëjnë me të sotmen dhe me të ardhmen e tyre.

Por, sipas meje, në rast se një ditë do t’u shkojë mendja të merren me politikë, për t’i shërbyer vendit, duhet ta bëjnë këtë pikërisht nën siglën e një force tjetër politike dhe jo brenda kënetës së qelbur të 3 bandave të Fatos Lubonjës.

Sepse po u shfaqën në njërën prej frëngjive të kryetarokratëve të famshëm, nuk kanë nevojë fare të shpjegohen, sepse e kuptojnë të gjithë se edhe ata kanë pranuar t’i shërbejnë si gjithë mercenarët e tjerë këtij sistemi të kapur dhe të kalbur politik./ CNA.al

LEXO TE PLOTE