Connect with Us

Situata kaotike/ 10 vjet pa luajtur, Siti pritet t’i besojë një 36-vjeçari. Ja arsyeja

Premier Liga

Situata kaotike/ 10 vjet pa luajtur, Siti pritet t’i besojë një 36-vjeçari. Ja arsyeja

Publikuar

-

Pezullimi i lojtarëve brazilianë të Premier Ligës nga FIFA që nuk u lejuan nga klubet të udhëtojnë me kombëtaren e tyre në kualifikueset e fundit të “Katar 2022” pritet t’i japin shansin e debutimit në portën e Mançester Sitit, portierit të tretë, Skot Karson.

Me Edersonin e pezulluar dhe numrin 2 të Guardiolës, amerikanin Zak Stefen i cili është i infektuar me koronavirus, 36-vjeçari do të ketë shansin për të luajtur ndeshjen e parë në Premier Ligë pas 3765 ditësh, në transfertën e kësaj fundjave kundër Lestërit.

Nëse Mançester Siti do të rrezikojë që të luajë me Edersonin, atëherë rrezikon që të gjobitet. Ndeshja e fundit e portierit veteran të kampionëve të Anglisë, ka qenë më shumë se 10 vite më parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Rrëfimi i ish-sulmuesit të Premier Ligës: Babai më mori nga ndeshja me një tregtar droge të mbyllur në bagazh

Publikuar

-

Nga

Troi Dinei ka qenë një nga emrat që ka shkruar historinë me ekipin e Uotford. Sulmuesi anglez, luajti për 10 vite më këtë skuadër duke u bërë lojtari kryesor i saj me gola vendimtare në elitë.

Por fillimet e tij në futboll kanë qenë të pazakonta edhe për shkak të familjes. Kështu, ai ka treguar se kur një dekadë më parë luante ende për Uollsall, babai i tij adoptiv, Pol Entoni Bërk, e kishte marrë nga ndeshja teksa mbante peng një person në bagazhin e makinës.

Për “The Sun”, Dineui tregoi këtë histori të pazakontë të një pasditeje që vështirë se do ta harrojë. “Kur unë dola nga stadiumi, ai po më priste me një Mercedes blu. Unë e dija që nuk kishte një Mercedes blu. Ai nuk kishte makinë, ai nuk kishte as patentë, nuk e kishte kaluar kurrë testin, nuk e kishte bërë kurrë në fakt. Mendova se Mercedesi ishte “marrë borxh”, por unë hipa në makinë dhe po ecnim në autostradë.



Ai kishte muzikën me zë të lartë dhe gjithçka ishte në rregull e ne po bisedonim për ndeshjen. Pastaj ai u ndal që të mbushte makinën e me karburant. Muzika u ndal dhe unë dëgjova këto goditje që vinin nga mbrapa. Ai më tha: “Mos u shqetëso për këtë. Është dikush brenda por do ta nxjerr edhe pak. Ai i ka para borxh një mikut tim, ndaj e kam marrë për një xhiro gjatë ditës. I kam dhënë për të ngrënë dhe është mirë. Do ta lëmë diku pastaj dhe vë bast se do të paguajë”.

Pra ndërkohë që unë isha duke u munduar që të bëja karrierë te Uollsall, po ecnim me makinë me një person në bagazh”, tha Dinei, i cili zbuloi më pas se personi në fjalë kishte qenë një shitës i vogël droge në një nga zonat e Birmingemit. Ky i fundit ia doli të shkëlqente me Uollsall për të firmosur me Uotfordin, ku shënoi 140 gola në 419 ndeshje.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Manchester City mposht Chelsean, United mundet nga Aston Villa në “Old Trafford”

Publikuar

-

Nga

Manchester City, nënkampionë e Europës fitoi sot ndaj Chelseas, kampione dhe u konfirmua si një nga më të fortat në Angli dhe kontinent.

Gjithçka u vendos nga një gol i Gabriel Jesus në minutën e 53-të. Rrjeta u projektua që një nisjen e një goditje këndi, që i gjeti të trullosur lojtarët e Chelseas dhe Gabriel Jesus lëvizi plot klas në zonë e tundi rrjetën.

City vazhdoi të mbajë topin deri në fund e administroi këtë fitore, shumë e rëndësishme për moralin, por edhe renditjen në tabelë. Të dy skuadrat numërojnë 13 pikë pas 6 ndeshjesh.



Skuadra tjetër e Mançesterit, United, kishte përballë një tjetër londineze. Aston Villa shkoi në “Old Trafford” dhe mori një fitore të vyer ndaj skuadrës së Solskjaer me një gol të shënuar në minutën e 88-të nga Kortney Hause.

Megjithatë, United e kishte mundësinë të shënonte me anë të një penalltie në minutën 90. Hause, autor i golit për Aston Villan preku topin në zonë dhe Bruno Fernandes kishte mundësinë e shkëlqyer i vetëm përballë portierit dhe gaboi.

Më pas nuk kishte kohë për mundësi të tjera dhe United pëson humbjen e parë në Premier League këtë sezon

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Surprizon ish-mesfushori: Ronaldo do të bëhet trajner i Machester United

Publikuar

-

Nga

Ish-mesfushori dhe trajneri anglez, Tim Sherwood, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një parashikim të bërë.

Duke folur për ndeshjet e Premier League dhe Cristiano Ronaldon, Sherwood, tha se portugezi në një të ardhme të afërt do të bëhet trajneri i Manchester United.



“Ronaldo do të luajë për aq kohë sa këmbët e tij ta lejojnë, pas kësaj ai do të bëhet trajner dhe unë jam i bindur për këtë. Ai patjetër do të drejtojë një skuadër dhe unë e shikoj si trajner i Manchester United. Sipas mendimit tim, ai do të marrë në krahun e tij një trajner me shumë përvojë dhe më pas do të ulet në vendin e tij. Jam i bindur se Ronaldo i rikthye për një arsye”, tha Sherwood.

LEXO TE PLOTE