Connect with Us

Shtrenjtimi i bukës/ Autoriteti i Konkurrencës “bëhet palë” me importuesit e miellit

Aktualitet

Shtrenjtimi i bukës/ Autoriteti i Konkurrencës “bëhet palë” me importuesit e miellit

Publikuar

-

Çmimet po njohin vetëm rritje. Së fundi është rritur dhe çmimi i bukës, por Autoriteti i Konkurrencës është mjaftuar vetëm me një këshillim ndaj vendimit për shtrenjtimin e çmimit të bukës.

Përmes një vendimi të marrë sot nga Komisioni i Konkurrencës, ky autoritet nuk ka vendosur asnjë masë ndëshkuese ndaj prodhuesve të bukës apo importuesve të miellit, por i ka toleruar ata duke i paralajmëruar që të bëjnë kujdes.

“Konstatimin e sjelljes së bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

1. Detyrimin e ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK si vijon: 1. Të mos caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi; 2. Të mos kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet; 3. Të mos ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit; 4. Gjatë periudhës së monitorimit të raportojnë çdo 3 (tre) muaj pranë AK-së të dhëna mbi blerjet dhe shitjet në përmbushje të detyrimeve të dhëna sipas kësaj pike.

LEXO EDHE:  Presidenca reagon për mohimin e masakrës së Reçakut/ Apel të fortë ndërkombëtarëve, gjaku nuk bëhet ujë

2. Moszbatimi i përmbushjes së pikës III të këtij vendimi, në zbatim të nenit 73 dhe 74 të ligjit nr. 9121/2003, ndëshkohet me penalitetet përkatëse.

3. Monitorimin e sjelljes së ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA dhe Atlas Mills SHPK për një periudhë 1 (një) vjeçare. 2. Komisioni i Konkurrencës do të shprehet me një vendim mbi zbatimin e kushteve dhe detyrimeve të dhëna me anë të vendimit nr. 700, datë 24.07.2020 të cilat shtrihen në kohë edhe pas përfundimit të periudhës 1 (një) vjeçare të monitorimit.”-thuhet në reagim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Iu shisnin ilaçe kontrabandë qytetarëve/ Gjykata lë në “arrest shtëpie” 6 persona, shpallen në kërkim 6 të tjerë

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Gjykata ka lënë në arrest shtëpie 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë.

Sipas gazetarit Arsen Rusta, janë shpallur në kërkim edhe 6 perosna të tjerë. Mësohet se 4 farmaci dhe depo farmaceutike kanë bashkëpunuar për tu shitur ilaçe kontrabandë qytetarëve.

Në pranga janë vënë 4 adminitratorët e farmacive dhe depove farmaceutike. Të arrestuarit janë Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie;  Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Lila administrator i një farmacie dhe Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike. Në 10 muaj hetime operacioni u finalizuar me vënien në pranga të disa farmacistëve dhe vetëm një pronar depoje.

LEXO EDHE:  13 fëmijë dhe nënat e tyre në rrezik për jetën!

LEXO EDHE:  Presidenca reagon për mohimin e masakrës së Reçakut/ Apel të fortë ndërkombëtarëve, gjaku nuk bëhet ujë



Në këtë skemë mashtrimi, 4 të arrestuarit bashkëpunonim me 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu e cila dyshohet se i sillte mallrat kontrabandë dhe Jani Papuli, i punësuari i saj.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së COVID-19, këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente kontrabandë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr me karrige dhe armë mes mësueseve/ Zbardhen detaje nga konflikti pranë shkollës Çajupi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme kronike

Në mëngjesin e sotëm një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë shkollës Çajupi. Dy mësuese, identiteti i të cilave nuk është bërë ende i ditur, janë përfshirë në një konflikt, i cili ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.

Mësohet se mësueset janë konfliktuar brenda oborrit të shkollës, dhe më pas për tu sqaruar kanë shkuar në një lokal, ku situata ka agravuar më tej.

Sipas asaj që raportohet në media, në sherr janë përfshirë edhe familjarë të dy mësueseve.

LEXO EDHE:  Rama tjetër apel/NJERËZIT KANË NDENJUR 30 VJET NË BURG APO 30 DITË NË GREVË URIE DHE NUK KANË VDEKUR

LEXO EDHE:  U dhunua barbarisht 18 muaj më parë/ Gazetari jep alarmin, këtu duhet të të vrasin që të kapen autorët



Ata goditën njëri-tjetrin me sende të forta, duke përdorur edhe karriget. Bëhet me dije se mes të afërmve të mësuesve ka qenë edhe një efektiv i Policisë Ushtarake, i identifikuar si Çim Qefalia, i cili dyshohet se ka qenë personi që ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.

Për ngjarjen Policia ka shoqëruar 5 personat e përfshirë në sherr, ndërsa nuk dihen ende arsyet e konfliktit mes tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Fundi i mashtrimit të institucionalizuar

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Në zgjedhjet parlamentare në Çeki shumica votoi për një fillim të ri demokratik, por ky nuk ka për të qenë i lehtë. Megjithatë rezultati i zgjedhjeve në Çeki është sinjal i rëndësishëm për Europën, mendon Keno Verseck.

Zgjedhje vendimtare, zgjedhje mes Perëndimit dhe Lindjes, zgjedhje për rikthimin e Çekisë në një Europë demokratike apo kalimin përfundimtar në drejtim të Hungarisë së Orbanit, në kllapën e hekurt mes Rusisë dhe Kinës – tone të tilla si thirrjet e Kasandrës nuk i kursyen analistët liberalë çekë para zgjedhjeve. Të gjithë ata që i trembeshin më së keqes në Çeki mund të marrin tani frymë lirisht. Çdo gjë rrodhi ndryshe nga parashikimet e sondazheve. Kryeministri i kontestuar çek, Andrej Babis dhe partia e tij ANO humbën zgjedhjet për Dhomën e Deputetëve, dhoma vendimtare e parlamentit çek.

Miliarderi Babis prej vitesh e ka mbajtur në tension Çekinë me aferat e vazhdueshme, konfliktet e interesit, gënjeshtrat dhe stilin demagogjik. Vetëm para pak ditësh u bë e ditur në të ashtuquajturat “Pandore Papers” se si ai përpiqej me truke mashtruese tek firmat offshore dhe madje dyshohet edhe për larje parash. Tani Republika e Çekisë me fjalët e drejtuesit liberal-konservator të opozitës, Petr Fiala ka vendosur për ndryshimin. Për dhënien fund të politikës së mashtrimit institucional për një fillim të ri drejt ndershmërisë, transparencës dhe demokracisë së besueshme.

Presidenti Milos Zeman ndodhet i shtruar në spital nga e diela, kjo mund të shtyjë krijimin e qeverisë në Çeki

Po nuk ka për të qenë i lehtë ky fillim i ri. Babis ka bërë të ditur, se ai do të tërhiqet nga politika, nëse i humb zgjedhjet, realisht ai nuk e mendon këtë. Sepse Babis ka një aleat të fuqishëm, që e ndihmon në rrugën e tij: presidentin e vendit, Milos Zeman, dikur një kundërshtar i denjë kundër diktaturës komuniste dhe socialdemokrat i nderuar; ndërkohë një mik i Rusisë dhe Kinës, tolerues i një partie ekstremiste çeke dhe urrejtës i hapur i gazetarisë së pavarur. Zeman mund t’ia japë Babisit detyrën e krijimit të qeverisë, i cili do të përpiqet të shkëpusë parti të veçanta nga dy aleancat opozitare, Spolu apo Piraten/STAN, që nga ana numerike kanë shumicën. Të dyja aleancat kanë bërë të ditur, se e përjashtojnë bashkëpunimin me Babis kategorikisht, po me ndihmën e Zemanit, Babis mund të qeverisë me muaj. Nëse kjo bëhet realitet, Zeman, krahas Babis do të dalë edhe njëherë si një e keqe tragjike e demokracisë çeke. (E akt. Nga e diela, presidenti çek, Milos Zeman ndodhet i shtruar në spital, gjë që mund të ketë pasoja në dhënien e mandatit për krijimin e qeverisë. Shën.red.)



LEXO EDHE:  U dhunua barbarisht 18 muaj më parë/ Gazetari jep alarmin, këtu duhet të të vrasin që të kapen autorët

Peter Fiala, kreu i aleancës opozitare, Spolu

LEXO EDHE:  Reagon ashpër Jozefina Topalli/Kjo nuk është Partia Demokratike! Ky është Lul Komiku

Pavarësisht nga kjo, rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Çeki është një lajm i mirë për Europën demokratike. Do të ishte herët të bëhej fjalë për fundin e një epoke në Europën Lindore e Juglindore, së cilës i vihet etiketa e populizmit, po që në të vërtetë është një ngrehinë ideologjike e autoritarizmit të korruptuar dhe demagogjisë nacionaliste. Gjithnjë e më shumë njerëz në rajon nuk duan t’i dëgjojnë më premtimet e gënjeshtërta të autokratëve si Kaczynski, Orban dhe Vuçiq dhe u ka ardhur në majë të hundës arbitrariteti politik, mungesa e transparencës, korrupsioni, keqqeverisja dhe mungesa e perspektivave jetësore. Si tani edhe në Çeki.

Kjo duhet ta bëjë të mendohet Berlinin, Parisin dhe Brukselin. Për një kohë të gjatë aty kanë qenë shumë hezitues dhe të duruar me Viktor Orbanin dhe Andrej Babisin ose kanë lejuar t’ua hedhin. Në Republikën e Çekisë shumica e votuesve vendosën: Mjaft më me këtë!

Analizë e Keno Verseck/ DW

LEXO TE PLOTE