Connect with Us

Shqipërisë po i ikën “truri”/ Studentët shqiptarë “zbrazin” auditorët

Aktualitet

Shqipërisë po i ikën “truri”/ Studentët shqiptarë “zbrazin” auditorët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këtë vit, auditorët e universiteteve në Shqipëri do të kenë afro 124 mijë studentë. Sipas INSTAT, ky është numri më i ulët i pjesëmarrjes që prej vitit 2017, me 12% më pak studentë.

Amra Karini, është një prej maturanteve që ka vendosur të studiojë në Holandë, në degën Fizikë e Aplikuar. Marrjen e vendimit e kishte të lehtë, pasi nuk besonte së Shqipëria do t’i ofronte dijet që lakmon.

“Nëse do të mbaroja, nuk do të kisha treg pune. Në Holandë, ka një mundësi punësimi më të lartë. Mungon informimi në Shqipëri, për marrëdhënien pedagog-studentë, punën laboratorike”, tregon Amra, per A2 CNN.

LEXO EDHE:  Galdini: "Studentët jo thjesht protestues"

Klejvis Verteniku ka zgjedhur Rusinë për të ndjekur studimet në mjekësi. Ai nis së shpejti vitin e dytë dhe në shtetin lindor ka gjetur eksperiencën e kërkuar.

Ndryshe nga universitetet europiane që bazohen mbi trajnimet studentore, si dhe vendosmërinë personale për të ndjekur një degë të caktuar, universitetet në Shqipëri i kanë varur shpresat te mesatarja.

Ikja e trurit, fill pas arsimit parauniversitar, sipas ekspertëve është një boshllëk që nuk mund të mbushet lehtë. Për të shmangur zbrazjen e auditorëve, ata sugjerojnë ndryshimin e sistemit arsimor, duke iu përshtatur kërkesave të studentëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“I kam të gjitha të dokumentuara”/ Berisha zbulon axhendën e Bashës

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri dhe lideri historik demokrat, Sali Berisha, gjatë foltores në Elbasan, u shpreh se Basha në 2017 vrau bashkëpunëtorët e tij.

Berisha tha se e kishte paralajmëruar, por ai kishte axhendë të lartësonte veten.

“Unë e kam mbështetur në mënyrë absolute duke i thënë atij privatisht gjithçka dhe i kam të dokumentuara se nuk jam njeri spontan.



Por publikisht e kam mbështetur fuqimisht me shpresën se do ecim drejt fitores. Por ai kishte axhendë tjetër, që të lartësonte veten. Por nuk mund të lartësohesh me atë që bëri në vitin 2017, kur doli në pusi dhe vrau bashkëpunëtorët e tij.

Gabimi im i madh është se në vitin 2017 nuk e ndërmora aksionin që mora tani, dhe ju siguroj se do ishim në pushtet tani. Do kishim hapur negociatat.

Ju garantoj se do bëj gjithçka që të rikthej vlerat”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Më mirë mos të kishte lindur”/ Berisha i vë “kryqin” Bashës

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cna.al #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Lideri historik i PD, Sali Berisha, në takimin me demokratët në Elbasan, ka kujtuar edhe një herë vendimin personal të kreut të PD, Lulzim Basha, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Në fjalimin e tij, Berisha thekson se ka mbështetur një njeri që në rrafshin njerëzor, sipas librave të shenjtë nuk duhet të kishte lindur, pasi sipas Berishës është i pabesë.



LEXO EDHE:  Tabaku jep alarmin/ Shqipëria po penalizon edhe Kosovën

Si një njeri jam betuar se nuk kthehem më. Kam mbështetur një njeri që nuk po e marr në rrafshin njerëzor, se po ta merrja në rrafshin njerëzor, në librat e shentjë thuhet se ai nuk duhet të lindë, se është i pabesë. Por nuk e marr kështu. E marr në një qëndrim të paimagjinueshëm ndaj vlerave që sollëm në Shqipëri”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ke të kaluar problematike”/ Berisha nuk kursehet ndaj Ramës: Do merrem dhe me ty

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Rama nga foltorja e Elbasanit, se do të merret 5 herë më shumë me të, se sa me pengu Basha.

“I themi Edi Ramës nga kjo foltore, mos luaj me pluralizmin politik.



Nuk do merremi vetëm me pengun, por 5 herë më shumë me pengmarrësin”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE