LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkrumbohet spitali Covid në Tetovë/ Nisin hetimet, ende nuk dihet saktë numri i viktimave

9 Shtator 2021, 06:33, Kosova & Bota CNA
Shkrumbohet spitali Covid në Tetovë/ Nisin hetimet, ende nuk dihet

Zëvendës-Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani ka thënë,  se gjendja e të lënduarve nga zjarri është e stabilizuar.

?Të dhënat zyrtare të vdekurve do të dalin shumë shpejt, derisa prokurori dhe hetuesia është në vendin e ngjarjes nuk mund të themi një numër të saktë të viktimaveGjendja e tyre është stabile, por nuk kemi informata ende të reja, deri tani ishim në terren dhe nuk kemi informacione?, ka thënë Hasani.

Sipas Hasanit, mbi 20 pacientë kanë qenë duke u trajtuar për COVID-19.

Ndërkohë po zhvillohen hetime të detajuara për të vërtetuar shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe se në vendin e ngjarjes janë angazhuar pesë prokurorë.

?Prokuroria Publike Themelore Tetovë po kryen ekspertizë në vendin e ngjarjes në spitalin modular Kovid në Tetovë, ku shpërtheu zjarr në të cilin ka viktima dhe numri po konfirmohet. Në ekspertizë janë përfshirë tre prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, të cilëve u janë bashkuar dy prokurorë publikë nga Prokuroria Publike e Shkupit. Ekipi prej pesë prokurorëve, bashkë me ekipet të institucioneve përkatëse, i ndërmarrin të gjitha aktivitetet në drejtim të vërtetimit të shkaqeve për zjarrin e shkaktuar?, thanë nga Prokuroria Publike. /INA

Lajmet e fundit nga