Connect with Us

Sa ndikon mosha në votimin e gjermanëve?

Bota

Sa ndikon mosha në votimin e gjermanëve?

Publikuar

-

Për kë do të votojnë gjermanët në zgjedhjet parlamentarë të 26 shtatorit? Trendi: sa më i vjetër, aq më konservator. Por ka dhe disa dallime. Për kë votojnë të rinjtë?

Në zgjedhjet parlamentare në Gjermani kanë të drejtën e votës rreth 60 milionë votues, por vota e  tyre dallon shumë varësisht nga grupmosha që i takojnë. Të moshuarit janë të prirë të votojnë më shumë për partitë e themeluara kaherë si CDU, CSU, FDP apo SPD.

Këto parti simbolizojnë stabilitet dhe prosperitet për këtë grupmoshë njerëzish. Në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, të gjithë kancelarët apo kancelaret, kanë qenë nga partitë CDU ose SPD.

Siegel: “Njerëzit e moshuar shpesh kanë një qëndrim të qartë politik”

Nico Siegel, drejtor i Institutit për studime të opinionit Infratest Dimap në Berlin, thotë për DW: “Tek votuesit e moshuar gejmë më shpesh lidhje afatgjate me parti të caktuara, për dallim prej të rinjve. Kjo shpesh zhvillohet në fazat e hershme të jetës. Para 20 vjet e më shumë, partitë CDU, CSU dhe SPD kanë qenë forcat më të mëdha. Në vitet 1970 për shembull, ato së bashku kanë fituar rreth 90 përqind të votave.

Por ka dhe votues të pavendosur, thuhet në sondazhe. “Sidomos në zgjedhjet e ardhshme federale, mund të ketë zhvendosje të zgjedhësve, në radhë të parë, mes partive të Unionit dhe atyre të SPD-së. Kjo kryesisht për shkak se votuesit e moshuar shpesh i vlerësojnë përvojat, kompetencat, si dhe politikanët e qetë me qëndrime të qarta. Kjo ka bërë që kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz, të përfitojë dhe aktualisht zë vendin e parë.”

Ekologjistët kanë më së shumti mbështetje tek të rinjtë

Partitë më të reja, si të Gjelbrit, janë kaherë në skenën politike. Por ato kanë më shumë sukses tek grupmoshat e reja. Një shembull: Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evroian, në 2019, të Gjelbrit kanë fituar 34 përqind të votave të të rinjve nën 24 vjeç. Ndërsa rezultati i tyre i përgjithshëm ishte vetëm 20,5 përqind.

Infografik Wahlverhalten nach Altersgruppen DE

Çështja e mbrojtjes së klimës është shumë e rëndësishme këtu. Sipas një sondazhi të bërë së fundi nga Shoqata gjermane e mjedisit “NABU”, të moshuarit i kushtojnë më pak vëmendje ruatjes së klimës.

Përqindja e personave që i kushtojnë në veçanti vëmendje klimës është tek personat e moshës 30 deri në 39 vjeç pak më shumë se 40 përqind, tek personat e moshës 40 deri në 49 vjeç 36 përqind, ndërsa tek ata të moshës 50 deri në 64 vjeç, rreth 30 përqind. E tek votuesit mbi 65 vjeç, vetëm 27.9 përqind janë të gatshëm që me rastin e votimit të marrin parasysh edhe ruajtjen e klimës.

Më shumë votojnë të moshuarit

Shkëlqimi i partive të vjetra të Gjermanisë Perëndimore CDU, CSU dhe SPD ka rënë. Rezultatet prej 30 për qind ose më shumë për Unionin CDU/CSU ose SPD, janë vështirë të imagjinueshme tani. Në vitin 2013, partitë CDU dhe CSU kanë fituar mbi 42 përqind të votave në zgjedhjet federale. Katër vjet më vonë, në zgjedhjet e vitit 2017, fituan vetëm 33 përqind. Por në përgjithësi, vlenë tendenca se njerëzit sa më të moshuar që janë, aq më shumë janë të gatshëm të votojnë.

LEXO EDHE:  “Rrini sa më larg qendrave të votimit”/ Mesazhi i fortë i Grupimit “Dhjetor ‘90”

Mesatarisht në të gjitha zgjedhjet federale prej vitit 1953 deri në vitin 2009, grupmosha e njerëzve mbi 60 vjeç ishte gjithmonë ajo me pjesëmarrjen më të lartë në votime. Në zgjedhjet federale të vitit 2013, rreth 80 përqind e njerëzve të moshuar kanë votuar, që është shumë më shumë sesa mesatarja e përgjithshme e të gjitha zgjedhjeve pas Luftës së Dytë Botërore, me rreth 73 përqind. Në vitin 2017 kanë votuar 81 % e personave të moshës 60 deri në 69 vjeç.

Në mjediset rurale janë më konservatorë

Infografik Parteipräferenzen von Migranten in % (2016 und 2018) DE

Ekzistojnë gjithashtu dallime të konsiderueshme midis zonave urbane dhe rurale. Vendimet për përdorimin e energjisë së ripërtëritshme merren në kryeqytet dhe këto vendime kanë më shumë mbështetje në metropole. Por njerëzit në fshat janë ata që përballen me zbatimin e këtyre vendimeve, pra me vendosjen e pajisjeve apor turbinave për energji me erë apo përfitimin e energjisë nga dielle, ndaj ata janë mjaft skeptikë.

Një studim nga Universiteti i Kembrixhit është marrë me sjelljen e votuesve në zonat urbane dhe rurale, në të gjitha vendet e BE-së. Rezultati: njerëzit në zonat rurale janë më konservatorë sesa ata në qytet. Ata janë më skeptikë për çështjet e migrimit, pasojat e globalizimit dhe ndryshimit të klimës.

Por studiuesit kanë konstatuar po ashtu se njerëzit në zonat rurale votojnë më shumë sesa ata në qytete. E kjo do të thotë se partitë e themeluara kaherë kanë më shumë shanse të fitojnë votat e tyre.

Nico Siegel thotë për DW: “Të Gjelbrit kanë fortesat e tyre në mjedisin urban, ku ka më shumë votues të rinj me shkollim akademik. Mund të thuhet pra se ata janë votuesit klasikë të ekologjistëve. Unioni është ende në vend të parë në zonat rurale. Votuesit i kanë edhe temat e tyre të preferuara: për shembull, kur mendojmë për konceptet e mobilitetit në të ardhmen”. Njerëzit e moshuar në zonat rurale vështirë se mund të heqin dorë nga makinat e tyre.

Votuesit po ndryshojnë qëndrimet

Por në përgjithësi, qëndrimet e votuesve kanë ndryshuar dhe surprizat janë të mundshme. Në qershor, për shembull, kandidati për kancelar i CDU-së, Armin Laschet, kishte mbështetje edhe tek të rinjtë, sipas një sondazhi të bërë nga Instituti Appinio.

Asokohe për Laschetin do të votonin 26 përqind e të anketuarve midis 16 dhe 24 vjeç. Por 18 përqind e të anketuarve thonë se do të votonin edhe për partitë më të vogla. Me fjalë të tjera: sjellja e votuesve po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kosova shpall non grata dy zyrtarë rus/ Vjosa Osmani tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar pasditen e sotme se i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të shpallë ‘non grata’ dy zyrtarë rusë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Sipas Osmanit, aktiviteti i dy shtetasve rus ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës, ndërsa thekson se këtë vendim ministrja Donika Gërvalla e ka marrë sot dhe se në të njëjtën kohë ka njoftuar institucionet relevante për vendimin.

Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona ‘non grata’ dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.



LEXO EDHE:  Zgjedhjet parlamentare të Serbisë mbahen edhe në Kosovë

LEXO EDHE:  “Edhe 231 ditë nga fitorja”/ Kulluri ironizon nënpunësit e Bashës: U bë tamam si në 2017

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”, u shpreh Osmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Samiti i BE/ Kriza me Poloninë mbetet

Publikuar

-

Nga

Megjithë përpjekjet gjermano-franceze për ndërmjetësim, grindja juridike me Poloninë mbeti e pazgjidhur edhe në samitin e BE në debatet e së enjtes. Kreu i qeverisë polake, Mateusz Morawiecki u mbrojt kundër “shantazhit”, sipas tij nga BE. Komisioni Europian do të mbajë njëherë të bllokuara ndihmat miliardëshe të përcaktuara për Poloninë për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë. Në samit vende si Belgjika, Holanda e Austria ushtruan presion ndaj qeverisë në Poloni të tërheqë reformat e kontestuara të drejtësisë.

Kurse kancelarja Merkel, që mori pjesë ndoshta në samitin e fundit të saj në BE, nëse qeveria gjermane krijohet në dhjetor, u shpreh për dialog me Poloninë dhe ashtu si presidenti Macron zhvilloi takime bilaterale me kryeministrin polak. Edhe njëherë Merkel duhej të dilte në rolin e saj si shpëtimtare e krizave europiane, në këtë rast me Poloninë. “Shteti ligjor mbetet bërthama bazë e BE”, tha Merkel në fillim në samitit, prandaj duhet të gjejmë rrugë që të kalojnë në një zgjidhje, tha ajo.

Kurse kryeministri holandez, Mark Rutte kërkoi që BE “të mbetet e ashpër” kundrejt Varshavës. “Vija e kuqe është tejkaluar”, u shpreh kryeministri belg, Alexander de Croo në lidhje me vendimin e kontestuar të Gjykatës Kushtetuese polake, që i kishte deklaruar pjesë të së drejtës së BE si jo në pajtim me të drejtën polake. Zgjidhje nuk pati në ditën e parë të samitit, por debati është një hap në drejtim të zgjidhjes, u tha nga diplomatët evropianë. Kreu i Këshillit të BE, Charles Michel falënderoi krerët e shteteve dhe qeverive të BE për qëndrimin konstruktiv.

Debat për çmimet e energjisë

Por shumë më i gjatë dhe më kontrovers u zhvillua debati në samit për rritjen e çmimeve të energjisë në BE. Çekia dhe Hungaria për një kohë të caktuar dolën kundër planeve të BE. Sipas të dhënave të diplomatëve të dyja këto vende janë ankuar për ndryshime të çmimeve në tregje për shkak të tregtisë me emetimet. Kurse kryeministri hungarez, Viktor Orban bëri të ditur rezistencën e vendit të tij ndaj propozimeve të Brukselit për mbrojtjen e klimës deri në 2030-n, të cilat ai i quajti “fantazi utopiste”. Gjermania dhe Austria nga ana e tyre theksuan, se nuk ka lidhje mes mbrojtjes së klimës dhe çmimeve të larta të gazit dhe naftës.

LEXO EDHE:  Flet Nishani/Jam gati të pranoj shtyrjen e zgjedhjeve, nëse …!

LEXO EDHE:  Flet Nishani/Jam gati të pranoj shtyrjen e zgjedhjeve, nëse ...!



Vetëm në mesnatën e së premtes, krerët e vendeve e qeverive të BE ranë në ujdi për draftin e një deklarate të përbashkët. Si lëshim ndaj Çekisë dhe Hungarisë, aty thuhej, se Komisioni Europian do të verifikojë së bashku me Autoritetin Evropian të Mbikqyrjes së Tregut, ESMA “funksionimin e tregjeve të gazit dhe elektricitetit dhe tregun e e tregtisë me emetimet”.

Të tejkalohet skepticizmi ndaj vaksinës

Krerët e qeverive dhe vendeve të BE duan të veprojnë kundër skepticizmit ndaj vaksinës në BE në mënyrë që të nxitet tejkalimi sa më shpejt i pandemisë. Për këtë do të veprohet më shumë kundër informacioneve të rreme që qarkullojnë në internet, thuhet në deklaratën e samitit të publikuar natën e së premtes. Samiti i BE lëvdon sukseset e arritura në vendet anëtare në luftë kundër virusit, “por gjendja në disa vende anëtare është si më parë shumë serioze.”

BE do të vazhdojë të ndihmojë që vendet e treta të kenë qasje tek vaksina. Komisioni Europian do të bashkëpunojë me prodhuesit e vaksinës për të mënjanuar pengesat në vënien sa më shpejt në dispozicion të vaksinës. “Kjo do t’u mundësojë vendeve anëtare që të përshpejtojnë furnizimin me vaksina të vendeve më në nevojë”, thuhet në deklaratën e samitit.

“Sulm hibrid” nga Bjellorusia

Të premten krerët e BE debatojnë për numrin në rritje të refugjatëve që përmes Bjellorusë vijnë në BE. Kancelarja gjermane akuzoi presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko për “kontrabandë shtetërore me njerëzit”. Ajo e ka kërcënuar Lukashenkon me sanksione të reja. Kurse presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se e shohim këtë si “luftë hibride nga Bjellorusia.” Von der Leyen tha, se “asnjë jetë njeriu nuk duhet të vihet në rrezik për shkaqe politike. Prandaj jam e sigurtë që Këshilli do t’i japë një përgjigje të vendosur dhe të fortë kësaj sjelljeje të Bjellorusisë që duhet të marrë fund.”/DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Bosi i mafias turke “fundos” politikanin e Qipros/ I publikon videon intime

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Kryemafjozi i shumë kërkuar turk, Sedat Peker ka publikuar së fmundi një video e cila “fundos” nënkryetarin e Partisë Demokrtaike në Qipro, Tozun Tunalin.

Ai e publikoi këtë video vetëm dy ditë pasi publikoi një video për shkak të cilës kryeminsitri qipriot Ersan Saner u detyrua të japë dorëheqjn nga të gjitha pozicionet dhe të largohet nga politika dhe duket se synon të japë të njëjtin efekt me nënkryetarin demokrat Tozun Tunalin.

Në videon e publikuar duke politikani duke masturbuar gjatë një videotelefonate, me një grua që zhvishet në internet.



Bosi i mafias, Sedat Peker shkroi krahas video:

Politikanët dhe burakratët që jetojnë në Qipro që mendojnë se kanë imazhe të tilla dhe nuk janë të përfshirë në çështjet e mafies, pushoni. Kam folur me ‘Rreshtin e çmendur ai nuk ka probleme me ju. ‘Rreshteri i çmendur’ nuk ka asnjë problem me jetën private të askujt. Problemet e tij janë me njerëzit e pandershëm Tozun Tunalin i Partisë Demokratike, që është partneri në pushtet, do të doja të kishit dhënë dorëheqjen”.

Në të njejtën kohë ai tha se në vazhdim do të publikojë video të tjera të cilat do të kenë si protagonist politikanët Turq nëse nuk “nuk heqin qafe trafikantët e drogës me të cilët bashkëpunojnë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE