Connect with Us

Rasti flagrant i Muriqit ndaj Spanjës po bën xhiron e rrjetit, gaboi i vetëm përballë portierit

Kombëtare

Rasti flagrant i Muriqit ndaj Spanjës po bën xhiron e rrjetit, gaboi i vetëm përballë portierit

Publikuar

-

Kosova u mposht në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Spanjës. Dardanët zhvilluan një lojë fantastike, por ishin të pafatë për të surprizuar kundershtarin. Edhe pse përballë kishin një nga kombëtaret më të mirë të planetit, Kosova pati disa raste flagrante për gol.

Rasti më i rrezikshëm, që duhej me patjetër të shdnërrohej në gol ishte ai i Vedat Muriqit në minutën e 53-të. Sulmuesi i Lazios ishte i vetëm ndaj portierit, por bën më të vështirën, duke mos e dërguar topin në kuadrat. Të gjithë tifozët të pranishëm, përfshirë fhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk arritën t’i besojnë syve.

Minuta e 1:36 te video e meposhtme:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Cikalleshi do Rejën te Shqipëria: Hapa para, me De Biazin ishim “çfarë të dali”

Publikuar

-

Nga

Sokol Cikalleshi do të rezultonte pozitiv me Koronavirus para ndeshjes së Shqipërisë me Poloninë, ndërsa tani ndodhet në Turqi duke u stërvitur normalisht me Konyaspor pasi mori përgjigjen që duhej nga testi. Për këtë arsye sulmuesi nuk ka luajtur në finalen e madhe në “Air Albania”. Ndërkohë në një intervistë për “Top Channel”, Cikalleshi shprehet se i njëjti rast i ka ndodhur edhe në Ligën e Kombeve, por në testin e dytë do të dilte negativ dhe hyri në fushë për të shënuar. Gjithashtu Cikalleshi ka prekur edhe temën e trajnerit te Shqipëria, duke kërkuar Rejën.

“Kam pasur raste edhe më para që të dilja pozitiv. Më ndodhi në Ligën e Kombeve kur dola pozitiv, të nesërmen dola negativ. Hyra në fushë dhe shënova tre gola në dy ndeshje, Ligën e Kombeve e mbyllëm në vendin e parë. Pretendova se do të ishte një rast i njëjtë, por doktori më tha se nuk ishte e mundur pasi isha 100% pozitiv. Gjithmonë do të ketë diskutime për Shqipërinë, edhe nëse fitojmë. Tani minimumi të lëmë poshtë nesh Hungarinë, duhet ta mbyllim sa më mirë.



Nuk do të shkojmë të mundur kundër Anglisë, futbolli është i bukur pasi ka surpriza. Reja? Do të doja shumë që të vazhdonte. Jo vetëm në anën personale, por në kompleks Kombëtarja ka bërë hapa përpara. Në kohën e De Biazit ne rrinim vetëm në mbrojtje dhe më pas cfarë të dilte përpara. Tani ne kemi topin në zotërim, qarkullojmë, shënojmë”, tha Cikalleshi.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Lajm i mirë për kombëtaren, pas Cikalleshit shërohet nga COVIDI edhe një tjetër lojtar

Publikuar

-

Nga

Një lajm i mirë ka ardhur nga Spanja, ku mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu, i cili ishte i infektuar me COVID në grumbullimin me përfaqësuesen, pasi ka kryer testet e nevojshme, ka rezultuar negativ.

Shqiptari nuk ka pritur dhe është bashkuar me skuadrën e Vajekanos, ku ka kryer seancën e parë pas pauzës nga virusi. Balliu i largua nga grumbullimi me Shqipërinë pak para sfidës me Poloninë që u luajt në ”Air Albania” ndërsa ditë më vonë u mësua se ishte infektuar me virus.



Aktualisht, mbrojtësi i krahut ka fituar vendin e titullarit te skuadra spanjolle duke qenë një lojtar shumë i rëndësishëm. Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, mbrojtësi duket shumë i lumtur për rikthimin. Kujtojmë që dje negativ rezultoi edhe Cikalleshi.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Çështje kohë që Reja të vëri bast për të“, në Spanjë shkruajnë për Brojën dhe kuqezinjtë: Futbolli shqiptar është rritur shumë

Publikuar

-

Nga

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më tepër vëmendje në arenën ndërkombëtare të futbollit. Niveli i kuqezinjve është rritur ndjeshën dhe këtë e kanë vënë re edhe mendiat e huaja. Rasti më i freskët vjen nga Spanja, ku “El Paron“ i kushton një artikull Armando Brojës dhe paraqitjeve të ekipit tonë kombëtar. Media në fjalë vlerëson statistikat e vendosura nga ylli i ri që po lind te Shqipëra, teksa shkruan:

“Duke përjashtuar humbjen kundër Polonisë, Broja shtoi tre ndeshje radhazi duke shënuar, e fundit ishte vendimtare duke shënuar golin e fitores kundër Hungarisë. Broja nuk është ende një titullar i përhershëm në ekipin kombëtar, por paraqitja e tij jashtë stolit është e pamposhtur. Në shtator ai shënoi dy gola dhe dha dy asistime në vetëm gjysmë ore në fushë në dy ndeshje, kundër Hungarisë (gjithashtu golin e fitores 1-0) dhe San Marinos. Është çështje kohe para se trajneri Edoardo Reja të vërë bast mbi të që në fillim dhe momenti mund të jetë kundër Anglisë, vendit ku ai luan dhe ku ka lindur Armando“. Më tej media që i dedikohet vetëm Kombëtareve thekson se shkëlqimi i Brojës nuk është i rastësishëm, pasi futbolli shqiptar po njeh rritje vitet e fundit.



“Nuk është rastësi që Broja ka spikatur javët e fundit. Futbolli shqiptar është rritur shumë vitet e fundit. Nga klubet e saj, gjithnjë e më të pranishme në garat evropiane, deri te diaspora e lojtarëve të saj në ligat kryesore europiane. Serie A ka qenë gjithmonë një terren peshkimi për lojtarët e Ballkanit që e bëjnë veten të njohur për elitën. Ky është rasti i mbrojtësit Elseid Hysaj apo portierëve Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Vitet e fundit ata po arrijnë edhe në futbollin spanjoll. Keidi Bare kaloi nëpër moshat e Atlético de Madridit dhe aktualisht është vendosur në Espanyol pasi kaloi nga Málaga. Dhe i fundit ishte Rei Manaj, i cili performoi në një nivel të mirë te Albacete para se të largohej te Barça B dhe më pas te Spezia italiane këtë verë“, shkruan ndër të tjera “El Paron“.

LEXO TE PLOTE