Connect with Us

“Pija një gotë qumështi me vodka çdo mëngjes, tentova dy herë të vras veten”, ish-kapiteni i shtang të gjithë me deklaratën

Sport

“Pija një gotë qumështi me vodka çdo mëngjes, tentova dy herë të vras veten”, ish-kapiteni i shtang të gjithë me deklaratën

Publikuar

-

Klaus Lundevkam është një nga ata ish-futbollistë të cilët e kanë përjetuar shumë keq largimin nga fushat e lojës.

Ish-mbrojtësi norvegjez, dikur një nga yjet e Premier Ligës ku mbajti edhe shiritin e kapitenit te Sauthempton, ka zbuluar kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe depresionit, që e çoi në një qorrsokak të errët e shumë të mundimshëm.

“Kam pirë një gotë qumështi të mbushur me vodka çdo mëngjes sapo zgjohesha. E bëra për nëntë muaj.

Është e pabesueshme se sa shpejt e lëshova veten dhe hyra në një situatë të pashpresë nga e cila nuk shihja rrugëdalje”, tregoi ish-futbollisti i cili ka luajtur 290 ndeshje në elitën e futbollit anglez mes viteve 1996-2007.

Ai u tërhoq nga futbolli për shkak të një dëmtimi që i dha një goditje të rëndë psikologjike.

“Isha aq i lodhur dhe në depresion, saqë porositja vetëm gjërat që më nevojiteshin: alkool, qetësues dhe kokainë. Dalëngadalë shkatërrova veten.

Në fakt ndodhi shumë shpejt. Gjithçka përfundoi në paranojë dhe frikë. Aq shumë sa që u mundova dy herë të vras veten. Për fat të mirë nuk ia dola”, tregoi ish-lojtari.

Shtrimi në një klinikë të specializuar në vitin 2008 e nxori nga ajo rrugë e errët dhe i shpëtoi jetën Lundevkam, i cili tashmë jeton në Norvegji, nga ku ka dashur të japë një mesazh për të gjithë ata futbollistë që kanë vuajtur në të njëjtën mënyrë largimin nga fushat e lojës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Cikalleshin e zëvendëson Manaj, ja si pritet formacioni i Shqipërisë sonte ndaj Polonisë

Publikuar

-

Nga

mendohet se në fushë do të hidhet një formacion me disa ndryshime nga ai ndaj Hungarisë. Në portë do të jetë përsëri Berisha, gjithashtu, linja e mbrojtjes me pesë do të përbëhet nga tri qendrat Ismajli, Kumbulla dhe Veseli i cili do të zëvendësojë Gjimshitin dhe krahët do të plotësohen nga Hysaj dhe Trashi.

Pothuajse të gjithë mbrojtësit do të kenë një detyrë shumë të rëndësishme po aq të vështirë pasi nën zonën e tyre kanë një nga sulmuesit më të mirë në botë si Levandovski. Përgjegjësitë e mesfushës do të jenë mbi shpatullat e Keidi Bares dhe Klaus Gjasulës, të cilët do të rreshtohen para mbrojtjes për të formuar një mur që do të ndalë dhe thyejë aksionet e lojtarëve polakë.



Ndërsa Bajrami pritet të plotësojë treshen e mesfushorëve dhe të bëjë lidhjen e mbrojtjes me sulmin duke krijuar aksionet sulmuese të skuadrës. Reparti i sulmit mendohet se është zgjidhur, performanca e Brojës në ndeshjen e fundit i jep atij një avantazh për ta nisur titullar dhe me shumë mundësi kështu do të jetë.

20-vjeçari pritet të hidhet nga minuta e parë në fushë, ndërsa mungesën e Cikalleshit në sulm pritet që ta zëvendësojë Rei Manaj, i cili luajti titullar edhe në sfidën e parë ndaj polakëve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Modric sfidon moshën, realizon supergol nga goditja e dënimit me Kroacinë

Publikuar

-

Nga

Kroacia nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Sllovakisë, në kualifikimet për Botërorin 2022. Golat për kroatët u shënuan nga Kramaric (25′) dhe Luka Modric (71′).

Goli i Modric ishte një supergol i shënuar nga gjuajtja e lirë, që pavarësisht moshës, mesfushori po vazhdon ende të jep kontribut të madh për Kroacinë, duke e dëshmuar klasin e hatashëm që e ka.



LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Po shkëlqen me kombëtaren, klubi i madh europian vihet pas Armando Brojës

Publikuar

-

Nga

Sprint spektakolar, driblim dhe gjuajtje e pakapshme për portierin. Aksioni i Armando Brojës te goli ndaj Hungarisë kishte gjithçka dhe ka bërë që sulmuesi të shtojë numrin e admiruesve të tij jo vetëm mes tifozëve të thjeshtë. Mbështetësit e Çelsit e duan në skuadër që në janar, ata të Sauthempton e duan në formacion që në ndeshjen e radhës, por ndërkohë për të hapen dyert edhe të merkatos në klube të tjera të rëndësishme me të cilat mund të luajë në turnetë ndërkombëtarë.

Klubi i Fenerbahçes kishte nisur këtë javë monitorimin e futbollistëve të vet në arenën ndërkombëtare dhe drejtori sportiv Vitor Pereira, zgjodhi sfidën Hungari-Shqipëri për të parë në veprim mbrojtësin Atila Szalai. Për fatin e keq të Szalait, ai u bë një nga viktimat e aksionit të Brojës dhe vëmendja e drejtorit të Fenerbahçes u kthye plotësisht nga sulmuesi 20-vjeçar kuqezi.



Në Turqi bëjnë të ditur se emri i Brojës është tashmë në listën e prioriteteve të klubit turk, i cili në këtë edicion po kryeson kampionatin duke pasur në përbërje emra si Ozil, Valencia, Luiz Gustavo apo edhe Mërgim Berisha. Klubi kërkon me çdo kusht titullin dhe është gati të ndërhyjë në merkato në janar të përforcojë radhët e tij, me Brojën që tashmë është bërë një nga opsionet e mundshme, gjithmonë nëse do të arrijë t’ia shkëputë Çelsit.

LEXO TE PLOTE