Connect with Us

Paraqitje dinjitoze/ Vllaznia mundet nga Juventusi, por largohet me kokën lart nga Champions League

Sport

Paraqitje dinjitoze/ Vllaznia mundet nga Juventusi, por largohet me kokën lart nga Champions League

Publikuar

-

Vllaznia i ka dhënë lamtumirën Ligës së Kampioneve për femra në fazën play-off të turneut, duke iu afruar shumë afër asaj që do të ishte realizimi i një objektivi të jashtëzakonshëm, pjesëmarrjes në grupet e aktivitetit. E ka bërë duke u eliminuar nga një emër i njohur si Juventusi, që ka qenë superior në të dy ndeshjet.

Vajzat kuqeblu u mundën 2-0 në shtëpi në sfidën e parë, ku kishin raste për shënim ndërsa sot, në Torino, janë mundur me shifrat 1-0. Një pakujdesi në prapavijë i dha mundësinë Staskova të shënonte golin e avantazhit kur regjistrohej minuta e 34-t.

Ky rezultat qëndroi në fuqi deri në vërshëllimën përfundimtare të ndeshjes, edhe pse Vllaznia u mundua në fund që të shënonte një gol për një barazim historik, por nuk ia arriti qëllimit të saj.

Juventus-Vllaznia 1-0
34’ Staskova

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Fati bën Messin, Barcelona merr fitoren e radhës në kampionat

Publikuar

-

Nga

Barcelona rikthehet tek fitorja pas pushimit të Kombëtarve, duke mposhtur Valencian me rezultatin 3-1. Në minutën e 5-të, Gaya shtang katalanasit, duke rikthyer “hijen e zezë” të dy ndeshjeve të fundit. Megjithatë vetëm 8 minuta më vonë, Ansu Fati, i cili sonte ka qene fantastik, barazon shifrat në 1-1.



Në minutën e 41-të nga pika e bardhë e penalltis, Depay shënon golin e avantazhit. Pas shënimit të golit të dytë, katalanasit morën lojën në kontroll, duke ruajtur diatancën e sigurisë me kundërshtarin. Në minutën e 85-të, Coutinho shënonin golin e “knock out”-it për skuadrën e tij. Me këtë fitore Barcelona ngjitet në vendin e 7-të në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi është rikthyer, mund Romën dhe merr fitoren e katërt radhazi në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Juventusi siguron fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe këtë herë i shërben për të bërë hapa të rëndësishëm në renditje. Skuadra e Alegrit ka mundur 1-0 Romën e Murinjos dhe tani është vetëm 1 pikë larg verdhekuqve të cilët aktualisht mbajnë vendin e katërt në renditje.

Ndeshja ishte më e bukur e sidomos në pjesën e parë, kur të dy skuadrat krijuan më shumë lojë. Juventusi kaloi në avantazh shpejt me anë të një goli të Ken të cilit iu përplas topi në kokë dhe e pa të përfundonte në rrjetë. Më pas, ishte Roma që u mundua të diktonte ritmin dhe gjeti golin me Abraham, por me një vërshëllimë të gjyqtarit para goditjes së tij që dekretoi penallti për ekipi e Murinjos. Nga pika e bardhë goditi Veretu dhe gaboi, duke u neutralizuar nga Shezni.

Pjesa e dytë foli më shumë për Romën e cila u mundua në çdo mënyrë të shënonte, por nuk ia doli, pasi skuadra e Alegrit mbylli çdo hapësirë duke siguruar tre pikë të arta që e bashkojnë me Atalantën dhe Lacion në renditje, vetëm 1 pikë larg Romës së vendit të katërt.



JUVE-ROMA 1-0

Ken 16′

LEXO TE PLOTE

Sport

Renditja e Superiores/ Tirana merr kryesimin, Laçi e Skënderbeu zhyten në fund

Publikuar

-

Nga

Dy ndeshjet e luajtura ditën e sotme kanë sjellë risi në renditjen e “Kategorise Superiore’’ ku Tirana ka marrë arratinë nga rivalët e tjerë. Fitorja me Teutën, i ngjit bardheblutë në vendin e parë në kuotën e 11 pikëve, 3 më shumë se Kukëso.

Kështu Tirana mbetet në vend të parë për këtë javë, pasi si do të shkojë sfida e nesërme ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos nuk do t’i cenonte kreun kryeqytetasve. Skuadra e Orges Shehit do të shkojë kryesuese në derbin me Partizanin që do të luhet javën tjetër.

Teuta dhe Egnatia që ndodhen në kuotën e 8 pikëve. Ndërkohë Partizani mbetet në vendin e 7-të me vetëm 4 pikë në 5 ndeshje, ndërsa sfida e nesërme Vllaznia-Dinamo do të ndryshonte sërish renditjen në rast se do të kishte një fitues.

REZULTATET

DJE

Laçi-Egnatia 0-1

Kastrioti-Skënderbeu 2-0



SOT

Partizani-Kukësi 1-1

Tirana-Teuta 3-2

NESËR

Vllaznia-Dinamo 19:45

RENDITJA

LEXO TE PLOTE