LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nikoll Lesi zbulon sherrin Meta-Basha/ Kush ia “vodhi” 8 deputetë Monika Kryemadhit?

9 Shtator 2021, 10:41, Politikë CNA
Nikoll Lesi zbulon sherrin Meta-Basha/ Kush ia “vodhi” 8

Gazeta e Nikoll Lesit, së fundi në një editorial ka komentuar seancën e parë të Kuvendit, i cili pritet të mblidhet nesër.

Në editorial, thuhet se LSI mbetet pa grup parlamentar, për shkak se ka vetëm 4 deputetë dhe i duhen edhe të paktën tre të tillë, për të plotësuar grupin parlamentar.

Gazeta hedh dyshime të forta se PD, nuk do ti ?huazojë? deputetë Kryemadhit, pasi sipas tij raportet mes PD dhe LSI janë shumë të acaruara.

Po ashtu, në shkrim thuhet se ka pasur një sherr të madh mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës para 25 prillit, natyrisht për llogari të LSI.

Më tej, ai shigjeton edhe presidentin Ilir Meta, për të cilin thotë se nëse nuk do kishte duart gjatë fushatës në LSI, sot Monika Kryemadhi do të kishte së paku 12 deputetë.

?Mbetet vetëm LSI pa grup parlamentar pasi janë 4 deputetë. Nuk dihet saktësisht se si do të levizë Agron Çela i Shkodrës që fitoi në emër të LSI, pasi ai fitoi me votat e tij.

Ndërkohë nesër LSI duhet të gjejë ta paktën edhe 3 deputetë borxh.
Vetëm PD mund t?ia huazojë, sepse të tjerët nuk japin.
Por marrëdhëniet mes PD dhe LSI janë shumë të acaruara për shkak se LSI mori goditje edhe nga PD gjatë fushatës. Bile burime të besueshme tregojnë se ka patur një sherr të madh mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës para 25 prillit, natyrisht për llogari të LSI.

Nga PS nuk besohet ti marrë sepse LSI do komprementohej.

Nëse të tjera nuk do të kishin futur duart gjatë fushatës në LSI, sot Monika Kryemadhi do të kishte së paku 12 deputetë.

Por kjo është histori tjetër që do tregohet në momentin e duhur!?-thuhet në shkrimin e gazetës së Nikoll Lesit./CNA.al

Lajmet e fundit nga