LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngushëllime nga Bashkimi Evropian për viktimat në Tetovë

9 Shtator 2021, 07:53, Kronika CNA
Ngushëllime nga Bashkimi Evropian për viktimat në Tetovë

Bashkimi Evropian ka shprehur ngushëllime pas tragjedisë që ndodhi mbrëmë në spitalin modular në Tetovë.

?BE shpreh ngushëllimet më të thella deri tek familjet dhe miqtë e viktimave të këtij zjarri tragjik në spitalin modular në Tetovë ku trajtoheshin personat e prekur nga Covid-19. Të lënduarve i urojmë shërim të shpejt?, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Ana Pisonero.

Ambasadori i BE -së në Maqedoninë e Veriut, David Gere gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij.

?Ndajmë dhimbjen me njerëzit e Tetovës këtë mëngjes pas zjarrit tragjik në spitalin modular. Ngushëllimet e sinqerta për familjet dhe miqtë e të vdekurve, ndërkaq shpresojmë për shërim të shpejtë të plagosurve?, shkroi Gere në Twitter./ CNA.al

Lajmet e fundit nga