LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga verifikimet e mandateve tek betimi i deputetëve/ Legjislatura e 10-të, në orën 10 me datën 10

9 Shtator 2021, 09:28, Politikë CNA
Nga verifikimet e mandateve tek betimi i deputetëve/ Legjislatura e

Ditën e nesërme, me 10 shtator në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e parë e Legjislaturës X-të në Kuvendin e Shqipërisë.

Është një rastësi apo jo,  pasi numri 10 përkon me orën që nis seanca parlamentare, me numrin e legjislaturave dhe me datën kur është caktuar të mbahet nga Presidenti Ilir Meta.

Rregullorja e Kuvendit përcakton se drejtues i seancës së parë plenare është deputeti më i vjetër në moshë, deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Këtë përgjegjësi do e ketë deputetja e PS-së Luljeta Bozo.

Një tjetër emër që është përmendur më herët për drejtimin e Kuvendit si deputeti më i vjetër është edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Seanca do të nisë me procesin e verifikimit të mandateve të ligjvënësve dhe betimit të tyre dhe më pas në orët e pasdites pritet të bëhet betimi i deputetëve.

Partia socialiste do të ketë 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike do të ketë 59 mandate dhe LSI, do të ketë vetëm 4 mandate./CNA.al

Lajmet e fundit nga