LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lulzim Basha përjashtoi Berishën pa mbledhur Kryesinë dhe Grupin Parlamentar

9 Shtator 2021, 18:34, Politikë CNA
Lulzim Basha përjashtoi Berishën pa mbledhur Kryesinë dhe Grupin

Kryetari i Partisë Demokratike në detyrë, Lulzim Basha ka përjashtuar pak më parë nga Grupi parlamentar i kësaj partie ish-kryeministrin Sali Berisha.

Me një fjalim të tijë në media Basha rënditi meritat e Berishës por në fund ai tha se do ta përjashtonte këtë të fundit nga Grupi Parlamentar derisa të zbardhej e gjithë cështja.

Basha njoftoi një mbledhje të Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të drejtuesve politikë në orën 18:30, mesaduket mbledhja u shty dhe Basha  doli publikisht dhe tha se përjashtonte Berishën nga Grupi Parlamentar.

Pra pa u marrë asnjë vendim, pa u mbledhur asnjë strukturë legjitime e Partisë Demokratike, Basha bëri përjashtimin. Pra i vetëm ashtu si është thënë, Luli mund të bëjë cmenduri pa fund.

Ai është ?lideri? që vrau babanë e tij shpirtëror, njeriun që e vuri në krye të Partisë Demokratike .

Lulzim Basha mesaduket u bë njëherë “burrë” dhe këtë e bëri duke përjashtuar Sali Berishën por dhe këtë herë sërish e bëri i vetëm dhe ndoshta shumë shpejt mund të jetë një burrë i tredhur në politikë.

Nuk thirri Kryesinë, nuk pati guximin dhe kurajon të mblidhte drejtuesit dhe ta diskutonte më parë vendimin e tij dhe më pas ta shpallte, por shpalli vendimin dhe gjithë demokratët e mësuan këtë nga mediat pa u mbledhur asnjë nga strukturat drejtuese të partisë.

Vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga partia që e themeloi vetë, pra në partinë që është quajtur e Berishes, i cili e vuri dhe kryetar Lulin, ky i fundit merr vendimin për ta përjashtuar pa pyetur asnjeri./CNA.al

Lajmet e fundit nga